TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

A u skadon afati fondeve të BE-së për Kosovën?

by teve1
2 orë ago
1
A A
A u skadon afati fondeve të BE-së për Kosovën?

Janari iku, e shkurtit i erdhi edhe dita e pestë, por në Kosovë ende nuk është finalizuar procesi zgjedhor, si kusht për themelimin e institucioneve të reja.

Në këso rrethana, rreth 900 milionë euro, fonde të Bashkimit Evropian, po presin edhe më tej aminin e deputetëve për t’u disbursuar për Kosovën.

Në Unionin Evropian thonë se, pavarësisht vonesave, Kosova mbetet ende e kualifikuar për të marrë deri në 882 milionë euro në kuadër të Planit të Rritjes.

Sipas tyre, vonesat po ndodhin për shkak të mosformimit të institucioneve në Kosovë pas dy proceseve zgjedhore vitin e kaluar.

E, në qeverinë në detyrë, thonë se pas formimit të institucioneve të reja prioritet është votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, mes të cilave edhe Plani i Rritjes.

Në ekzekutiv deklarojnë se, pavarësisht se mjetet nuk janë ndarë, po vazhdojnë punën drejt realizimit të agjendës së reformave të dakorduara me BE-në mbi këtë ujdi.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Anitta Hipper, thotë për KosovaPress se është në interes të Kosovës që ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare të ndodhë sa më shpejt për të shfrytëzuar të gjitha mundësitë nën Planin e Rritjes.

Sipas saj, pa marrjen e dritës së gjelbër të këtyre ujdive, Kosova nuk mund të bëjë kërkesë për pagesë në kuadër të reformave.

“Kosova ishte ndër partnerët e parë të Ballkanit Perëndimor që miratoi Agjendën e saj të Reformave të kërkuar nga Plani i Rritjes së BE-së, i cili u miratua nga Komisioni Evropian në tetor 2024. Prandaj, Kosova mbetet e kualifikuar për të marrë deri në 882 milionë euro fonde në kuadër të Planit të Rritjes, në varësi të hyrjes në fuqi të marrëveshjeve lidhur me Facilitetin për Reforma dhe Rritje, si dhe të gjitha kushteve të tjera për pagesë. Për shkak të vonesës në formimin e institucioneve, marrëveshjet lidhur me Facilitetin për Reforma dhe Rritje ende nuk kanë hyrë në fuqi. Pa ratifikimin e marrëveshjeve, Kosova nuk mund të bëjë kërkesë për pagesë në kuadër të Facilitetit për Reforma dhe Rritje. Faciliteti për Reforma dhe Rritje është një instrument me kohë të kufizuar, i miratuar për periudhën 2024–2027, dhe është në interes të Kosovës që ratifikimi të ndodhë sa më shpejt për të shfrytëzuar plotësisht të gjitha mundësitë nën Planin e Rritjes, për të mirën e popullsisë së saj”, thuhet në përgjigjet e saj.

Në anën tjetër, Klisman Kadiu, këshilltar i zëvendëskryeministrit në detyrë për Integrime Evropiane, Besnik Bislimi, thotë se vonesat e alokimit të mjeteve të BE-së për Kosovën ndodhin për shkak të mosgatishmërisë së partive opozitare për t’i kaluar në legjislaturën e kaluar.

Sipas tij, pavarësisht se mjetet nuk janë disbursuar për Kosovën, qeveria në detyrë po punon në realizimin e reformave të dakorduara me BE-në mbi Planin e Rritjes.

“Qeveria në detyrë, në ndërkohë që Kuvendi ishte i formuar, para zgjedhjeve të parakohshme, propozoi votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, mes të cilave edhe Planin e Rritjes, nga i cili Kosova do të përfitojë rreth 882 milionë euro dhe parafinancimin fillestar prej mbi 60 milionë eurosh. Opozita refuzoi ta votojë atë, duke mbajtur peng miratimin e marrëveshjes dhe fillimin e lirimit të fondeve nga BE për Kosovën. Po të mos kishte bllokim të palogjikshëm nga ana e opozitës, Kosova sot do ta kishte marrë shumën e parafinancimit. Me të formuar institucionet e reja, përsëri do të jetë prioritet votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, mes të cilave edhe Plani i Rritjes. Në ndërkohë, qeveria vazhdon punën drejt realizimit të agjendës së reformave të dakorduara me BE mbi Planin e Rritjes, për të cilën raportojmë edhe drejt Unionit në baza të rregullta rreth vazhdimësisë dhe avancimit të reformave”, deklaroi Kadiu.

