TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

A është i sigurt dhe i shëndetshëm zbardhimi i dhëmbëve?

by teve1
3 muaj ago
0
A A
A është i sigurt dhe i shëndetshëm zbardhimi i dhëmbëve?

Goja dhe dhëmbët e bukur janë padyshim një nga sekretet e një pamje dhe buzëqeshje po ashtu të bukur.

Megjithatë ndodh jo rrallë herë që përgjatë përditshmërisë, dhëmbët shpesh të humbasin ngjyrën e tyre të bardhe e të shndritshme.

Kjo për shkak të ushqimeve, pijeve apo për një sërë arsyesh të tjera që mun dtë lidhen edhe me gjenetikën apo sëmundje.

Zgjidhja për këtë është trajtimi i dhëmbëve dhe zbardhja e tyre sa në kushtet e shtëpisë ashtu edhe tek dentisti.

Rezultati përfundimtar ndodh që të jetë i kënaqshëm, por a e dini se si ndikon kjo në shëndetin afatgjatë të dhëmbëve tuaj?

Çfarë është zbardhja e dhëmbëve

Zbardhimi i dhëmbëve mund të bëhet në disa mënyra, duke filluar që nga ai profesionali që kryeht tek dentist deri tek metodat më popullore natyrale.

Metoda më e shpejtë dhe efikase është ajo e zbardhjes tek dntisti me solucione dhe aparatura të posaçme.

Është më efikase pasi ndryshimin mund ta shikoni menjëherë më pas që në senacat e para dhe me gjasë do të zgjasë më shumë në krahasim me metodat natyrale.

Për njerëzit që kanë një ngjyrim mesatar e gjithë procedura mun dtë mbarojë në vetëm një orë dhe dhëmbët e tyre të jenë të bardhë e të shkëlqyeshëm si të rinj.

Dhëmbët zbardhen me hidrogjen peroksidi i cili konsidoret si i shëndetshëm për përdorim nga ekspertët. Megjithatë kjo nuk është gjithçka që duhet të dini për këtë mënyrë zbardhje.

A ka efekte anësore

Siç edhe shpjeguam më lartë, kjo metodë konsiderohet si e sigurtë për t’u përdorur nga stomatologët dhe mjekët.

Gjithsesi nëse i nënshtroheni një procedure të tillë, duhet të kini parasysh se mund të ketë efekte anësore mbi ju.

Së pari dhëmbët tuaj do të bëhen më të ndjeshëm ndaj faktorëve të jashtëm, përfshirë këtu edhe ushqimin. Këtë ndryshim të dhëmbëve tuaj, do ta ndjeni menjëherë pas sencave të para, por në shumicën e rasteve mjekët shpjegojnë se kjo ndjesi kalon.

Ekspertët shpjegojnë se me gjasë do të keni ndjesi të shtuara të të ftohtit dhe të ngrohtit teksa konsumoni ushqime.

Nëse keni probleme të tilla pas zbardhimit profesional, dentisti mund t’ju sugjerojë të përdorni kalium nitrati apo xhel me flour.

Së dyti mishrat e dhëmbëve tuaj mund të irritohen pas këtij procesi. Kjo mund të ndodhë për shkak të kontaktit të produktit zbardhues me mishrat.

Pra nëse jeni një person që vuani nga mishrat e dhëmbëve, zbardhimi i dhëmbëve mund të mos jetë për ju.

Po ashtu mund të ndjeni mpirje të dhëmbëve, inflamacion apo irritim. Ky proces sipas dentistëve, kryhet vetëm në dhëmbë natyralë dhe jo më shumë se 1-2 herë përgjatë vitit, pasi mund të shkaktojë efekte anësore të vazhdurshme.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Çfarë tregon për shëndetin e folura në gjumë?

Si të përshpejtoni metabolizmin edhe kur flini: 5 këshilla praktike

150 minuta ushtrime në javë e mbajnë trurin më të ri

150 minuta ushtrime në javë e mbajnë trurin më të ri

​Dita Ndërkombëtare e Epilepsisë

​Dita Ndërkombëtare e Epilepsisë

Ushtrimet fizike nuk forcojnë vetëm muskujt, ato ndryshojnë edhe trurin

Ushtrimet fizike nuk forcojnë vetëm muskujt, ato ndryshojnë edhe trurin

Syla: Deklarata e Ramës për Osmanin është e kurdisur dhe e papranueshme

Syla: Deklarata e Ramës për Osmanin është e kurdisur dhe e papranueshme

Ish-këshilltari i Thaçit, Syla: LDK-së i konvenon dënimi i Thaçit, Abdixhikut dhe Kurtit nuk iu prish punë

Ish-këshilltari i Thaçit, Syla: LDK-së i konvenon dënimi i Thaçit, Abdixhikut dhe Kurtit nuk iu prish punë

Emisioni “Info Nata” 16.02.2026

Emisioni “Info Nata” 16.02.2026

Vuçiq në Moskë për paradën, reagon Presidenca e Kosovës

Osmani pranon urime nga liderë botërorë për përvjetorin e Pavarësisë

ATK verifikon aktivitetet dimërore

ATK verifikon aktivitetet dimërore

Kurti: Kosova po ndërton të ardhmen duke nderuar historinë dhe ruajtur trashëgiminë

Kurti: Kosova po ndërton të ardhmen duke nderuar historinë dhe ruajtur trashëgiminë

​Konferenca e Sigurisë në Munih: Serbia nuk ka vend të dukshëm në Evropën e re

​Konferenca e Sigurisë në Munih: Serbia nuk ka vend të dukshëm në Evropën e re

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën