TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

A janë alarmuese shifrat e trafikimit me njerëz?

Ne Kosovë për gjatë shtatë muajve të parë të vitit janë arrestuar shtatë persona, nën dyshimin për veprën penale “Trafikim me njerëz”. Për këto vepra penale, ekspertë ligjorë vlerësojnë se gjykatat po shqiptojnë dënime të ulta.

by Fëllënza Krasniqi
6 muaj ago
0 0
A A

Një person është arrestuar të enjten nën dyshimin për veprën penale “Trafikim me njerëz”.

Kjo dukuri vazhdon të jetë prezente në qytete të ndryshme të Kosovës.

Kjo  meqë sipas statistikave të Policisë, vetëm gjatë periudhës janar-gusht 2025 janë evidentuar  shtatë raste ‘trafikimi me njerëz’ dhe 19 raste ‘mundësimi ose detyrimi në prostitucion’.

“Gjatë periudhës janar-gusht 2025 janë evidentuar  7 raste ‘trafikimi me njerëz’ dhe 19 raste ‘mundësimi ose detyrimi në prostitucion’. Kurse gjatë vitit 2024 janë evidentuar 8 raste ‘trafikim me njerëz’ dhe 27 raste ‘mundësimi ose detyrimi në prostitucion’”, thuhet nga Policia e Kosovës.

E ish- koloneli Refki Morina, tregon se kjo është formë e krimit të organizuar e që bëhet me qëllime përfituese.

“Kjo te trafikuesit është fitimprurëse se personat e tillë që trafikojnë janë persona të cilët në një mënyrë vijnë nga shtet që janë të rrezikuara : jeta, shëndeti i tyre, në aspektin fetar, në aspektin politikë dhe i shfrytëzojnë viktimat e tilla duke i kaluar nga një shtet në një tjetër dhe këto lidhshmëri bëhen në vendet ballkanike, si: Kosova dhe Maqedonia që mund të barten he kanë përfitime të ndryshme të parave e pasurisë. Kemi strategjinë mbi luftimin e  qenieve njerëzor trafikimin. Kjo strategji parasheh mekanizmat e tërësishëm të luftimit edhe në aspektin e sigurisë, shëndetësisë”, shprehet Morina .

Se kjo vepër penale ka sanksione të ashpra e thotë edhe avokati Anton Nrecaj.

Por që sipas tij sistemi gjyqësor lë për të dëshiruar në shqiptimin e dënimeve në të tilla raste.

“Dënimi minimal me burgim është 5 deri në 12 vite burgim për rastin që po flasim, por Kodi Penal jep hapësirën edhe të shqimit me gjobë e që dënimi max është deri në 500 mijë euro. Por në qoftë se i referohemi Kodit Penal dhe praktikave gjyqësorë lë për të dëshiruar sepse nuk kemi shqiptimin e dënime adekuatë sa i përket çështjes së trafikimit të qenieve njerëzore”, thotë Nrecaj.

Në rrethana të tilla, viktimat e trafikimit mbështeten nga institucionet.

“Korniza jonë ligjore  është e harmonizuar sepse viktimat e trafikimit me qenie njerëzore kanë mbështetje nga shteti qoftë në aspektin e përfaqësimit në gjykatë, qoftë në aspektin e kompensimit të dëmit si viktimë dhe mbrojtës së tyre si viktimë  edhe integrimit  nëse është viktimë brenda territorit të Republikës së Kosovës apo është shtetase e Kosovës. Ndërsa, për ato viktima që vijnë nga vendet jashtë territorit të Kosovës i mundohet riatdhesimi”, thotë Nrecaj.

Sipas të njëjtit, dënimi ndaj një vepre të tillë penale, dallon gjithashtu edhe në qoftëse viktimat janë të mitur.

 

 

 

 

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Të paktën 33 izraelitë u plagosën në një sulm iranian në qytetin e Aradit

Të paktën 33 izraelitë u plagosën në një sulm iranian në qytetin e Aradit

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Vdes në spital gruaja që ra nga ura në Gjakovë

Shqipëria hapi negociatat, cilët janë hapat për anëtarësim

Kosova pa fonde, në pritje pas aplikimit për rreth 7%

“Lufta” me IA, ekspertët: Mos besoni çdo gjë

“Lufta” me IA, ekspertët: Mos besoni çdo gjë

Të paktën 33 izraelitë u plagosën në një sulm iranian në qytetin e Aradit

Të paktën 33 izraelitë u plagosën në një sulm iranian në qytetin e Aradit

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

Trump: SHBA, shumë afër përmbushjes së objektivave në Iran

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Vdes në spital gruaja që ra nga ura në Gjakovë

Shqipëria hapi negociatat, cilët janë hapat për anëtarësim

Kosova pa fonde, në pritje pas aplikimit për rreth 7%

“Lufta” me IA, ekspertët: Mos besoni çdo gjë

“Lufta” me IA, ekspertët: Mos besoni çdo gjë

Shkolla “Emin Duraku” mbetet pa dy mësimdhënës

Raporti i sigurisë, kjo është shkolla ndër më të sigurta në kryeqytet

Çmimi i naftës arriti sot në 1.67 cent për litër, qytetarët thonë se është e papërballueshme

Çmimi i naftës arriti sot në 1.67 cent për litër, qytetarët thonë se është e papërballueshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën