TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

A po e lufton Kosova terrorizmin, çfarë thotë Raporti i Progresit për këtë fushë?

by Lindrit Zejnullahu
1 vit ago
0
A A
A po e lufton Kosova terrorizmin, çfarë thotë Raporti i Progresit për këtë fushë?

Në Raportin e Progresit për luftën kundër terrorizmit, thuhet se korniza ligjore e Kosovës ka nevojë për harmonizim të mëtejshëm. Andaj po shihet e nevojshme ngritja e Qendrës Kombëtare për luftimin e kësaj dukurie.

Korniza ligjore e Kosovës ka nevojë për harmonizim të mëtejshëm në luftën kundër terrorizmit.

Kështu thuhet në Raportin e Progresit të Bashkimit Evropian, nga i cili janë dhënë edhe disa rekomandime.

“Në vitin e ardhshëm, Kosova duhet fokusuar në veçanti: ndryshimin e Ligjit për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit për ta harmonizuar plotësisht me ligjin direktivat përkatëse të BE-së; dhe rritja e numrit të dënimeve përfundimtare për pastrim parash; ngritja e një qendre kombëtare për luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm”, thuhet nga Raporti i Progresit.

Për këtë, avokati Xhevdet Smakiqi po vlerëson se Qeveria ka dështuar në ndryshimin e këtij Ligji.

“Meqenëse kanë kaluar katër vite dhe kjo Qeveri nuk e ka ndryshuar dhe plotësuar ligjin siç kërkohet nga Komisioni Evropian pra nga Raporti i Progresit i bie që edhe këtu kemi një dështim për arsye se Komisioni Evropian po kërkon që ky ligj të ndryshohet dhe të përshtatet për shkak se edhe BE i ndryshon rregulloret i adapton, i përmirëson, i avancon në luftën kundër terrorizmit prandaj Kosova në këtë rast ka ngecur edhe në këtë pikë”, tha Smakiqi.

Kurse nënkoloneli në pension i Policisë, thotë se ngritja e Qendrës Kombëtarë për luftimin e kësaj dukurie, është mëse e nevojshme për vendin.

“Unë mendoj se disa shtete të BE-së e kanë këtë qendër edhe ne duhet të kemi qendër të tillë gjithëpërfshirëse kombëtare që ta luftojë këtë dukuri negative, këto vepra penale të cilat në një mënyrë ose tjetër Kosova dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor janë në një trysni nga format e tilla të aktiviteteve dhe krimeve dhe veprave të tilla penale”, tha Refki Morina.

Në Raport thuhet se Kosova duhet të qëndrojë vigjilente ndaj kërcënimeve dhe zhvillimeve të reja dhe të rishikojë programet ekzistuese dhe dokumentet strategjike në përputhje me rrethanat.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Masakra e Izbicës, Kurti: Nuk do të ndalemi në kërkimin e drejtësisë

Masakra e Izbicës, Kurti: Nuk do të ndalemi në kërkimin e drejtësisë

Islami: Përveç shantazhuese, Lista Serbe edhe agresive – po sulmon politikanët serbë të Kosovës

Islami: Vuçiq sillet si agjent propagande kundër Kurtit

LDK-ja kundërshton rritjen e çmimit të rrymës

LDK: Ekspozita cenon dinjitetin e viktimave dhe deformon të vërtetën, mbështetja e Kuvendit skandaloze

Dy të lënduar në aksidentin mes një veture dhe kamioni në rrugën Viti-Kllokot

Aksident trafiku mes dy automjeteve në Lupç të Podujevës, s’ka të lënduar

Masakra e Izbicës, Kurti: Nuk do të ndalemi në kërkimin e drejtësisë

Masakra e Izbicës, Kurti: Nuk do të ndalemi në kërkimin e drejtësisë

Grup dypartiak ligjvënësish amerikanë kërkojnë rivendosjen e sanksioneve kundër Dodikut

Grup dypartiak ligjvënësish amerikanë kërkojnë rivendosjen e sanksioneve kundër Dodikut

Islami: Përveç shantazhuese, Lista Serbe edhe agresive – po sulmon politikanët serbë të Kosovës

Islami: Vuçiq sillet si agjent propagande kundër Kurtit

LDK-ja kundërshton rritjen e çmimit të rrymës

LDK: Ekspozita cenon dinjitetin e viktimave dhe deformon të vërtetën, mbështetja e Kuvendit skandaloze

Dy të lënduar në aksidentin mes një veture dhe kamioni në rrugën Viti-Kllokot

Aksident trafiku mes dy automjeteve në Lupç të Podujevës, s’ka të lënduar

Haxhiu: Kosova ndodhet në një momentum kyç ku duhet adresuar sfidat e procesit të drejtësisë tranzicionale

Haxhiu shpreh keqardhje për situatën me ekspozitën: Do të forcojmë mekanizmat e vlerësimit

PDK mban konferencë për media

PDK e quan skandaloze ekspozitën, kërkon hetim dhe përgjegjësi institucionale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën