TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​A mund të shpallet Lista serbe antikushtetuese?

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
​A mund të shpallet Lista serbe antikushtetuese?

Njohësi i rrethanave kushtetuese, Mazllum Baraliu thotë se institucionet kompetente të mos vonohen apo të hezitojnë në marrjen e vendimit nëse Lista Serbe duhet të shpallet antikushtetuese dhe t’i ndalohet veprimtaria në Kosovë.

Sipas tij, nëse një subjekt politik siç është Lista Serbe solidarizohet me një grup terrorist i ardhur dhe organizuar nga qeveria e Beogradit, nënkupton akt kundër sovranitetit të shtetit dhe sistemit kushtetues juridik.

Njohësi i Kushtetutës, Baraliu në një intervistë thotë se pjesëmarrja e nënkryetarit të Listës serbe, Milan Radojcic si komandues dhe organizues në një grup terroristësh, është veprim kundër rendit kushtetues dhe juridik.

Ai potencoi se gjykata në vendimmarrje për Listën Serbe nuk duhet të nxitojë me veprime antidemokratike apo të vonohet, por thekson se duhet vepruar në koherencë me kohën, rrethanat dhe kërkesat e momentit.

“Gjykata kompetente e bën vlerësimin e veprimtarisë së pa lejuar ose jo, të një subjekti politik, edhe në këtë rast nuk do të duhej me veprime antidemokratike as për të nxituar dhe as pwr t’u vonuar, por duhet vepruar në koherencë me kohën, rrethanat dhe kërkesat e momentit, duke i respektuar të gjitha parimet edhe ligjore edhe demokratike në këtë vend, në mënyrë që në qoftë se veprimet e tilla janë të gjitha elementet e veprimeve të kësaj partie dhe faktet dhe aktet që janë para nesh, janë pasqyruar nga mediat flasin se po ka edhe shkas edhe shkak për të vepruar atëherë duhet, përmes gjykatës kompetente që të veprohet në mënyrë që të veprojë më tutje ose të ndalohet”, tha Baraliu.

Profesori universitar, Mazllum Baraliu, tha se pjesëmarrja e nënkryetarit të Listës serbe, Milan Radojcic si komandues dhe organizues në një grup terroristësh, është veprim kundër rendit kushtetues dhe juridik, derisa shtoi se për këtë duhet të marrin vlerësimin e duhur.

“Unë mendoj që akti i agresionit të atyre njerëzve, sulmuesve të cilët paraqesin akt terrorist klasik dhe invazion dhe agresion, asgjë më pak, të një shteti në mënyrë të organizuar me të gjitha elementet, me të gjitha premisat dhe solidarizimi me ata dhe pjesëmarrja përmes anëtarëve të Listës Serbe dhe ajo është e vërtetuar për shembull me fotografi, fjalë e dokumente. Prania nënkryetarit të Listës Serbe që në fakt është kryetar e mbi kryetar, më i rëndësishëm se kryetari formal janë veprime kundër rendit kushtetues dhe juridik të këtij vendi dhe ato duhet të marrin gjithsesi vlerësimin e duhur. Por, ato e marrin nga institucionet e këtij vendi ne nuk duhet paragjykojmë, por nuk duhet as të vonohemi dhe as të hezitojmë që të ndërmarrim masa për arsye se është cenim flagrant i sovranitetit dhe këtu duhet të ketë masa të caktuara që i vlerëson gjykata kompetente në mënyrë ligjore dhe demokratike”, tha Baraliu.

Tutje, njohësi i çështjeve juridike, Baraliu potencoi se Lista Serbe vetë ka pranua së është pjesë e një akti agresioni terrorist kundër sovranitetit të shtetit dhe sigurisht duhet që duhet t’i pres pasojat.

“Sa i përket Listës Serbe e cila jo vetëm që solidarizohet por thjeshtë e dëshmon vetën edhe përmes nënkryetarit të saj që ka qenë pjesë komanduese dhe organizuese e këtij grupi, sepse ai ishte në rolin e komanduesit aty si duket, atëherë ajo vetvetiu ka involvuar vetën dhe ka pranuar se është pjesë e një akti agresioni terrorist kundër sovranitetit të shtetit dhe sigurisht duhet që t’i pres pasojat. 01:41 Pasojat sipas ligjit për regjistrimin e subjekteve politike, gjegjësisht ligjit për zgjedhjet e përgjithshme sa i përket subjekteve politike kur dëshirojnë që të regjistrohen dhe certifikohen për të marrë pjesë në një proces zgjedhor, në nenin 111/112 parashihen kushtet kur duhet të regjistrohet…02:17 në nenin 14 të ligjit parashihen masat ose sanksionet penale që mund t’i shqiptohen një subjekti politik për shkaqe dhe rrethana të caktuara, që do të duhej të vlerësoheshin nga gjykata. Pra, gjykata është ajo që e bën vlerësimin”, potencoi Baraliu.

Ndërkaq, Lista Serbe ka deklaruar tri ditë zie për vdekjen e tre sulmuesve serbë të cilët u vranë në Banjskë pasi sulmuan Policinë e Kosovës./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Spahiu: Anulimi aktgjykimit të vitit 2014, zgjidhja për dalje nga kriza

Spahiu: Anulimi aktgjykimit të vitit 2014, zgjidhja për dalje nga kriza

Gucati: Haxhiu të njoftojë institucionet e BE-së për veprimet e Speciales

Gucati: Haxhiu të njoftojë institucionet e BE-së për veprimet e Speciales

Dua Lipa bëhet shtetase e Kosovës  

Dua Lipa bëhet shtetase e Kosovës  

Shkodra: Lushtaku duket se nuk ia ka falur Lladrovcit pozicionimin në zgjedhjet në Skenderaj

Shkodra: Lushtaku duket se nuk ia ka falur Lladrovcit pozicionimin në zgjedhjet në Skenderaj

Spahiu: Anulimi aktgjykimit të vitit 2014, zgjidhja për dalje nga kriza

Spahiu: Anulimi aktgjykimit të vitit 2014, zgjidhja për dalje nga kriza

Osmihen firmos për katër vjet me Galatasarayn

Osmihen firmos për katër vjet me Galatasarayn

Gucati: Haxhiu të njoftojë institucionet e BE-së për veprimet e Speciales

Gucati: Haxhiu të njoftojë institucionet e BE-së për veprimet e Speciales

Egnatia e Dinamo kualifikohen, Vllaznia eliminohet

Egnatia e Dinamo kualifikohen, Vllaznia eliminohet

“InfoNata” 31.07.2025

“InfoNata” 31.07.2025

Ballkani kthehet te fitorja, mposht Llapin dhe thellon krizën e tyre

Ballkani barazon në Maltë, avancon tutje

Sllovenia bëhet vendi i parë evropian që ndalon tregtinë e armëve me Izraelin

Sllovenia bëhet vendi i parë evropian që ndalon tregtinë e armëve me Izraelin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X