TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

A duhet të ketë riformatim të kabinetit qeveritar? Flasin nga Shoqëria Civile

nga Besarta Mehmeti
22 Prill, 2022
0
A A
Mbi 13 mijë euro shpenzohen për stafin e Albin Kurtit

Autor: Besarta Mehmeti

Përveç që u kritikua për qasje në dialog, ajo u kritikua edhe për menaxhimin jo të mirë të pandemisë, zhvillimin ekonomik, krizën me energjinë, kriza e çmimeve si dhe kapja e bordeve. Së fundmi, kjo qeveri ka marrë kritika edhe për punën e bërë nga ministrat në dikasteret e tyre.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla që kur ka marrë pozitën e saj është kritikuar për “huqjet” që ka bërë gjatë këtij viti si ministre, e për të cilën është kërkuar edhe dorëheqja.

Pas arrestimit të një numri të madh të Policëve kohëve të fundit, dorëheqje nga pozita e ministrit i është kërkuar edhe Xhelal Sveçlës i cili drejton Ministrinë e Punëve të Brendshme. Një gjë e tillë është kërkuar edhe nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ku para disa ditësh, Kushtetuesja vendosi që kjo ministri nuk kishte pasur të drejtë me vendimin për ndërprerje të reformës në arsim në Kamenicë, të nisur nga ish kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati.

Kësaj pune nuk i ka shpëtuar as ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e cila ishte përfshirë në një aksident trafiku, ku teksa po drejtonte veturën e saj personale, në të cilin aksident gjithashtu ishin përfshirë edhe dy fëmijë.

Se a duhet një riformatim i kabinetit qeveritar, për këtë ka folur, Njomëza Arifi nga GLPS. Ajo në një përgjigje për Teve1.info ka thënë se planifikimi dhe koordinimi i qeverisë nuk ka qenë në nivelin e dëshiruar gjatë kësaj periudhe të qeverisjes.

Arifi thotë se mangësi vërehen në avancimin disa proceseve dhe nismave që pritej të përfundonin brenda vitit 2021, dhe brenda një viti qeverisje.

“Mangësi të konsiderueshme vërehen në avancimin e disa proceseve dhe nismave që pritej të përfundonin brenda vitit 2021, dhe brenda një viti qeverisje e të cilat janë të një rëndësie shumë të madhe. Përshembull, reforma në administratën publike, së bashku me racionalizimin e agjencive të pavarura është paraparë të përfundojë në vitin 2021 por një gjë e tillë nuk ka ndodhur ani pse është ndër proceset reformuese më të rëndësishme, sidomos për procesin integrues të vendit por edhe reformimin e brendshëm fillimisht. Objektivat e paraqitura për politikën e jashtme të Kosovës, siç është ligji për shërbimin e jashtëm, i cili ishte paraparë të zbatohej në vitin 2021. Këto procese nuk janë përfunduar dhe zbatuar siç është planifikuar”, ka thënë ajo.

Sipas Arifit, nevojitet shtim i kapaciteteve profesionale në kabinetin qeveritar.

“Planifikimi dhe koordinimi horizontal ndërmjet sektorëve qeveritarë ka qenë mangët në këtë periudhë kohore. Prandaj, shtimi i kapaciteteve profesionale në disa nga kabinetet kyçe ministrore është i nevojshëm dhe i domosdoshëm në shtimin e performancës së qeverisë”, tha ajo.

Ndryshe nga Arifi, Erblin Hoxha nga Lëvizja “Fol”, për Teve1.info ka deklaruar se deri më tani nuk është i dobishëm një riformatim i kabinetit qeveritar, ku këtë e ndërlidhi me veprimet që Qeveria ka marrë në menaxhim të pandemisë e gjendjes ekonomike si dhe pasojës së luftës së Rusisë në Ukrainë.

“Viti i 1 i qeverisë ka pasur shumë veprime të cilat janë ndërmarrë për qëllim të menaxhimit të pandemisë, si dhe gjendjes se rëndë ekonomike si pasojë e pandemisë, si dhe se fundmi edhe si pasojë e luftës se Rusisë në Ukrainë. Në këtë kuptim, riformatimi (ndërrimi i ndonjë ministri/e me dikë tjetër) jo domosdoshmërisht do të sillte ndryshime apo performancë më të madhe. Deri tash, nuk besoj që riformatimi do të ishte i dobishëm, pasi që shumë aspekte të cilat ndërlidhen me funksionim të mirë të qeverisë marrin kohë për të vendosur një strukturë të brendshme të funksionimit, prandaj 12 muaj qeverisje nuk janë të mjaftueshme”, tha Hoxha.

Ai tregon se në cilat ministri duhet të ketë rritje të performancës dhe angazhimit në këtë vit.

“Gjithsesi, nëse ministrat specifik të ministrive si ajo e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ministria e Brendshme, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe Ministria e Arsimit, janë disa nga ministritë prej të cilave pritet një rritje e performancës dhe angazhimit në këtë vit, sepse janë ministri që kërkohet punë më e madhe në riformatimin e funksionimit të këtyre dikastereve”, ka thënë Hoxha.

Sipas raportit të Lëvizjes “Fol”, Hoxha thotë se tri ministri kanë dalë me performancën më të ulët në realizimin e planit të punës për këtë periudhë.

“Raporti i Lëvizjes FOL prezanton rezultatet e monitorimit të realizimit të planit të punës për periudhën mars-dhjetor 2021, dhe këtu janë paraqitë statistikat rreth nivelit të realizimit të planit të punës nga të gjitha ministritë përkatëse. Kështu, 3 ministritë me performance më të ulët në realizimin e planit të punës për këtë periudhë janë: 1. Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (28.9% e planit të punës te realizuar), 2. Ministria e Kultures, Rinise dhe Sportit (32.4%) dhe 3. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (36.5%)”, tha ai.

E për të arriturat dhe dështimet gjatë një viti, kjo Qeveri në krye me Albin Kurtin po vlerësohet me notën shtatë.

“Vlerësimi i përgjithshëm është që ka një zhvillim pozitiv në qeverisje në përgjithësi, mirëpo janë elementet e transparencës, komunikimit me qytetar dhe media, si dhe krijimi i një uniteti të përgjithshëm për zgjidhjen e çështjeve specifike siç është dialogu me Serbinë apo çështjet ekonomike që kjo qeveri duket që ende nuk ka arritur t’i konsolidoj si tema me rëndësi kombëtare. Prandaj nëse e vlerësojmë me note 1-10, këtë qeveri do ta vlerësoja me 6.5-7”, përfundoi Hoxha.

Teve1.info i ka dërguar pyetje edhe Zyrës së Kryeministrit në lidhje me atë se a pritet të bëhet performanca e ndonjë ministri lidhur me realizimin e punës së tyre sipas planit të Punës së Qeverisë dhe se a është duke e shqyrtuar kryeministri ndonjë mundësi për ndryshime në ndonjë ministri, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje. /teve1.info/

Tags: Qeveria e Kosovësriformatimi
ShareTweet

Postime të ngjashme

Deri në orën 17:00 votuan 38.44% e qytetarëve me të drejtë vote në Shqipëri

Live rezultatet e zgjedhjeve në Shqipëri

Vdes një 24-vjeçar nga arma e zjarrit, policia po e heton si “vdekje të dyshimtë”

Andoni: Dalja e ulët në votime tregon që qytetarët s’e pëlqejnë ofertën e PD-së e as PS-së

Andoni: Dalja e ulët në votime tregon që qytetarët s’e pëlqejnë ofertën e PD-së e as PS-së

Auto Draft

48 orë, 11 raste të dhunës në familje, pse po ndodhin?

Deri në orën 17:00 votuan 38.44% e qytetarëve me të drejtë vote në Shqipëri

Live rezultatet e zgjedhjeve në Shqipëri

Zelensky pranon të takohet me Putinin në Turqi

Zelensky pranon të takohet me Putinin në Turqi

Nis procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare, rezultatet e para

Nis procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare, rezultatet e para

PS fton anëtarët e saj ta “ruajnë votën”

PS fton anëtarët e saj ta “ruajnë votën”

Berisha pas procesit të votimit: Bandat të mos ndryshojnë rezultatin

Berisha pas procesit të votimit: Bandat të mos ndryshojnë rezultatin

Vdes një 24-vjeçar nga arma e zjarrit, policia po e heton si “vdekje të dyshimtë”

Andoni: Dalja e ulët në votime tregon që qytetarët s’e pëlqejnë ofertën e PD-së e as PS-së

Andoni: Dalja e ulët në votime tregon që qytetarët s’e pëlqejnë ofertën e PD-së e as PS-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X