TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

A shtoni peshë nëse nuk hani mëngjes?

by Besarta Mehmeti
3 vjet ago
0
A A
A shtoni peshë nëse nuk hani mëngjes?

Të tjerë kanë idenë se duke kufizuar ushqimin, sidomos vaktin e mëngjesit do të bien në peshë.

Në fakt, duke mos ngrënë mëngjes ndodh e kundërta.

Një studim amerikan thotë se 26.7 për qind e njerëzve që nuk hanë mëngjes janë mbipeshë.

Sipas të dhënave, konsumi jo i rregullt i mëngjesit nxit të gjithë treguesit e mbipeshës, ndërsa njerëzit që ushqehen në mëngjes i kanë këto tregues në nivele të ulëta.

Për më tepër, njerëzit që nuk hanë kurrë mëngjes raportojnë shtimin më të madh në peshë në 12 muaj.

Gjatë studimit, ekspertët mbikëqyren sjelljen e 347 njerëzve të ndryshëm gjatë harkut kohor të 2005-2017.

Pjesëmarrësit në studim ishin të grup moshës 18-87 vjeç.

Secili prej tyre plotësoi të dhënat e peshës trupore dhe përmasat.

Rezultatet e studimit

Studimi zbuloi se dimensioni i belit të njerëzve që nuk hanin mëngjes arrinte në 97.5 cm, ose 9.8 centimetra më shumë se njerëzit që hanin mëngjes të paktën 5 herë në javë.

Humbja e mëngjesit dëmton zemrën

Studime të mëparshme mbi vaktin e mëngjesit kanë konfirmuar se njerëzit që hanë mëngjes të bollshëm e të shëndetshëm kanë një formë të mirë fizike, nivele të mira të tensionit të gjakut dhe zemër të fortë.

Studiuesit amerikanë thonë se njerëzit që humbin mëngjesin ose konsumojnë shumë pak ushqim janë më të rrezikuar nga ngurtësimi i enëve të gjakut.

Për më tepër, këta njerëz janë më të prirë të sëmuren edhe nga diabeti.

Ushqimet që duhen konsumuar në mëngjes

Tërshëra

Ajo krijon një shtresë mbrojtëse në stomak dhe parandalon çlirimin e acidit hidroklorik që është mjaft i dëmshëm për muret e stomakut.

Tërshëra përmban fibër të tretshme që është mjaft e mirë për uljen e kolesterolit në organizëm.

Vezët

Shkencëtarët kanë zbuluar që ngrënia e vezëve në mëngjes jep energji dhe njëkohësisht pakëson nivelin e kalorive ditore në mënyrë të ndjeshme.

Ndaj ju do të ndjeheni të lehtë gjatë gjithë ditës.

Boronicat

Studime të kohëve të fundit tregojnë se ngrënia e boronicave në mënyrë të rregullt dhe veçanërisht në mëngjes përmirëson kujtesën dhe rregullon tensionin e gjakut dhe metabolizmin.

Arrorët

Arrorët duhen ngrënë për mëngjes sepse përmirësojnë sistemin tretës dhe normalizojnë pehashin në stomak. Kujdes me sasinë.

Mjalti

Mjalti zgjon organizmin dhe i jep atij forcë dhe energji. Aktiviteti i trurit përmirësohet dhe nivelet e serotoninës, hormonit të humorit të mirë rriten./Agroweb

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sot Dita Botërore e Shëndetësisë

Sot Dita Botërore e Shëndetësisë

Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata po shkurton jetën

Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata po shkurton jetën

Ushtrimi i vetëm që ul tensionin në 4 javë

Ushtrimi i vetëm që ul tensionin në 4 javë

A është uji i gazuar një zgjedhje e shëndetshme?

A është uji i gazuar një zgjedhje e shëndetshme?

87 vite nga pushtimi fashist i Shqipërisë nga Italia

87 vite nga pushtimi fashist i Shqipërisë nga Italia

Moti sot

Moti sot

Sot Dita Botërore e Shëndetësisë

Sot Dita Botërore e Shëndetësisë

Nimani: Takimet për presidentin për humbje kohe, Kurti e përjashtoi LDK-në nga marrëveshja

Nimani: Takimet për presidentin për humbje kohe, Kurti e përjashtoi LDK-në nga marrëveshja

Rambaja sheh sinjale për një marrëveshje LVV-LDK, thotë se opozita duhet ta propozojë presidentin

Rambaja sheh sinjale për një marrëveshje LVV-LDK, thotë se opozita duhet ta propozojë presidentin

“InfoNata” 06.04.2026

“InfoNata” 06.04.2026

Kulla: Palestina do të njihet si shtet, me monitorim e garanci ndërkombëtare sikurse Kosova

Kulla: Trump po shfaq nervozizëm – Hormuzi i pakontrollueshëm

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën