TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

A mund ta zgjidhë Trump çështjen mes Kosovës dhe Serbisë?

Të dielën përmes një shkrimi në rrjetet sociale, Donald Trump u zotua që do ta zgjidh sërish çështjen mes Kosovës dhe Serbisë. Por, për tu arritur kjo, Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se duhet t’i bëhet trysni Beogradit që të zbatojë Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve.

by Fidan Zejnullahu
9 muaj ago
9
A A
Trump: Do ta zgjidhi sërish çështjen mes Kosovës dhe Serbisë

Të dielën, shkroi në rrjetin e tij social.

Mes një postimi të gjatë për temat më të nxehta në botë, presidenti amerikan, Donald Trump, përmendi edhe Kosovën.

Këtu Trump u zotua, që çështjen mes Kosovës dhe Serbisë, sipas tij, do ta zgjidh sërish.

Por, që kjo të arrihet, sipas kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit, duhet t’i bëhet trysni Beogradit derisa ka mirëpritur angazhimin e SHBA-së.

“Ne kemi një marrëveshje bazike me Serbinë, e cila po shkelet nga Serbia dhe natyrisht që për të normalizuar marrëdhëniet mes dy vendeve tona është e domosdoshme që ata pikë së pari t’ua dorëzojnë autoriteteve të shtetit tonë, Milan Radojçiqin, kryekriminelin i cili na vrau rreshterin policor, heroin e Kosovës, Afrim Bunjaku. Më pastaj, të pranojnë të nënshkruajnë marrëveshjen bazike me aneksin e zbatimit dhe njëkohësisht ta tërheqin letrën nga dhjetori i vitit 2023, kur ish-kryeministrja Bernabiq pati thënë që nuk respekton integritetin territorial të Kosovës”, u shpreh Kurti.

E sinjal për Kosovën deklarimin e Trump, po e vlerësojnë njohësit e politikës në vend.

“Çfarëdo që të jetë, qoftë lloj marrëveshje apo angazhim shtesë, për Kosovën duhet parë si mundësi e rritjes së zotimeve të SHBA-ve, por ky është edhe një sinjal që Kosova duhet të përshpejtojë procedurat e krijimit të institucioneve sepse kemi hyrë në një fazë ku është vështirë të flasim për një mobilizim të vendit për politikën e jashtme, kur ende s’kemi kuvend, e mos të flasim edhe për qeverinë”, shprehet politologu Avdi Smajljaj.

Ndërsa në Shoqatën “Miqtë e Amerikës” thonë se momentumi në botë, nuk e favorizon Kosovën.

“Për mua sa ka qenë befasuese në kuptim pozitiv, ka qenë edhe shumë shqetësuese sepse ky është sinjali që tregon se rrjedhat politike nuk janë të favorshme për momentin në aspektin ushtarak për çështjen e Kosovës. Rusia nuk po rri kot. 3:00 Mendoj që është shumë i gatshëm t’i kthehet Kosovës dhe ta përfundoj këtë mision, sepse është i vetëdijshëm se nëse i hapet edhe një front i luftës mes Kosovës dhe Serbisë, ku aty është edhe Rusia, atëherë do të jetë shumë problematike çështja e Ballkanit, Evropës, por edhe ajo globale”, ka thënë Agim Rexhepi.

Ndryshe, gjatë mandatit të parë të Trump, Kosova dhe Serbia, nënshkruan një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Gojnovci: Nëse s’ka marrëveshje për presidentin, vendi mund të shkojë në zgjedhje

Gojnovci: Nëse s’ka marrëveshje për presidentin, vendi mund të shkojë në zgjedhje

Pse Kurti nuk e ftoi Haradinajn në takim për çështjen e presidentit?- Pantina: Kurti nuk ka interes për gjashtë votat e AAK-së

Pse Kurti nuk e ftoi Haradinajn në takim për çështjen e presidentit?- Pantina: Kurti nuk ka interes për gjashtë votat e AAK-së

Pozhari: Osmani mund të bashkojë LDK-në dhe LVV-në për presidentin

Pozhari: Osmani mund të bashkojë LDK-në dhe LVV-në për presidentin

Thirrje për sulm ndaj “Bondsteel”, KFOR: S’ka ndryshime në qëndrimin e sigurisë në Kosovë

Thirrje për sulm ndaj “Bondsteel”, KFOR: S’ka ndryshime në qëndrimin e sigurisë në Kosovë

Gojnovci: Nëse s’ka marrëveshje për presidentin, vendi mund të shkojë në zgjedhje

Gojnovci: Nëse s’ka marrëveshje për presidentin, vendi mund të shkojë në zgjedhje

Liverpooli humb nga Wolvesi

Liverpooli humb nga Wolvesi

Barça fiton, Atletico kalon në finale

Barça fiton, Atletico kalon në finale

“Info Nata”- 03.03.2026

“Info Nata”- 03.03.2026

Como barazon në ndeshjen e parë me Interin

Como barazon në ndeshjen e parë me Interin

Pse Kurti nuk e ftoi Haradinajn në takim për çështjen e presidentit?- Pantina: Kurti nuk ka interes për gjashtë votat e AAK-së

Pse Kurti nuk e ftoi Haradinajn në takim për çështjen e presidentit?- Pantina: Kurti nuk ka interes për gjashtë votat e AAK-së

Sunderlandi i Xhakës u kthehet fitoreve

Sunderlandi i Xhakës u kthehet fitoreve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën