TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

A i ka Kurti të gjitha votat e komunitetit joserb?

Partitë jo-shumicë të Kuvendit të Kosovës, janë të ndara nëse do ta votojnë qeverinë Kurti 3. Disa nga to presin që Albin Kurti t’ua plotësoj disa kërkesa, në mënyrë që t’i ketë votat e tyre.

by Venhar Isufi
2 vjet ago
2 0
A A

Për t’i siguruar votat e nevojshme për qeverinë e re, kryeministri Albin Kurti duket e do të ketë shumë punë, për t’i bindur të gjithë deputetët e komuniteteve jo-shumicë.

Pothuajse gjysma e këtyre dhjetë deputetëve, kanë kërkesa të veçanta për Kurtin.

Në të kundërtën, nuk ia kanë premtuar votën.

Deputeti i partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, thotë se ende nuk kanë një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Akoma nuk kemi propozim për kryetar të Parlamentit… Jam deputet i Kuvendit të Kosovës. Absolutisht për sepse jemi për të ndërtuar institucione e pastaj shohim çfarë bëjmë. Si PLE nuk ka rëndësi emri për kryetar të Kuvendit. Me rëndësi ndërtimi i institucioneve”, ka thënë Berisha.

Ndryshe nga Berisha, Kurti ia ka përmbushur një kërkesë ministrit në detyrë, Nenad Rashiq.

Kryetari i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, thotë se komuniteti serb do të jetë i përfaqësuar në qeverinë e re.

“Kam pas takim që është normal, besoj se një ministër të takohet me kryeministrin dhe kemi biseduar, unë do të votoj, sepse konsideroj që një përfaqësim më adekuat në këtë moment është që partia më e madhe shqiptare në Kosovë që mund të udhëheq qoftë në aspektet e Kuvendit, po ashtu në aspektin qeveritar”, shprehet Rashiq.

E zëvendëskryeministrja në detyrë, Emilja Rexhepi, ka konfirmuar se do ta mbështesë votimin e qeverisë e cila sipas saj do të drejtohet nga Albin Kurti, pavarësisht se nuk ka marrë ndonjë ofertë për të qenë ministre edhe një mandat.

“Patjetër që do e votoj qeverinë, ne jemi pjesë e qeverisë veç unë nuk e kam marrë atë ofertën që të jem ministre, kthehem në parlamentar por jemi pjesë 3 Qeverisë. Kryeministri vendos kush prej boshnjakëve do të marrë postin e ministrit. Dikush prej boshnjakëve duhet me qenë, unë nuk jam kundër, këtë e vendos kryeministri”, ka thënë ajo.

Ndërkaq, gjatë ditës është raportuar se Duda Balje ia ka kërkuar një ministri kryeministrit në detyrë Kurti, për tu bërë pjesë e koalicionit.

E një ditë para seancës konstituive, Elbert Krasniqi kryetar i partisë IRDK ka deklaruar se janë 7 deputetë që do ta votojnë qeverinë Kurti 3.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare, në rend dite marrëveshjet ndërkombëtare dhe çështjet e shëndetësisë

Kuvendi i Kosovës mban dy seanca plenare, në rend dite edhe Ligji për Gjykatën Speciale

Nëntori vjen me shi, parashikimi i motit për të dielën

Paralajmërime për erëra të forta në Kosovë, IHK dhe institucionet apelojnë për kujdes – këto janë rekomandimet

Kosova ndër pesë vendet e para në Evropë për ligj dhe rend, sipas Gallup-it

Kosova ndër pesë vendet e para në Evropë për ligj dhe rend, sipas Gallup-it

Spahiu: Me Ligjin për Specialen, PDK po dëshiron ta “ngulë” edhe Albin Kurtin

Spahiu: Me Ligjin për Specialen, PDK po dëshiron ta “ngulë” edhe Albin Kurtin

Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare, në rend dite marrëveshjet ndërkombëtare dhe çështjet e shëndetësisë

Kuvendi i Kosovës mban dy seanca plenare, në rend dite edhe Ligji për Gjykatën Speciale

Nëntori vjen me shi, parashikimi i motit për të dielën

Paralajmërime për erëra të forta në Kosovë, IHK dhe institucionet apelojnë për kujdes – këto janë rekomandimet

SHBA dhe Venezuela nënshkruajnë marrëveshje për rikthimin e bashkëpunimit ushtarak

SHBA dhe Venezuela nënshkruajnë marrëveshje për rikthimin e bashkëpunimit ushtarak

Kremlini për takimin Trump-Putin: Ukraina ishte tema kryesore e diskutimit

Kremlini për takimin Trump-Putin: Ukraina ishte tema kryesore e diskutimit

Trump takohet me Xi Jinping pas takimit me Putinin

Trump takohet me Xi Jinping pas takimit me Putinin

Çfarë pritet nga takimi i Trumpit me Putinin dhe Xi-në

Çfarë pritet nga takimi i Trumpit me Putinin dhe Xi-në

Trumpi e quan Putinin “mik” gjatë takimit dypalësh në Kinë

Trumpi e quan Putinin “mik” gjatë takimit dypalësh në Kinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën