TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

A po hapet ura e Ibrit, çfarë dinë shqiptarët dhe serbët?

Banorë shqiptarë dhe serbë thonë se ka ardhur koha që ura e Ibrit të hapet për qarkullimin e lirë të automjeteve. Sipas tyre, tensionet mes dy komuniteteve po zbuten. Ndërkohë, ekipe të Bashkimit Evropian po kryejnë testime të strukturës së urës, duke theksuar se çdo vendim për hapjen e mundshme të saj duhet të diskutohet në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Brukseli.

nga Shpat Blakcori
2 muaj më parë
1 0
A A

Për mbi dy dekada ura e Ibrit është shndërruar në simbol të ndarjes mes shqiptarëve dhe serbëve që jetojnë në qytetin e Mitrovicës.

Më herët Qeveria e Kosovës ka tentuar ta hapë këtë urë, mirëpo procesi mbeti në gjysmë për shkak të kundërshtimeve nga faktori ndërkombëtar.

Reklamë

Shqiptarët që jetojnë në jug të qytetit besojnë se ka ardhur koha që të hapet ura për lëvizjen e lirë të automjeteve.

“Koha është shumë e përshtatshme për shkak se nga këtu e deri në Leposaviq mund të shkosh në këmbë edhe me makinë pa ndonjë problem. Në anën tjetër policia po patrullon dhe ka siguri të mjaftueshme. Nuk ka më probleme dhe tensione siç ka pasur në të kaluarën” , ka thënë një qytetarë

“Mendoj se shumë më herët duhej të hapej kjo urë. Situata është qetësuar edhe nuk ma probleme andaj mendoj se është momenti i përshtatshëm që të hapet”, është shprehur edhe qytetari tjetër.

Kurse Hashim Bajrami thotë se shqiptarët dhe serbët pa ndonjë problem po pinë kafe në lokale në sheshin kryesor të Mitrovicës së Veriut.

“Vetëm shikoni lokalet ku shqiptarët dhe serbët po pinë kafe pa ndonjë problem” , ka thënë qytetari Hashim Bajrami.

Por një banor serb mendon më ndryshe.

“Nuk duhet te hapet ende për shkak te presionit, sepse kur të vjen koha do te hapet kur te bashkëpunojmë mire ne mënyre sportive, kulturore dhe tregtare, pra vetëm kështu kur bashkëpunojmë do te hapet por jo me zor. Momentalisht ka mjaftueshëm komunikacion dhe nuk e shoh të arsyeshme të hapet”, ka thënë qytetari serb.

Kurse, Jadranka Simiq, tha mes tjerash se duhet të ketë vetëm paqe dhe jo probleme mes komuniteteve.

“Qytetaret e kalojnë urën edhe andej edhe këtej, nuk ka asgjë te keqe, ka vend për te gjithë njerëzit e vullnetit te mire, na duhet paqja për te gjithë njerëzit. Kjo toke është e madhe, na duhet paqe për te gjithë njerëzit dhe për këtë arsye ka vend dhe te kalohet andej e këndej vetëm të mos ketë probleme” , ka thënë qytetari tjetër Simiq.

Në anën tjetër, disa ekipe nga Bashkimi Evropian kanë kryer testime mbi urën e Ibrit, por në të njëjtën kohë kanë informuar se situata mbetet e njëjtë.

“BE-ja aktualisht po kryen një vlerësim rutinë strukturor të urës dhe një studim urbanistik të zonës përreth, duke pasur parasysh kohën e kaluar që nga përfundimi i rivitalizimit të Urës së Mitrovicës. Autoritetet e Kosovës janë informuar siç duhet paraprakisht. Ky vlerësim nuk sinjalizon ndonjë ndryshim në status quo, por synon të sigurojë që çdo vendim në lidhje me të ardhmen e urës të bazohet në të dhëna teknike të azhurnuara, të sakta dhe objektive. BE-ja po koordinohet ngushtë me partnerët e saj ndërkombëtarë në Kosovë në lidhje me të ardhmen e urës”, thuhet në reagimin e BE-së

Hapja për qarkullim e urës kryesore mbi lumin Ibër ishte paraparë në vitin 2017, në kuadër të dialogut të Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rashiq: S’e kam shkel Kushtetutën, nesër do të kandidoj përsëri për nënkryetar

Rashiq: S’e kam shkel Kushtetutën, nesër do të kandidoj përsëri për nënkryetar

Emisioni “Mesditë” 27.08.2025

Emisioni “Mesditë” 27.08.2025

Cilat opsione u paraqitën për mosshtrenjtim të rrymës?

Oda Ekonomike rikërkon pezullimin e daljes në tregun e lirë të energjisë

Aliu tregon pse u anuluan disa fluturime mbrëmë

Liburn Aliu jep dorëheqje nga pozita e ministrit të Infrastrukturës

Ndryshon pista për Kristjan Asllanin, Torino do ta huazoj lojtarin e Kombëtares

Asllani me mesazh emocional për tifozët e Interit

Rashiq: S’e kam shkel Kushtetutën, nesër do të kandidoj përsëri për nënkryetar

Rashiq: S’e kam shkel Kushtetutën, nesër do të kandidoj përsëri për nënkryetar

Emisioni “Mesditë” 27.08.2025

Emisioni “Mesditë” 27.08.2025

Cilat opsione u paraqitën për mosshtrenjtim të rrymës?

Oda Ekonomike rikërkon pezullimin e daljes në tregun e lirë të energjisë

Lille ia cakton çmimin Zhegrovës, 20 milionë euro për yllin dardan interesim i madh nga Evertoni

Juventusi ka strategjinë për Zhegrovën

Aliu tregon pse u anuluan disa fluturime mbrëmë

Liburn Aliu jep dorëheqje nga pozita e ministrit të Infrastrukturës

Zjarr shpërtheu në dy depo në Antalia

Zjarr shpërtheu në dy depo në Antalia

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X