TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

A mund të vazhdojë puna e Kuvendit pa votimin e nënkryetarit nga komuniteti serb?- sqaron avokati Ardian Bajraktari

by teve1
1 muaj ago
4
A A
A mund të vazhdojë puna e Kuvendit pa votimin e nënkryetarit nga komuniteti serb?- sqaron avokati Ardian Bajraktari

Avokati, Ardian Bajraktari ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka konstatuar se zgjedhja e Nenad Rashiqit në postin e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, në legjislaturën e kaluar, nuk ka qenë në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit.

Bajraktari në emisionin “Info Nata” në Tëvë1 është pyetur nëse Kuvendi mund të vazhdojë punën në rast se nuk votohet nënkryetari nga radhët e komunitetit serb.

Ai ka theksuar se Gjykata Kushtetuese ka sqaruar qartë që nga viti 2014 momentin kur Kuvendi konsiderohet i konstituuar, duke nënvizuar se pa zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve, procesi i themelimit të institucioneve nuk mund të konsiderohet i përmbyllur.

“Gjykata Kushtetuese, që nga aktgjykimi i vitit 2014, ka përcaktuar qartë se kur konsiderohet Kuvendi i konstituuar. Kuvendi konsiderohet i konstituuar vetëm pasi të zgjidhen kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit dhe vetëm atëherë mund të konsiderohet se është përmbyllur ky stad i themelimit të institucioneve dhe të kalohet në fazën tjetër,” ka thënë ai.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi se zgjedhja e Nenad Rashiqit në postin e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb në legjislaturën e kaluar, nuk ishte në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit.

Kushtetuesja tha se drejta për të propozuar nënkryetarin nga radhët e komunitetit serb i takon shumicës së deputetëve të këtij minoritet.

“Për pasojë, zgjedhja e deputetit z. Nenad Rashiq në pozitën e nënkryetarit të Kuvendit nuk ka ardhur si propozim nga shumica e deputetëve nga radhët e komunitetit serb, si dhe nuk ka pasur refuzim për të shfrytëzuar këtë të drejtë nga ana e shumicës së deputetëve nga radhët e komunitetit serb. Rrjedhimisht, Gjykata konstatoi se, në rrethanat e rastit konkret, mekanizmat debllokues, nuk ishin përdorur në pajtim me frymën dhe qëllimin për të cilin ishin paraparë”, u tha në aktgjykimin e Kushtetueses.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Qeveria miraton 17 vendime, Zyra për kategoritë e luftës kalon në ministri

Qeveria miraton 17 vendime, Zyra për kategoritë e luftës kalon në ministri

Tërnava uron Fitër Bajramin dhe bën thirrje për paqe në botë

Tërnava uron Fitër Bajramin dhe bën thirrje për paqe në botë

Ministri shqiptar i Mbrojtjes: Siguria e Kosovës garantohet nga NATO

Ministri shqiptar i Mbrojtjes: Siguria e Kosovës garantohet nga NATO

Nënkryetari i AAK-së: 9 shkurti, votë ndëshkuese për Vetëvendosjen

Tahiri: Qeveria e nisi mbrapsht Reformën e Administratës Publike

Foda flet për duelin e Kosovës me Sllovakinë: “Gjasat janë 50-50”

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

Ministri shqiptar i Mbrojtjes: Siguria e Kosovës garantohet nga NATO

Ministri shqiptar i Mbrojtjes: Siguria e Kosovës garantohet nga NATO

Vendet evropiane dhe  Japonia shprehin “gatishmëri” për të mbrojtur transportin detar përmes Hormuzit

Vendet evropiane dhe Japonia shprehin “gatishmëri” për të mbrojtur transportin detar përmes Hormuzit

Nënkryetari i AAK-së: 9 shkurti, votë ndëshkuese për Vetëvendosjen

Tahiri: Qeveria e nisi mbrapsht Reformën e Administratës Publike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën