TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

A mund të përdoren nga Policia e FSK-ja armët e konfiskuara në veri?

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
A mund të përdoren nga Policia e FSK-ja armët e konfiskuara në veri?

Armët dhe mjetet tjera të konfiskuara në Banjskë të Zveçanit, ku nga sulmi i grupit të armatosur që la të vdekur rreshterin Afrim Bunjaku, mund të përdorën për nevoja të organeve të rendit, vlerësojnë njohës të fushës. Për t’u përdorur këto armë, nuk është i nevojshëm përfundimi i epilogut gjyqësor, ndërsa për automjete e blinda, kërkohet përfundim i procesit.

Duke folur për sulmin terrorist të ndodhur të dielën në veri të vendit, ish-koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Afrim Veseli, thotë se mund të përsëritet sërish. Kjo sipas tij do të bëhet deri në përfundim të dialogut me Serbinë.

“Mendoj që edhe në të ardhmen e afërme derisa nuk përfundon marrëveshja me Serbinë, organet e sigurisë së Serbisë pra do të përpiqen që të krijojnë situata të tilla krize në veri të vendit. Ata me çdo kusht do të tentojnë që të mos ketë marrëveshje dhe që pjesa veriore e vendit të shkëputet por ky plan i tyre i kamotshëm nuk do të realizohet duke iu falënderuar organeve tona të rendit dhe mbështetjes të fuqishme që kemi nga bashkësia ndërkombëtare, gjegjësisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-ja”, thotë Veseli.

Duke folur për armatimin e konfiskuar në veri, Veseli i sheh të domosdoshme përdorimin e tyre. Ai këtë e sheh si “dhuratë” nga shteti serb. Këto mjete sipas tij vijnë nga Rashka.

“Kodi i Procedurës Penale i konsideron si prova materiale të këtij grupi terrorist, mirëpo unë shpresoj që gjykata tona ta përfundojë ato dhe ato mjete t’u jepen në shfrytëzim organeve të sigurisë. Shumë do të dëshiroja që ato automjete t’u jepen Policisë sonë, gjegjësisht Njësisë Speciale, ndërsa municioni dhe pajisjet tjera ushtarake t’i jepen FSK-së. Uniformat që i kishin t’u japim djemve të Njësisë Speciale si dhuratë nga shteti serb dhe nëse kanë edhe të tjera le t’i sjellin ne i pranojmë të gjitha. I tërë armatimi është i ushtrisë dhe xhandarmërisë serbe dhe burimin e ka nga Rashka”, tha ai për EO.

Ndërsa avokati Ardian Bajraktari, thotë se për përdorimin e mjeteve luftarake, nuk është i nevojshëm përfundimi i procesit gjyqësor. Thotë se këtë ia lejon Kodi i Procedurës Penale.

“Në bazë të asaj që kemi parë në vendin e ngjarjes janë gjendur dy kategori të mjeteve, të cilat janë përdorur qoftë për kryerjen e veprave penale apo të ngjashme dhe në këtë drejtim janë kategoria e parë, mjete luftarake armë dhe pajisje tjera e të cilat mund të shfrytëzohen nga ana e institucioneve. Këtë e përcakton dispozitat respektive të Kodit të Procedurës Penale, madje këto armë mund të konfiskohen edhe pa pas nevojë të pritet epilogu i procesit gjyqësor, përkatësisht fajësia apo pafajësia e të pandehurve”, thotë Bajraktari, teksa për vetura e autoblinda, kërkohet përfundim i procesit.

“Ndërsa për të tjera mjete, duhet të pritet epilogu përfundimtar i procesit, në mënyrë që pastaj ato të mund të shfrytëzohen nga ana e institucioneve dhe këtë mundësi e mundëson po ashtu dispozitat e Kodit të Procedurës Penale me kërkesë të Prokurorit, të njëjtat mund të jepen në shfrytëzim Qeverisë dhe kjo e fundit vendos në lidhje me destinimin e këtyre mjeteve”, thotë tutje Bajraktari.

Tags: armatimi në veriFSKPolicia e Kosoves
ShareTweet

Postime të ngjashme

Një person humb jetën një person në një aksident në Mitrovicë

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Hamza uron popullin amerikan për Ditën e Falenderimeve

Hamza uron besimtarët myslimanë për fillimin e Ramazanit

Abdixhiku përkujton veprimtarin Aganin: Vrasja e tij nga forcat serbe ishte një plagë e rëndë

Nisja e Ramazanit, Abdixhiku uron besimtarët myslimanë

Një person humb jetën një person në një aksident në Mitrovicë

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Hamza uron popullin amerikan për Ditën e Falenderimeve

Hamza uron besimtarët myslimanë për fillimin e Ramazanit

Liga e Kampionëve: Triller në ndeshjen Brugge – Atletico, Leverkusen bën hap të madh

Liga e Kampionëve: Triller në ndeshjen Brugge – Atletico, Leverkusen bën hap të madh

Wolves i fundit në tabelë, trondit Arsenalin në kohën shtesë

Wolves i fundit në tabelë, trondit Arsenalin në kohën shtesë

Ardon Jashari asiston, por Milani ndalet në barazim

Ardon Jashari asiston, por Milani ndalet në barazim

Emisioni “Info Nata” 18.02.2026

Emisioni “Info Nata” 18.02.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën