TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​A mundet opozita ta formojë qeverinë e re?

by Tëvë1
7 muaj ago
1
A A
​A mundet opozita ta formojë qeverinë e re?

Takime të ndara e diskutime, por opozita ende pa diçka konkrete për një bashkëpunim rreth qeverisë së re. Formimi i ekzekutivit nga partitë opozitare është vështirë i mundshëm thonë analistët – përkundër takimeve pas zgjedhjeve, të liderëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, shkruan KosovaPress.

Ata vlerësojnë se “për shkak të egove personale” do të jetë e vështirë arritja e një kompromisi ndërmjet tyre “edhe nëse Lëvizja Vetëvendosje dështon ta formojë qeverinë, si partia fituese e zgjedhjeve”. Madje sipas tyre, më shumë ka mundësi që kryeministri aktual, Albin Kurti “t’i përçajë opozitarët duke e përfshirë ndonjërën në koalicion sesa opozita të bëhet bashkë”.

Krahas kësaj, Lëvizja Vetëvendosje kritikohet për ngurrimin e nisjes së diskutimeve për formimin e qeverisë së re dhe “tendencën që përmes ankesave të zvarritet certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit”.

Në bazë të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 42.30 për qind të votave, Partia Demokratike e Kosovës 20.95 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës 18.27 për qind, koalicioni AAK-Nisma 7.06 për qind.

Në bazë të këtyre shifrave, Lëvizja Vetëvendosje do t’i ketë 48 deputetë, PDK 24, LDK 20, AAK-Nisma 8 si dhe komunitetet jo shumicë 20 deputetë.

Përkundër se janë bërë më shumë se 1 muaj nga përfundimi i zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje – si parti fituese ende s’ka nisur diskutimet për formimin e qeverisë së re. Në anën tjetër, në PDK, kandidati për kryeministër Bedri Hamza është shprehur i gatshëm që nëse i vjen radha ta formojë qeverinë nga pozita e dytë.

Ai së bashku me liderin e partisë, Memli Krasniqi, gjatë kësaj jave kanë zhvilluar takime të ndara me kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhiku, dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Mirëpo, përkundër këtyre takimeve, profesori i shkencave politike, Dritëro Arifi, thotë për KosovaPress se tri partitë e kanë humbur çështjen e konkretizimit të një platforme të përbashkët që do të rezultonte në formimin e qeverisë së ardhshme.

“[PDK, LDK, AAK] e kanë humbur çështjen e konkretizimit të opozitë bërjes dhe platformës sesi do të duhej. Këto egot e ballkanikëve janë shumë të çuditshme prandaj nuk besoj në ndonjë pikë përmbajtjesore se ku mund të ecin tutje. Më shumë besoj se LVV-ja mund t’i sfidojë me hapjen e koalicionit sesa partitë opozitare mund të bëjnë diçka bashkë”, thotë Arifi.

Skeptik për formimin e qeverisë nga partitë opozitare është edhe analisti, Dorajet Imeri, i cili thotë për KosovaPress se problemi kryesor qëndron te LDK-ja e cila “heziton të përfshihet në koalicion pa pasur pozitën e kryeministrit”.

“S’ka ndonjë shpresë se me rreshtimet aktuale do të ketë një lëvizje të madhe të partive të mëdha politike, sidomos me qëndrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës të cilët kanë betonuar edhe qëndrimin paraprak se nuk hyjnë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. Po ashtu pretendojnë se do të duhet të ishin ata që udhëheqin qeverinë me çdo koalicion tjetër, në rastin tonë me PDK-në dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Ndërkaq, siç thonë nuk mund të hyjnë në koalicion pa një marrëveshje për presidentin. Sipas kësaj i bie që ata në asnjë rrethanë nuk do të jenë pjesë e qeverisë së ardhshme të Kosovës”, thekson ai.

Në PDK, LDK dhe AAK janë shprehur kategorik kundër koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, mirëpo më i hapur për bashkëpunim është shprehur lideri i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili do të ketë tre deputetë në Kuvend.

Në lidhje me këtë, Imeri shton se pikërisht Nisma e Fatmir Limajt mund të jetë “partneri i ardhshëm i LVV-së” për formimin e qeverisë.

“Rezultati zgjedhor aktual nuk është se prodhon ndonjë qartësi se kush mund të jenë partnerët e Lëvizjes Vetëvendosje për të formuar qeverinë. Natyrisht duhen dy deri në tre deputetë për të konfirmuar një shumicë të re parlamentare dhe do të jetë një detyrë me intensitet për Lëvizjen Vetëvendosje që të sigurojë një mbështetje të tillë”, shton Imeri.

Megjithatë, Lëvizja Vetëvendosje si partia fituese e zgjedhjeve ende nuk ka nisur diskutimet për formimin e qeverisë së re. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, javë më parë tha se një gjë e tillë do të ndodh porsa të certifikohen zgjedhjet e 9 shkurtit.

Mirëpo vonesat për certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve, analisti Dritëro Arifi ia faturon Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka shfrytëzuar mekanizmat ligjorë për të kontestuar rezultatin e votave me postë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Aktualisht, LVV-ja ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme, pasi paraprakisht Paneli për Ankesa dhe Parashtresa ka rrëzuar pretendimet e tyre.

Sipas Arifit një gjë e tillë po ndodh pasi LVV-ja po dëshiron të blejë kohë derisa të sigurojë shumicën parlamentare prej 61 deputetëve.

“Lëvizja Vetëvendosje po dëshiron që të blejë kohë. Blerja e kohës i konvenon Vetëvendosjes prandaj nuk po nguten me formimin e qeverisë dhe të parlamentit. Njëkohësisht e krijojnë një paqartësi se kush do të formojë qeverinë, prandaj kjo është një presion te palët që kërkojnë të hyjnë në koalicion. Është një presion që nuk shihet në publik, por te palët të cilat janë të interesuara. Kjo do të krijojë një presion që të ulin pazarin se kush çka mund të bëjë. Është një taktikë që LVV-ja e shfrytëzon shumë mirë”, thotë Arifi.

KQZ ka shpallur rezultatet përfundimtare më 15 mars.

Hapi tjetër, pas shpalljes së rezultateve është certifikimi i tyre, me të cilin nis edhe rrjedhja e afateve zyrtare për konstituimin e Kuvendit dhe për formimin e Qeverisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Si po ndikon ngërçi institucional në ekonominë e vendit?

Si po ndikon ngërçi institucional në ekonominë e vendit?

Arrestohen dy persona në Lipjan, iu gjetën 10 qese me marihuanë

Fjalosje për parking në Mitrovicë, arrestohen dy persona

Tentim vrasje në Malishevë

Tentim vrasje në Malishevë

Arrestohet një person i dyshuar për dhunim korrikun e vitit të kaluar në Fushë-Kosovë

Prishtinë, gruaja raporton të zhdukur burrin

Si po ndikon ngërçi institucional në ekonominë e vendit?

Si po ndikon ngërçi institucional në ekonominë e vendit?

Arrestohen dy persona në Lipjan, iu gjetën 10 qese me marihuanë

Fjalosje për parking në Mitrovicë, arrestohen dy persona

Tentim vrasje në Malishevë

Tentim vrasje në Malishevë

Arrestohet një person i dyshuar për dhunim korrikun e vitit të kaluar në Fushë-Kosovë

Prishtinë, gruaja raporton të zhdukur burrin

Plagoset një person në Prishtinë

Plagoset një person në Prishtinë

Dita Botërore e Mësuesit

Dita Botërore e Mësuesit

3 këshilla për të qenë plot shëndet në vjeshtë

3 këshilla për të qenë plot shëndet në vjeshtë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën