TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

A i dha Gjykata Kushtetuese një ‘armë’ të re Listës Serbe? – Flet Kim Mehmeti

by teve1
4 muaj ago
1
A A
A i dha Gjykata Kushtetuese një ‘armë’ të re Listës Serbe? – Flet Kim Mehmeti

Publicisti Kim Mehmeti ka vlerësuar se me aktgjykimin e fundit, Gjykata Kushtetuese i ka dhënë edhe një mundësi Listës Serbe për ta kontrolluar Kosovën.

Ai ka theksuar se për vite me rradhë, politikat serbe në Kosovë kanë pasur synim t’ia harxhojnë kohën Kosovës dhe të dëshmojnë se ajo nuk ka bërthamë të fortë shtetformuese.

Sipas Mehmetit, vendimet e Kushtetueses nuk kanë sjellë qartësi, por vetëm kanë “dendësuar mjegullën” dhe e kanë bërë më të vështirë të shihet e vërteta.

“Kam përshtypjen se Gjykata Kushtetuese e lexon Kushtetutën sikur të ishte roman, sepse nuk thirret në afate të qarta, për shembull, nuk e sqaron çfarë ndodh nëse brenda atij afati nuk realizohet ajo që duhet të realizohet, por thotë vetëm: prisni 12 ditë. Si një qytetar i zakonshëm, më lind pyetja: a do të thotë kjo që ne duhet të lejojmë Listën Serbe të kontrollojë Kosovën? Sepse ajo të kushtëzon, të bllokon, nuk të lejon të ecësh përpara, të mban në vend dhe ky ka qenë gjithmonë qëllimi i Beogradit: t’ia harxhojë kohën Kosovës. Dhe në këtë drejtim, ata kanë qenë shumë të suksesshëm, me barrikadat, me këtë e me atë. Tani, me këtë vendim, edhe Gjykata Kushtetuese ua dha një mundësi tjetër. U tha: ‘Ja, urdhëroni vëllezër, derisa të mos e kandidoni kandidatin tuaj dhe derisa të mos zgjidhet ai, Kosova nuk ka parlament.’ Për mua, kjo është domethënia e këtij aktgjykimi”, ka deklaruar Mehmeti në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin e plotë lidhur me çështjen e seancës konstituive, pas ankesës së paraqitur nga Lista Serbe për moszgjedhjen e një nënkryetari nga komuniteti serb.

Në aktgjykimin e saj, Gjykata ka konstatuar se Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar në mënyrë të plotë, për shkak të moszgjedhjes së një nënkryetari nga radhët e komunitetit serb, siç kërkohet me Kushtetutë.

Megjithatë, Gjykata ka vlerësuar se procedura e ndjekur deri më tani, përfshirë votimin e ndarë dhe jo në pako të kandidatëve për nënkryetarë nga komunitetet joshumicë, nuk përbën shkelje kushtetuese.

Sipas saj, deputetët kanë të drejtë të vendosin lirisht për mënyrën e votimit, qoftë të votojnë në pako apo veçmas për secilin kandidat.

“Gjykata rikujton se nga dispozitat kushtetuese, të Rregullores së Kuvendit dhe praktika gjyqësore e Gjykatës nuk rezulton ndonjë obligim i deputetëve për votimin në pako të nënkryetarëve të Kuvendit, qofshin ata që propozohen nga 3 (tre) grupet më të mëdha parlamentare apo komunitetet që nuk janë shumicë. Në këtë kontekst, duke qenë se votimi në pako nuk është shprehimisht i përcaktuar në Kushtetutë, i njëjti mund të realizohet nëse ka dakordim në mes të grupeve parlamentare apo deputetëve. Bazuar në praktikën parlamentare për zgjedhjen e nënkryetarëve nga radhët e deputetëve të komuniteteve që nuk janë shumicë që nga viti 2011, nënkryetarët nga radhët e deputetëve të komuniteteve që nuk janë shumicë, janë votuar dhe zgjedhur në pako. Kësisoj, Gjykata vlerëson që një procedurë e tillë e votimit mbetet në vullnetin e deputetëve dhe grupeve parlamentare me kushtin që të realizohet zgjedhja e anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit”, është thënë në vendimin e plotë.

Aktgjykimi i publikuar të mërkurën i obligon deputetët që të zgjedhin një nënkryetar nga komuniteti serb brenda 12 ditësh./teve1.info./

Tags: Gjykata KushtetueseKim MehmetiKosovaLista Serbe
ShareTweet

Postime të ngjashme

A mund të prishet koalicioni VLEN? – flet Kim Mehmeti

A mund të prishet koalicioni VLEN? – flet Kim Mehmeti

Mehmeti: Nëse nuk zgjidhet Osmani, presidenti i ri duhet të jetë nga familja Jashari

Mehmeti: Nëse nuk zgjidhet Osmani, presidenti i ri duhet të jetë nga familja Jashari

“Është idiotësi” – Kim Mehmeti për vendimin e prokurorisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

“Është idiotësi” – Kim Mehmeti për vendimin e prokurorisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Shembet dheu në një vendpunishte në Velani të Prishtinës

Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë

Trepça e dominon basketbollin, fiton Kupën e Kosovës për herë të pestë rresht

Kurti takohet me ambasadorin francez, Olivier Guérot

Kurti takohet me ambasadorin francez, Olivier Guérot

“Këndi i Kimit”- 18.02.2026

“Këndi i Kimit”- 18.02.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën