TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

A mund të anulohet vendimi për daljen e bizneseve në treg të hapur?

by Doresa Geci
8 muaj ago
1
A A
A mund të anulohet vendimi për daljen e bizneseve në treg të hapur?

Fillimi i muajt qershor do të jetë edhe nisja e një epoke të re për bizneset.

Kjo pasi që nga data 1 e muajit të ardhshëm 1300 biznese  do ta dalin në treg të hapur për blerjen e energjisë elektrike.

Kështu Kompanitë do të kenë mundësinë të zgjedhin vetë furnizuesin e energjisë elektrike.

Por këtë vendim të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë  është duke e  kundërshtuar Oda Ekonomike e Kosovës.

“Arsyeja më e madhe është se nuk është përgatitur tregu nga ana e institucioneve kompetente, nga ZRRE-ja, nga Qeveria, nga gjithë që janë kompetent. Nuk është përgatitur tregu. Të ofrohet ofertë vetëm prej një ofertuese, kjo nuk është treg i lirë. Tregu i lirë do të thotë që ti ke shumë ofertues dhe çmimi i energjisë elektrike e ke me lirë se që e ke pas. Se sa ka qenë serioze përgatitjet e tregut,  tregon fakti që para dy ditëve janë licencuar dy- tre furnizues të ri”, ka thënë Lulëzim Rafuna.

E nëse qeveria nuk reflekton sipas kryetarit të kësaj ode, Lulëzim Rafuna bizneset do të mblidhen përsëri të hënën për të parë se si do të veprohet.

E gjatë ditës Partia Demokratike ka nisur edhe hapat ligjor që të anulohet ky vendim.

“ZRRE ka vepruar pa marrë parasysh reagimet e shoqërisë civile, odave ekonomike dhe organizatave profesionale, dhe pa përmbushur as parakushtet që vetë i kishte përcaktuar për një proces të sigurt dhe të drejtë të liberalizimit të tregut. Ky vendim është marrë në mungesë të një analize të konkurrencës, si dhe pa konsultim me institucionet përgjegjëse, si Autoriteti Kosovar i Konkurrencës dhe Zyra e Ndihmës Shtetërore. Siç ka vërejtur qartë edhe Institucioni i Avokatit të Popullit, ky vendim cenon interesat legjitime të një komuniteti të gjerë ekonomik, duke krijuar kushte për një krizë të re sociale në vendin tonë”, ka përfunduar Abelard Tahiri.

Por a mundet ligjërisht të sfidohet vendimi i ZRRE-së?

“Pa dyshim që mund të sfidohet ligjërisht, mirëpo duhet të kujtojmë që vetëm ka pasur një sfidim nga grupet e interesit respektivisht nga personat që preken direkt nga vendim dhe kemi një vendim të Gjykatës që e ka refuzuar masën e përkoheshme. Është e vështirë që të argumentohen kushtet ligjore për me pezullu një vendim të tillë sepse duhet të kemi të qartë nëse nuk kanë me pagu bizneset respektivisht nëse bizneset nuk kanë me hy në treg të hapur kostos e mos hyrjes do të paguajnë qytetarë”,ka thënë Qëndrim Arifi, jurist.

Megjithëkëtë juristi, Qëndrim Arifi ka një këshillë për të gjitha bizneset.

“Në aspekt juridik unë i kisha sugjeru që duhet të hyjnë patjetër me operatorët të gjithë këta që i kanë plotësuar kërkesat ligjore për të dal në treg të hapur, por i kisha sugjeruar brenda mundësive të lidhin marrëveshje afat shkurtët pasi ideja është pritet që shumë shpejt të hyjnë edhe operatorët tjerë në treg që do të ofrojnë  shërbim, pra energjinë për këto biznese në mënyrë që edhe tregu për ta të jetë më konkurse por do të mund të nxjerrin oferta me të lira”, ka përfunduar Arifi.

Me kërkesë të Zyrës së Rregullatorit për Energji në Kosovë (ZRRE), të gjitha kompanitë me mbi 50 punëtorë ose me qarkullim mbi 10 milionë euro, do të dalin në tregun e hapur të energjisë nga 1 qershori.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Në Zubin Potok u sekuestruan rreth 140 kilogramë eksploziv

Në Zubin Potok u sekuestruan rreth 140 kilogramë eksploziv

Kurti: Kujtesa për Masakrën e Rakovinës është zotim për drejtësi

Kurti: Kujtesa për Masakrën e Rakovinës është zotim për drejtësi

Zhvillohet procesi i verifikimit, KQZ: Ditë më vonë nis numërimi i votave të diasporës

Rinumërohen 1500 vendvotime, procesi përmbyllet në 22 komuna

Prishtina pritet ta përfundojë nesër numërimin e votave

Falsifikim i rezultatit, marrje e dhënie ryshfetit dhe kanosje – veprat penale për të dyshuarit në Prizren

Majlinda Kelmendi e suksesshme edhe si trajnere e xhudos, ia sheh ‘hajrin’ edhe Shqipëria

Majlinda Kelmendi e suksesshme edhe si trajnere e xhudos, ia sheh ‘hajrin’ edhe Shqipëria

Proteston PD , “blindohet” Kryeministria në Tiranë

Proteston PD , “blindohet” Kryeministria në Tiranë

City rikthehet te fitorja, mposht Wolvesin 2:0

City rikthehet te fitorja, mposht Wolvesin 2:0

Në Zubin Potok u sekuestruan rreth 140 kilogramë eksploziv

Në Zubin Potok u sekuestruan rreth 140 kilogramë eksploziv

Turpërohet Presidenti i Lazios, i publikohet telefonata që e përfshin trajnerin Sarri

Turpërohet Presidenti i Lazios, i publikohet telefonata që e përfshin trajnerin Sarri

Kurti: Kujtesa për Masakrën e Rakovinës është zotim për drejtësi

Kurti: Kujtesa për Masakrën e Rakovinës është zotim për drejtësi

Edhe xhudistja Arba Hasanaj fiton të bronztën në Kupën Afrikane

Edhe xhudistja Arba Hasanaj fiton të bronztën në Kupën Afrikane

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën