TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

A kishte bojkotim të marketeve të hënën në Kosovë?

by tëvë1
9 muaj ago
38
A A
QEVERIA QËNDRON INDIFERENTE, EKSPERTËT I KËRKOJNË TË MARRË MASA  

Disa qytetarë i janë bashkuar iniciativës për bojkotimin e supermarketeve si rrjedhojë e rritjes së vazhdueshme të çmimeve.

Ata e përkrahin këtë iniciativë, duke theksuar se shteti duhet të ndërmarrë masa për të ndaluar këtë dukuri.

Iniciativa ka marrë mbështetje në rrjete sociale, ku është formuar një grup i qytetarëve që kanë bërë thirrje për bojkotin, i cili ka fituar mbështetje nga më shumë se 6 mijë qytetarë, ndërsa mbi 200 mijë të tjerë janë informuar për të, raporton KosovaPress.

Xhevat Kastrati, një nga themeluesit e iniciativës, tha sot se ka pasur raportime nga qytetarë të shumtë që kjo nismë po respektohet, por gjithashtu përmendi se ka individë që nuk janë të informuar për bojkotin për shkak të zgjedhjeve.

Një iniciativë e tillë fillimisht u mor në disa vende të rajonit, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Qytetarët në Kosovë ankohen për çmime të larta dhe manipulime me çmime në disa supermarkete.

Qytetari Nexhmedin Llapashtica i cili mbështet këtë nismë, thotë se bojkotet nuk janë mjaftueshëm, dhe se duhet një reagim më i madh i popullit.

“Jo bojkot, por duhet të ngritët populli, dhe të qohen në ‘luftë’ qytetarët për këtë gjendje që po e shohim. Ka tri palë çmime të ndryshime në markete, për të njëjtin artikull. Qytetarët duhet të vetëdijesohen…Patjetër se do ta përkrah këtë nismë, dhe mendoj se shteti është fajtor, nuk po i përcjellë këto…Kam qenë në dijeni për nismë”, thotë Llapashtica.

Se çmimet janë tejet të larta dhe kjo nismë duhet të mbështetet nga të gjithë e thotë edhe qytetari, Refik Ramaj.

“Do ta zbatoj, nismë e mirë, dhe uroj të shkoj mirë…Do ta bojkotoj dhe nuk do të dalë…Çmimet janë shumë të larta, disa tepër të larta”, thotë Ramaj.

Në anën tjetër edhe qytetarja, Sevdije Hoti thotë se kjo nismë është me vend, pasi siç thotë ajo, çmimet janë të larta.

“Kam dëgjuar, më kanë dhënë këtë informacion dhe nuk jam dalë…Kjo është nismë me vend, çmimet janë të larta”, thotë Hoti.

Mirëpo, kjo nismë nuk do të përfundojë me sot, pasi sipas themelueseve të iniciativës, do të vazhdojë edhe në data tjera.

Themeluesi i iniciativës, Xhevat Kastrati, thotë se për datën tjetër do të jenë më të organizuar për të njoftuar në masë më të madhe të qytetarëve.

“Kemi raportime të shumta prej qytetarëve në grupin tonë në Faceobook, disa thonë që ka njerëz, por disa të tjerë thonë se nuk janë duke blere njerëzit në masë të madhe si zakonisht. Tash kemi mbi 6 mijë anëtar në Facebook dhe së paku këta do të respektojnë iniciativën. Gjithashtu në instagramin kemi arritje mbi 200 mijë njerëz përmes zotimeve tona dhe mijëra shpërndarje. Po besoj që kemi arrit sado pak të ndikojmë tek ata që mos të blejnë sot…Në bazë të shikimeve mbi 200 mijë qytetarë të Kosovës janë të informuar. Edhe zgjedhjet kanë ndikuar që mos me pas shumë përkraha iniciativa pra data parë. Por, do të vazhdojmë me iniciativa, data tjera”, thotë Kastrati.

Ditë më parë, edhe kryetari i shoqatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku ka përkrahur iniciativën, duke theksuar se epoka e mashtrimeve dhe çmimeve spekulative ka mbaruar. Ai për KosovaPress kishte thënë se, çmimet në Kosovë janë të kurdisura dhe duhet të jenë më të ulëta se në vendet e origjinës, duke shtuar se Kosova ka nevojë për përfaqësues tregtarë që do të monitoronin ecurinë e eksporteve dhe importeve.

Kujtojmë se të zemëruar nga rritja e vazhdueshme e çmimeve, qytetarë të disa vendeve të Ballkanit Perëndimor në fund të janarit u ftuan t’i bojkotojnë blerjet në disa dyqane të mëdha ushqimore.

Tags: bojkotimarketet
Share5Tweet3

Postime të ngjashme

Abdixhiku refuzon dorëheqjen e Xhafer Gashit

Abdixhiku refuzon dorëheqjen e Xhafer Gashit

Behrami: LVV të heqë dorë nga Haxhiu, brenda grupit kanë shumë figura konsensuale

Behrami: Në Mitrovicë të Jugut janë gjetur fletëvotime me numra serikë të çrregullt

Vishi: Qytetarët besuan në programin që plotëson kërkesat e tyre

Vishi: Qytetarët besuan në programin që plotëson kërkesat e tyre

 LVV “thyen” bastionin e LDK-së

 LVV “thyen” bastionin e LDK-së

Abdixhiku refuzon dorëheqjen e Xhafer Gashit

Abdixhiku refuzon dorëheqjen e Xhafer Gashit

Shqipëria i bashkohet Fondacionit të Aleatëve të Izraelit

Shqipëria i bashkohet Fondacionit të Aleatëve të Izraelit

Behrami: LVV të heqë dorë nga Haxhiu, brenda grupit kanë shumë figura konsensuale

Behrami: Në Mitrovicë të Jugut janë gjetur fletëvotime me numra serikë të çrregullt

Vishi: Qytetarët besuan në programin që plotëson kërkesat e tyre

Vishi: Qytetarët besuan në programin që plotëson kërkesat e tyre

Luftimet në Sudan detyrojnë 2,000 persona të zhvendosen brenda dy ditësh

Luftimet në Sudan detyrojnë 2,000 persona të zhvendosen brenda dy ditësh

 LVV “thyen” bastionin e LDK-së

 LVV “thyen” bastionin e LDK-së

Presidenti sirian nis takimin me presidentin amerikan në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti sirian nis takimin me presidentin amerikan në Shtëpinë e Bardhë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën