TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

A duhet të ketë dorëheqje pas vdekjes së 27-vjeçarit? – Flet ish-drejtori i Policisë së Kosovës

by Tëvë1
7 muaj ago
6
A A
A duhet të ketë dorëheqje pas vdekjes së 27-vjeçarit? – Flet ish-drejtori i Policisë së Kosovës

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi, ka deklaruar në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1 se rasti i vdekjes së 27-vjeçarit, ku dyshohet për përfshirje të zyrtarëve policorë, duhet të shërbejë si një sinjal alarmi për reformim të brendshëm në Policinë e Kosovës.

Maliqi vlerësoi se ndonëse zyrtarët ndoshta nuk e kanë dëshiruar pasojën fatale, rasti kërkon përgjegjësi morale dhe se dorëheqjet nuk do të duhej të përjashtoheshin.

“Në këtë rast do të kishte qenë e udhës që dikush të jepte dorëheqje morale. Ndonëse besoj se zyrtarët policorë nuk e kanë dëshiruar pasojën, hetimet do të tregojnë pse dhe si ndodhi vdekja,” tha Maliqi.

Ai kritikoi kohëzgjatjen e trajnimit bazik për policët, i cili sipas tij është reduktuar nga 8 muaj në vetëm 3 muaj, duke vënë në dyshim cilësinë e përgatitjes së kuadrove të rinj.

“Ky është moment alarmi për Policinë e Kosovës. Nuk mund të përgatisësh një polic të standardit evropian me trajnim bazik prej vetëm tre muajsh,” theksoi ai.

Maliqi gjithashtu zbuloi se disa zyrtarë të rinj janë vendosur në detyra pa përfunduar trajnimin praktik në terren, që parashikon një vit nën mbikëqyrjen e një oficeri me përvojë  praktikë që, sipas tij, nuk po respektohet.

“Ka raste kur policët janë dërguar në detyrë pa kryer trajnimin fushor që është i domosdoshëm. Kjo nuk duhet të tolerohet,” shtoi ai.

Në fund, Maliqi kritikoi edhe strukturën drejtuese të policisë, duke thënë se ka kolonelë dhe nënkolonelë të cilët nuk kontribuojnë në punën reale.

“Ka zyrtarë të lartë që vetëm figurojnë në lista, por nuk angazhohen. Është mirë që gjithçka të rishqyrtohet. Fatmirësisht, në këtë rast ka qenë prezent një rreshter, përndryshe vetëm policët e ndërrimit do të përballeshin me gjithë situatën,” përfundoi Maliqi.

Ky reagim vjen në një kohë kur hetimet për vdekjen e 27-vjeçarit janë në zhvillim, ndërsa pesë zyrtarë policorë janë suspenduar dhe arrestuar nën dyshimin për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”.

Tags: ish drejtori i policise se kosovesKendi i debatitTeve1
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Lirohet Haxhi Shala

Lirohet Haxhi Shala

OVL-UÇK përkujton dëshmorët e rënë nga 1 deri më 15 janar

OVL – UÇK: Prokuroria në Hagë po tenton të kriminalizojë luftën çlirimtare

Konjufca: Lufta heroike e Jasharajve lëvizi edhe Bashkësinë Ndërkombëtare

Konjufca: Akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK-së janë shpifje, do të dështojnë

BIK mbështet marshin protestues “Liria ka emër”

BIK mbështet marshin protestues “Liria ka emër”

Lirohet Haxhi Shala

Lirohet Haxhi Shala

OVL-UÇK përkujton dëshmorët e rënë nga 1 deri më 15 janar

OVL – UÇK: Prokuroria në Hagë po tenton të kriminalizojë luftën çlirimtare

Konjufca: Lufta heroike e Jasharajve lëvizi edhe Bashkësinë Ndërkombëtare

Konjufca: Akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK-së janë shpifje, do të dështojnë

BIK mbështet marshin protestues “Liria ka emër”

BIK mbështet marshin protestues “Liria ka emër”

14 persona intervistohen në Gjilan nën dyshimin për falsifikim të rezultateve të votimit

14 persona intervistohen në Gjilan nën dyshimin për falsifikim të rezultateve të votimit

Aktakuzë ndaj pesë personave për krim të organizuar

Aktakuzë ndaj një zyrtari të Ministrisë së Bujqësisë dhe pronarit të një kompanie

Jashari po mëson nga Modriqi

Jashari po mëson nga Modriqi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën