TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

A mund të frenohen falimentimet e kompanive gjermane?

by tëvë1
1 vit ago
1
A A
A mund të frenohen falimentimet e kompanive gjermane?

Vitin e kaluar në Gjermani pati pothuajse 22 mijë falimentime. Shoqatat e biznesit po kërkojnë urgjentisht lehtësim. Ndryshe,situata do të përkeqësohet edhe më shumë.

Kompania Meeth në Wittlich në perëndim tëGjermanisë ka fituar besimin e klientëve të saj për gati 40 vjet me dritare dhe korniza dritaresh cilësore. Këtu kanë punuar edhe nëntëdhjetë bashkëpunëtorë, por tani puna ka mbaruar. Ajo shpalli falimendimin dhe tani kompania drejtohet nga administratori i falimentimit dhe avokati Alexander Jüchser. Kompania kërkoi më kot një investitor të ri. Ndërkohë punonjësve u janë dorëzuar dokumentet për ndërprerjen e punës.

“Sektori i ndërtimit është në krizë këtë vit. Për të pestin vit radhazi ka një rënie për shkak të rritjes së çmimeve të punimeve të ndërtimit, mungesës së fuqisë punëtore të kualifikuar dhe numrit më të vogël të lejeve të ndërtimit. E kur ndërtohet më pak, porositen më pak edhe dritare dhe dyer”, përmbledh administratori i falimentimit. Kjo po ndodh në të gjithë Gjermaninë dhe jo vetëm në landin Rheinland Pfalz, ku ndodhet fabrika.

Shumë falimentime, pak kompani të reja

Numri i falimentimeve të kompanive gjermane është në rritje të vazhdueshme prej dy vitesh. Vitin e kaluar kane falimentuar gati 22 mijë kompani, më së shumti që nga viti 2015. Kështu vazhdon edhe këtë vit. Në mars ka pasur 1459, 2% më shumë falimentime se në shkurt, raporton Instituti për Kërkime Ekonomike Leibniz në Halle (IWH).

Numri i falimentimeve nuk ka qenë aq i lartë që nga fundi i krizës financiare në vitin 2009, në të gjitha degët e ekonomisë – nëindustri, ndërtimtari dhe në tregti. Ndërkohë që numri i kompanive që po themelohen është tepër i vogël.

Tobias Wahl është një avokat falimentimi dhe ristrukturimi në firmën ligjore Anchor. 57-vjeçari vepron në Mannheim dhe prej një çerek shekulli është në kërkim të investitorëve pas falimentimit të ndonjë kompanie.

“Për momentin po shohim një rritje të ndjeshme të falimentimeve. Por situata nuk është aq dramatike sa duket në shikim të parë. Në kohën e koronës, shumë kompani nuk kanë punuar por e kanë mbijetuar falë mbështetjes së shtetit. Ajo që po shohim tani është në një farë mënyre manifestim i të së kaluarës”, shpjegon Wahl.

Por Gjermania po përballet edhe me një krizë strukturore. “Ju mund ta shihni këtë, për shembull, me prodhuesit e pjesëve për industrinë e automobilave dhe fabrikat që kërkojnë shumë energji për prodhim, të gjithë janë të prekur fuqishëm. Ndërkohë që në politik dhe treg ka një pasiguri të madhe”, thotë eksperti i falimentimit.

Më pas vijnë edhe çmimet më të larta të lëndëve të para, mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar dhe rritja e kostove të fuqisë punëtore, normat më të larta të interesit të kredive etjerë. “Mendoj se unë dhe kolegët e mi do të kemi shumë punë për të bërë edhe vitin e ardhshëm”, mendon ai.

Zhgënjim me planet e koalicionit të ri

Në fillim të muajit prill, Shoqata Gjermane e Industrisë BDI publikoi një apel të më shumë se 100 shoqatave tregtare drejtuar politikanëve që po zhvillojnë negociatat për një koalicion të ri në Berlin. Pritshmëritë nga marrëveshja e kristiandemokratëve dhe socialdemokratëve ishin të mëdha, por marrëveshja e koalicionit i zhgënjeu.

“Kur bëhet fjalë për taksat, qëllimet e koalicionit janë larg asaj që është e nevojshme. Këtu duhet të përdoret çdo hapësirë ​​për të lehtësuar barrën e kompanive dhe që barra tatimore të bëhet shpejt konkurruese në shkallë ndërkombëtare”, pohon kreu i Shoqatës BönDI.

“Marrëveshja me të drejtë synon një plan ambicioz për të modernizuar si shtetin ashtu edhe administratën shtetërore, por tani duhet të zbatohet me vendosmëri. Në përgjithësi, qeveria gjermane do të matet nëse do ta bëjë shtetin më efikas dhe modern.”

Pas falimentimitdhe rehabilitimit të dështuar vjen puna për Jürgen Philippi. Ai është drejtues i autorizuar i gjykatës në ankand dhe ekspert në procedurat e falimentimit. Edhe ai ka 30 vjet që merret me këtë biznes, por ka përshtypjen se situata po rëndohet.

“Në krizën e 2008-ës dhe menjëherë më pas, situata ishte e keqe por tani është edhe më keqe. Gjithnjë e më shumë sektorë po preken nga kjo gjendje. Unë nuk e kam përjetuar ende një gjë të tillë, në kohën sa punoj këtë punë”, thotë ai.

Falimentimet e shumta

Pothuajse çdo ditë gjykata i ofron atij një çështje të re, por përveç falimentimeve, një frenim të madh ka edhe në ankandet e pajisjeve dhe mbetjeve të kompanive të dështuara. “Gjithashtu, shoh gjithnjë e më shpesh drejtorë të kompanive të cilët nuk kanë më vullnet për të drejtuar kompanitë, edhe atëherë kur ende kanë disa perspektiva në treg. Dëgjoj herë pas here: taksat janë shumë të larta, ka shumë burokraci, mungojnë punëtorët e kualifikuar. “Mua më kanë konsumuar në tërësi, dëgjoj shpesh”, thotë Philippi.

Edhe ai mendon se situata do të jetë edhe më e keqe: “Industria e automobilave dhe sektori i ndërtimit janë goditur më së shumti për momentin. Tani gjendja e keqe po përhapet në sektorë të lidhur me këto industri. Nëse nuk ndërtoj një shtëpi, nuk kam nevojë për pllaka, nuk kam nevojë për çati, nuk kam nevojë për grila, apo për transport, e kështu me radhë. Kriza në një sektor është si domino që shihet në sektorë të tjerë”, thotë ai.

Philippi shprehet i zhgënjyer edhe me planin e koalicionit të ri gjerman: “Nuk kam asnjë shpresë nga ky program, nuk ka reforma themelore apo besim në ekonomi. Kam frikë se kriza do të thellohet edhe më shumë. Me këtë program as koalicioni i ri nuk do të ketë një mandat të plotë.”/DW/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Fitore e bindshme e partisë AfD në Saksoni-Anhalt

Fitore e bindshme e partisë AfD në Saksoni-Anhalt

​Avokati serb: Lojë e dyfishtë e Vuçiqit, Evropës i flet ndryshe – Mlladiqin e nderon me ceremoni shtetërore

​Avokati serb: Lojë e dyfishtë e Vuçiqit, Evropës i flet ndryshe – Mlladiqin e nderon me ceremoni shtetërore

Adidas përballet me thirrje për bojkot pas përfshirjes së ish-ushtarit izraelit në fushatën “Një Këpucë”

Adidas përballet me thirrje për bojkot pas përfshirjes së ish-ushtarit izraelit në fushatën “Një Këpucë”

Kryetarja i GJNP-së zotohet të vazhdojë punën pavarësisht sanksioneve të SHBA-së

Kryetarja i GJNP-së zotohet të vazhdojë punën pavarësisht sanksioneve të SHBA-së

Të “pakapshmit” e shtetit

Fëmija 7-vjeç goditet nga vetura në Ferizaj, shoferi ikë nga vendi i ngjarjes

Kuvendi përtej afatit kushtetues – partitë pa marrëveshje politike

Të mërkurën vazhdon seanca konstituive, mbeten të pasigurta votat për presidentin

Fitore e bindshme e partisë AfD në Saksoni-Anhalt

Fitore e bindshme e partisë AfD në Saksoni-Anhalt

Mos-pagesa për rrezikshmërinë në punë, policët paralajmërojnë protesta

Në 27-vjetorin e themelimit, Policia vlerësohet për përkushtimin dhe garantimin e sigurisë dhe rendit

Rruga e pasigurt drejt Serbisë, shqiptarët që mbeten prapa grilave të shtetit serb

Rruga e pasigurt drejt Serbisë, shqiptarët që mbeten prapa grilave të shtetit serb

Banorët e Sankocit kundërshtojnë lokacionin për groposjen e bagëtive të sëmura në fshatin e tyre

Banorët e Sankocit kundërshtojnë lokacionin për groposjen e bagëtive të sëmura në fshatin e tyre

Shoqatat e dala nga lufta presin aktgjykim lirues të ish-krerëve të UÇK-së

Shoqatat e dala nga lufta presin aktgjykim lirues të ish-krerëve të UÇK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën