TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

A po e keqpërdorë pushteti aktual Fondin e Sigurisë?

by Lindrit Zejnullahu
11 muaj ago
0
A A
A po e keqpërdorë pushteti aktual Fondin e Sigurisë?

Në mars të vitit 2022 u krijua Fondi i Sigurisë përmes së cilit qytetarët kanë dhuruar vullnetarisht mjete financiare për ushtrinë e vendit por që deri më tani nuk janë dhënë detaje për shumën që është mbledhur në fond. E për këtë po kërkohet më shumë transparencë nga pushteti.

Janë bërë më shumë se dy vjet që kur është themeluar Fondi i Sigurisë.

Por për këtë fond i cili është dedikuar për investime në ushtrinë e vendit, ende nuk është dhënë asnjë informacion nga Qeveria për shumën që është mbledhur.

Megjithatë kontributet e qytetarëve në këtë po kërkohen të bëhen publike pasi vlerësohet se nuk janë sekret shtetëror.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu hedh dyshime se i njëjti është keqpërdorur nga partia në pushtet.

“As ministri i FSK-së nuk ka asnjë informatë për këtë fond dhe nuk ka askush as mediat as Kuvendi dhe askush tjetër nuk ka informacion dmth mundësitë për kepërdorim të këtij fondi janë të jashtëzakonshme dhe ne poi  afrohemi fushatës, Albin Kurti mundet që komplet atë fond, ato mjete të padeklaruara dhe të pa prezantuara t’i derdhë në fondin e tij zgjedhor”, tha Musliu.

Ajo jep edhe një propozim në mënyrë që një fond i tillë të jetë më efikas dhe më kredibil.

“Ne duhet ta bëjmë një ligj me 3 ose 4 nene nuk kemi nevojë me filozofu, ai ligj të mbikëqyret nga Kuvendi i Kosovës të gjitha partitë opozitare kanë qenë pro këtij ligji, silleni në Kuvend e votojmë e bëjmë ligj obligativ të gjithë ata që marrin pagë nga shteti të obligohen që të ndajnë një përqindje nga paga e tyre për Fondin e Sigurisë dhe unë jam e bindur plotësisht se secili qytetar do të ishte i kënaqur që do të kontribuonte direct në këtë fond”, tha ajo.

E nga Instituti i Kosovës për Drejtësi vlerësojnë se mostranparenca për këtë fond është e kundërligjshme nga ana e pushtetit.

Hulumtuesi Gzim Shala thotë se vetë fakti që buxheti për fushën e mbrojtjes është publik, nuk ka arsye që mos të jipen informacione për Fondin e Sigurisë.

“Definitivisht kemi të bëjmë me një klasifikim të kundërligjshëm dhe kjo është arsyeja pse kemi kërku deklasifikimin për shkak se nuk ka asnjë arsye bazë, asnjë arsye ligjore që përmbushet në rastin konkret për ta klasifikuar këtë fond si të tillë. Po flasim në situatën kur çështja e rrezikut përmendet vetëm në mënëyrë abstratke dhe jo konkrete dhe vendimi për klasifikim përmbanë një arsyetim të dobët, një arsyetim jo profesional dhe të pambështetur në dispozita ligjore”, tha Shala nga IKD.

Tëvë1 ka kërkuar një qëndrim për këtë edhe nga Ministria e Punëve të Mbrojtjes, mirëpo gjatë javës nuk kanë kthyer përgjigje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

KQZ hap regjistrimin për votuesit jashtë Kosovës për zgjedhjet lokale 2025 – afati nis më 23 korrik

KQZ: Sonte numërohen fletëvotimet për kryetarë, nga nesër për asamblistë

Dalja deri në orën 18:00 është 32.66%

Dalja deri në orën 18:00 është 32.66%

​Çitaku: Mbrëmja e sotme do të përmbyllet me shumë lajme të mira për PDK-në

​Çitaku: Mbrëmja e sotme do të përmbyllet me shumë lajme të mira për PDK-në

Të “pakapshmit” e shtetit

Kryesuesi i një vendvotimi dyshohet se u kërcënua në Shtime, një person në kërkim policor

KQZ hap regjistrimin për votuesit jashtë Kosovës për zgjedhjet lokale 2025 – afati nis më 23 korrik

KQZ: Sonte numërohen fletëvotimet për kryetarë, nga nesër për asamblistë

Dalja deri në orën 18:00 është 32.66%

Dalja deri në orën 18:00 është 32.66%

​Çitaku: Mbrëmja e sotme do të përmbyllet me shumë lajme të mira për PDK-në

​Çitaku: Mbrëmja e sotme do të përmbyllet me shumë lajme të mira për PDK-në

Të “pakapshmit” e shtetit

Kryesuesi i një vendvotimi dyshohet se u kërcënua në Shtime, një person në kërkim policor

Pula: Procesi zgjedhor me incidente që nuk cenojnë integritetin zgjedhor

Pula: Procesi zgjedhor me incidente që nuk cenojnë integritetin zgjedhor

Përditësimi i fundit: Mbi 645 mijë qytetarë kanë votuar deri më tani, pjesëmarrja 31.88%

Përditësimi i fundit: Mbi 645 mijë qytetarë kanë votuar deri më tani, pjesëmarrja 31.88%

Kurti u bën thirrje qytetarëve: Dilni të votoni për të ardhmen e komunave tona

Kurti u bën thirrje qytetarëve: Dilni të votoni për të ardhmen e komunave tona

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën