TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

A po paguajnë mërgimtarët për policën kufitare?

nga Fidan Zejnullahu
6 Gusht, 2024
1
A A
A po paguajnë mërgimtarët për policën kufitare?

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se ka raportime që disa punonjës të Byrosë Kosovare të Sigurimit po i detyrojnë mërgimtarët që të paguajnë polica kufitare për së dyti, pasi ajo nga 1 korriku po subvencionohet nga Qeveria e Kosovës. Për këtë kanë reaguar nga Byroja Kosovare e Sigurimeve, duke sqaruar marrëveshjen që e kanë me ekzekutivin. E Tëvë1 të martën qëndroi në piken kufitare në Merdare, për të parë se a po paguajnë mërgimtarët për këtë policë kufitare.

Pas 17 orëve udhëtim, arritën në Kosovë.

E gjëja e parë që e bëjnë këta mërgimtarë në vendlindje, është ndalja para kabines të vogël në Merdare.

Në hyrje të Kosovës, secili prej tyre, duhet të pajiset me policën e sigurimit kufitar.

Por këtë vit, mërgimtarët thonë se nuk po paguajnë për të.

Kjo pasi nga 1 korriku, kjo policë po subvencionohet nga Qeveria e Kosovës.

“Sivjet s’kemi paguar, vitin e kaluar po. Qeveria po na i paguan sivjet. Unë s’e kam ditë, polici më tregoi, e ki pa pare e shko merre sigurimin, a unë i nxora 20 euro”, thotë mërgimtari Jetullah Rama.

“Për një muaj ditë na i dhanë pa pare, i falenderojmë shumë, po na presin mirë”, shprehet Fatmir Salihi.

E një tjetër mërgimtar, thotë se ky vendim duhet të vazhdojë edhe në vitin e ardhshëm.

“Ma merr mendja që është mirë, vitin e ardhëm ju thashë, a do të jetë njëjtë? Përndryshe, vijmë shpesh nga Sllovenia, sepse jemi hasjan, kemi furrë të bukës”, shprehet një tjetër mërgimtar

E të martën nuk patën nevojë të paguajnë as mërgimtarët që qëndruan më gjatë në vendlindje.

“Sigurimi i Kosovës që më ka dalë, prej shkurtit që jam këtu, e kam pasur për dy muaj, më ka dalë me 05.08 dhe erdha me vazhdu sigurimin dhe me thanë që qeveria deri në dhjetor e ka bërë, çdo muaj pa pagesë”, tha Valenton Sadiku.

Por, ministri i Financave, Hekuran Murati, thotë se në disa raste, mërgimtarët sivjet paguan për këtë dokument.

E kjo sipas tij, për faj të disa punonjës të papërgjegjshëm të Byrosë Kosovare të Sigurimit.

“Kemi raportime nga disa bashkatdhetarë se punonjës të papërgjegjshëm të Byrosë Kosovare të Sigurimit nuk informojnë saktë që polica kufitare është e subvencionuar, dhe madje edhe i detyrojnë bashkatdhetarët që të paguajnë për së dyti, për polica që tashmë janë të paguara nga Qeveria”, u shpreh Murtati.
E Muratit të martën, iu kundërpërgjigjen nga BKS.

Përmes një komunikate, këta sqaruan marrëveshjen që e bënë me ekzekutivin.

“Pra, vetëm policat një mujore janë pa pagesë, policat me afat tjetër, si ato 15 ditë, 2 muaj, 6 muaj dhe një vjeqare, janë me pagesë. Pagesës i nënshtrohen të gjitha llojet tjera të automjeteve, poashtu edhe nëse vijnë nga shtetet e specifikuara si më lartë”, thuhet nga BKS.
Nga BKS kanë kërkuar që çdo qytetar që ka paguar policën 1 mujore e që duhet ta kishte marrë falas, ta kontaktojë këtë byro për rimbursim dhe raportim të rastit.

 

 

Tags: Mergimtaretpagesapolica e sigurimit
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti flet me Sullivan: Kemi nevojë për ndihmë më të madhe kundër planeve luftarake të Serbisë

Kurti nderon dëshmorët e fshatit Bllacë në përvjetorin e 7 Qershorit

Policia parandalon prerje ilegale të drunjve në Malet e Sharrit – të dyshuarit i vënë zjarr automjetit dhe ikin

Policia parandalon prerje ilegale të drunjve në Malet e Sharrit – të dyshuarit i vënë zjarr automjetit dhe ikin

Shqipëria dominon ndaj Serbisë, Manaj humb penalltinë, por mbyllet pa gola në Tiranë

Shqipëria dominon ndaj Serbisë, Manaj humb penalltinë, por mbyllet pa gola në Tiranë

Një pjesë e Lagjes së Spitalit në terr, kjo është arsyeja

Një pjesë e Lagjes së Spitalit në terr, kjo është arsyeja

Një grua sulmon me thikë kalimtarët në Gjermani – vritet nga policia

Një grua sulmon me thikë kalimtarët në Gjermani – vritet nga policia

Stojkoviq për gazetarët serb: ”Nuk ju pëlqeu loja? Gjeni një tjetër trajner”

Stojkoviq për gazetarët serb: ”Nuk ju pëlqeu loja? Gjeni një tjetër trajner”

Sylvinho: “Ndeshja më e mirë në dy-tri vjetët e fundit”

Sylvinho: “Ndeshja më e mirë në dy-tri vjetët e fundit”

Kurti flet me Sullivan: Kemi nevojë për ndihmë më të madhe kundër planeve luftarake të Serbisë

Kurti nderon dëshmorët e fshatit Bllacë në përvjetorin e 7 Qershorit

Policia parandalon prerje ilegale të drunjve në Malet e Sharrit – të dyshuarit i vënë zjarr automjetit dhe ikin

Policia parandalon prerje ilegale të drunjve në Malet e Sharrit – të dyshuarit i vënë zjarr automjetit dhe ikin

Shqipëria dominon ndaj Serbisë, Manaj humb penalltinë, por mbyllet pa gola në Tiranë

Shqipëria dominon ndaj Serbisë, Manaj humb penalltinë, por mbyllet pa gola në Tiranë

Një pjesë e Lagjes së Spitalit në terr, kjo është arsyeja

Një pjesë e Lagjes së Spitalit në terr, kjo është arsyeja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X