Por, pavarëssisht se Kosova është vonë në ratifikimin e marrëveshjeve me BE-në, sipas profesorit të integrimeve evropiane, Dritëro Arifi, këtyre ujdive, ende s’u ka skaduar afati.

Sipas tij, vetëm 65 milionë eurot janë të sigurta si mjete të parafinancimit, ndërsa pjesa tjetër duhet të dëshmohet përmes realizimit të reformave.

“Ne veçse jemi vonë. Ne jemi vonë më shumë se një vit në ratifikimin e dy marrëveshjeve me Bashkimin Evropian, por kjo nuk është e tëra. Është paraparë një shumë, një parapërcaktim i 61 milionë eurove për të filluar reformat. Ne ende s’kemi filluar reformat dhe kjo paradhënie e parë varet nga ratifikimi i dy marrëveshjeve për të filluar reformat. Çdo mjet tjetër për t’u alokuar në qeveri duhet të dëshmohet se reformat e ndërmarra kanë përfunduar. Nuk është aq e thjeshtë me i marrë ato fonde, pasi ne po mendojmë se 880 milionë euro do t’i marrim menjëherë, mirëpo jo. Vetëm 61 milionë i marrim menjëherë dhe të tjerat duhet të dëshmohet, evidentohet dhe faktohet se reforma është aprovuar. Edhe nëse sot do ta kishim qeverinë, do të duhej të punonim me shpejtësi të dritës dhe t’i arrinim reformat me kohë”, potencoi ai.

Disbursimi i mjeteve të parafinancimit për Kosovën është i ndërlidhur me miratimin e dy marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend, të cilat, për shkak të moskonstituimit të legjislaturës së dhjetë, ende nuk ka ndodhur.

Plani i Rritjes është një kornizë e re e BE-së për përshpejtimin e reformave për integrim evropian të tërë rajonit, që kombinon reformat me kontribut të drejtpërdrejtë financiar nga fondet e BE-së në buxhetet e vendeve përfituese dhe projekte investuese.

Me zbatimin e këtyre reformave, Kosova do të përfitojë deri në 882,6 milionë euro fonde të BE-së. Nga kjo shumë totale, 253,3 milionë euro janë grante, ndërsa pjesa tjetër prej 629,3 milionë eurosh janë hua afatgjata.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani takohet me gratë lidere në Riad: Miqësia Kosovë–EBA drejt bashkëpunimit në art dhe inovacion

Osmani takohet me gratë lidere në Riad: Miqësia Kosovë–EBA drejt bashkëpunimit në art dhe inovacion

Bislimi takon përfaqësuesin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anzej Franges

Bislimi takon përfaqësuesin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anzej Franges

Vdes gjatë trajtimit në QKUK, policia heton rastin e gruas nga Gjilani

I plagosuri nga të shtënat me armë zjarri në Gjilan vazhdon të jetë në gjendje të rëndë – QKUK jep detaje

“Besimi në Zot më dha forcë” – Rrëfimi i Ajten Nishliu, e mbijetuar e kancerit që sot jeton e shëndetshme

“Besimi në Zot më dha forcë” – Rrëfimi i Ajten Nishliu, e mbijetuar e kancerit që sot jeton e shëndetshme

Osmani takohet me gratë lidere në Riad: Miqësia Kosovë–EBA drejt bashkëpunimit në art dhe inovacion

Osmani takohet me gratë lidere në Riad: Miqësia Kosovë–EBA drejt bashkëpunimit në art dhe inovacion

Ademi pas rizgjedhjes si kryetar i FFK-së: “Kam mbi 50 mijë përkrahës prapa meje”

Ademi pas rizgjedhjes si kryetar i FFK-së: “Kam mbi 50 mijë përkrahës prapa meje”

“Adidas”, partner zyrtar i Kombëtares së Kosovës në futboll

“Adidas”, partner zyrtar i Kombëtares së Kosovës në futboll

Bislimi takon përfaqësuesin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anzej Franges

Bislimi takon përfaqësuesin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anzej Franges

Trabzonspori insiston për Milot Rashicën

Trabzonspori insiston për Milot Rashicën

Vdes gjatë trajtimit në QKUK, policia heton rastin e gruas nga Gjilani

I plagosuri nga të shtënat me armë zjarri në Gjilan vazhdon të jetë në gjendje të rëndë – QKUK jep detaje

Agim Ademi rizgjidhet kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës

Agim Ademi rizgjidhet kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën