TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

A e testoi qeveria KFOR-in me dërgimin e togës ceremoniale të FSK-së në veri?

Mungesa e koordinimit mes FSK-së dhe KFOR-it, për dërgimin e Togës Ceremoniale të FSK-së në një ceremony mortore në veri të vendit, vlerësohet se mund të jetë përdorur si testim nga qeveria e Kosovës ndaj KFOR-it. Veprime të tilla, llogariten me ndikim në raportet mes Kosovës dhe KFOR-it.

by Florijeta Dernjani
1 vit ago
16
A A
A e testoi qeveria KFOR-in me dërgimin e togës ceremoniale të FSK-së në veri?

Më 24 nëntor të vitit 2024, Toga Ceremoniale në kuadër të FSK-së, u angazhua në një ceremoni mortore në veri të vendit.

Kjo solli edhe shqetësim nga ana e KFOR-it, pasi për çdo lëvizje të FSK-së në pjesën veriore të territorit të Kosovës duhet koordinim me KFOR-in, ashtu siç është përcaktuar në letrën e zotimit të vitit 2013, nga ish kryeministri Hashim Thaçi.

Për mungesën e koordinimit të 24 nëntorit 2024, ministri i Mbrojtjes iu drejtua me letër KFOR-it, duke e quajtur si të paqëllimshme, pavarësisht ndjeshmërisë së çështjes.

“Mund t’ju siguroj se prania e Togës Ceremoniale në aktivitetin e përmendur në Bistricë pa miratimin paraprak nga KFOR-i ndodhi për shkak të një keqkoordinimi të brendshëm dhe ishte krejtësisht e paqëllimshme. Duke njohur ndjeshmërinë e çështjes, dua t’ju siguroj se kam ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe kam udhëzuar udhëheqësinë e FSK-së të marrë masa adekuate për të parandaluar gabime të ngjashme në të ardhmen”, thuhet nw letrën e Maqedoncit.

Moskomunikimi për dërgimin e kësaj njësie në veri, dyshohet se mund të jetë përdorur edhe si testim për KFOR-in nga ana e ekzekutivit.

“Po ta kishin njoftuar KFOR-in me kohë që është fjala për një njësi ceremoniale, nuk do ta pengonin. Por në këtë mënyrë siç është vepruar është marrë mbase edhe si provokim apo edhe si testim i qeverisë së Kosovës në reagimin e KFOR-it, në situata të tilla”, vlerëson Hysen Gecaj, ish-ushtarak.

Këto lloj veprimesh, vlerësohet se dëmtojnë marrëdhëniet mes Kosovës dhe KFOR-it.

“Këto veprime e dëmtojnë shumë marrëdhënien e Kosovës me vendet anëtare të NATO-s, të cilët realisht po bëjnë një përpjekje të jashtëzakonshme që Kosovën ta kenë në këtë familje tejet të rëndësishme të sigurisë, e cila është familja më e rëndësishme e sigurisë në glob. Dhe këto veprime nuk duhen të përsëriten dhe besoj që do të kenë një impakt në një afat të caktuar sa i përket çështjes së progresit apo proceseve që FSK i ka në raport me integrimin e saj në këtë familje”, thotw Bedri Elezi njohës i sigurisë.

Sipas ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, kjo letër nuk është rizotim për mosdërgimin e FSK-së në veri pa miratim të KFOR-it, por vetëm sqaruese për situatën e nëntorit të vitit të kaluar.

Tags: FSKKFOR-iveri
Share2Tweet1

Postime të ngjashme

Ratifikimi i anëtarësimit në Bordin e Paqes në pritje të Kuvendit

Ratifikimi i anëtarësimit në Bordin e Paqes në pritje të Kuvendit

Çfarë dihet deri tani për vrasjen tragjike në Bokshiq të Klinës?

Çfarë dihet deri tani për vrasjen tragjike në Bokshiq të Klinës?

Gjashtë vjet më parë u shënua rasti i parë me Covid-19 në Kosovë

Gjashtë vjet nga viktima e parë si pasojë e COVID-19 në Kosovë

Spitali “Isa Grezda” deklarohet për vdekjen e gruas që ra nga Ura e Moglicës në Gjakovë

​28 vjet nga zgjedhjet parlamentare e presidenciale në Kosovë

​28 vjet nga zgjedhjet parlamentare e presidenciale në Kosovë

Bllokohet rruga Prishtina Mall–Veternik sot nga ora 09:00 deri në 11:00 për garën “Kosova në Lëvizje”

Bllokohet rruga Prishtina Mall–Veternik sot nga ora 09:00 deri në 11:00 për garën “Kosova në Lëvizje”

Parashikimi i motit për të martën

Moti sot me temperatura deri në 12 gradë Celsius

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën