TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

A janë të nevojshme 16 komisione parlamentare?

Kuvendi i Kosovës ka miratuar 16 komisione parlamentare të cilat pritet të mbikëqyrin punën e Qeverisë së Kosovës. Ky numër sipas profesorit Mazllum Baraliu është i panevojshëm pasi do t’i kushtojë edhe buxhetit të shtetit. Por njëjtë nuk mendojnë edhe nga Instituti Kosovar për Drejtësi.

by Doresa Geci
3 javë ago
1 0
A A

16 komisione parlamentare pritet të mbikëqyrin punën e Qeverisë së sapoformuar.

Ky numër i tyre u miratua nga ligjvënësit mbrëmjen e së enjtes.

Mirëpo një nga deputetët e kësaj legjislature, doli të jetë i pakënaqur me këtë vendim.

 “Kjo vetëm sa e humb rëndësinë e mbikëqyrjes parlamentare. Ne kuptojmë se ka një qeveri më të madhe, sigurisht se ka kosto më të madhe, por mos na bartni këtë edhe te ne në Kuvend. Ndarja e disa komisioneve ishte tepër qesharake”, tha deputeti i LDK-së, Armend Zemaj.

Që ky numër nuk është i nevojshëm e thotë edhe profesori universitar, Mazllum Baraliu.

“Rritja e numrit të komisioneve vetvetiu nuk do të thotë cilësi për ministri dhe nuk do të thotë në kuptimin që janë më shumë komisione do të ketë më shumë rezultate. Mbikëqyrja parlamentare të cilën duhet të bërë dhe bëhet, sipas kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit, mund të bëhej me komisione numerikisht  me pak, me funksionale dhe me efektive. Jo çdo herë, fatkeqësisht, puna e tyre në të kaluarën ka dëshmuar si e suksesshme”, tha Baraliu.

Në anën tjetër, këto Komisione po i shohin të mjaftueshme nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

“Praktika parlamentare, kërkon që numri i Komisioneve Parlamentare me reflektu edhe në përbërjen e qeverisë, pra në mënyrë që kontrolli parlamentar të mbulojnë secilën ministri të caktuar. Numri i komisioneve  mund të dukët i madh por këto komisione janë të mjaftueshme, në mënyrë që të arrihet mbikëqyrja parlamentare veçanërisht në zbatim të ligjeve të caktuar”, tha Naim Jakaj nga IKD.

E përveç pagesës si deputet, anëtarët e këtyre komisioneve do të marrin edhe pagesa shtesë.

Prandaj sipas Baraliut kjo do t;i kushtojë buxhetit të shtetit.

“Ajo çfarë dihet është se ka kosto dhe shkakton kosto është fakti komisioni dhe anëtarët e saj paguhen për seancat e komisionet veçanërisht pra mëditje të veçanta… dhe kanë kosto relativisht të lartë dhe të panevojshme”, tha ai.

Në legjislaturën e tetë, Kuvendi i Kosovës kishte 14 komisione parlamentare.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Maloku: Vendi drejt zgjedhje të reja, këtë vullnet e ka subjekti më i madh

Maloku: Vendi drejt zgjedhje të reja, këtë vullnet e ka subjekti më i madh

Vllasi: Kurti u tregua manipulues i pashembullt

Vllasi: Kurti u tregua manipulues i pashembullt

Bugaqku: Nëse brenda 60 ditëve nuk zgjidhet presidenti, vendi shkon në zgjedhje

Bugaqku: Nëse brenda 60 ditëve nuk zgjidhet presidenti, vendi shkon në zgjedhje

Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë

Haxhiu i kërkon Gjyktës Kushtetuese ta pezullojë afatin kushtetues për zgjedhjen e presidentit

Nagavci: Opozita ka tendencë ta dërgojë vendin në zgjedhje

Nagavci: Opozita ka tendencë ta dërgojë vendin në zgjedhje

“InfoNata” 05.03.2026

“InfoNata” 05.03.2026

S’ka kuorum për votimin e presidentit

S’ka kuorum për votimin e presidentit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën