TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

A do të vendosin shqiptarët për presidentin e Maqedonisë së Veriut më 8 maj?

nga tëvë1
1 vit më parë
0
A A
A do të vendosin shqiptarët për presidentin e Maqedonisë së Veriut më 8 maj?

Kandidatja opozitare Gordana Siljanovska-Davkova e ka fituar bindshëm rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut të mërkurën, dhe do të përballet me presidentin aktual, Stevo Pendarovski, në rundin e dytë muajin e ardhshëm.

Por, me gjithë fitoren bindëse të Davkovës në rundin e parë, votat e shqiptarëve mund përsëri të luajnë rol kyç në rundin e dytë, sikurse para pesë vjetëve.

Reklamë

Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Davkova – e cila vjen nga partia opozitare VMRO DPMNE – i fitoi 40.10 për qind të votave, ndërsa Pendarovski nga Lidhja Social Demokrate (LSDM) në pushtet, i fitoi 19.93 për qind të votave.

Shtatë kandidatë garuan në rundin e parë, në mesin e të cilëve edhe dy shqiptarë, të cilët nuk ia dolën të fitonin vota të mjaftueshme për ta siguruar balotazhin.

Bujar Osmani nga Fronti Evropian i mori 13.36 për qind të votave, ndërsa Arben Taravari nga koalicioni opozitar VLEN 9.21 për qind të votave.

Davkova – duke folur pasi e fitoi rundin e parë – tha se nuk është kundër integrimit evropian të vendit, por se kërkon që integrimi “të mos bëhet duke dëmtuar interesat shtetërore e kombëtare maqedonase”.

Ajo u zotua se, nëse zgjidhet presidente, do të angazhohet për thellimin e bashkëpunimit rajonal, “që vendet e rajonit së bashku të ecin drejt rrugës së integrimit në Bashkim Evropian”.

Kandidati i LSDM-së, Stevo Pendarovski, u zotua se do ta vazhdojë betejën në rundin e dytë të zgjedhjeve “për një fitore dhe për realizimin e agjendës evropiane” të Maqedonisë së Veriut.

“Koncepti im është që të jetojmë në një shteti të integruar në BE dhe jo të izoluar. Në një shtet ku nuk do të ketë ndarja dhe i cili do të jetë pjesë e integrimeve euroatlantike”, tha Pendarovski.

Sipas KSHZ, rreth 49 për qind e 1.8 milion shtetasve më të drejt vote e hodhën votën në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të mërkurën.

Fitorja e thellë e kandidates opozitare Davkova ishte parashikuar pothuajse në të gjitha hulumtimit e opinionit publik.

Zgjedhjet presidenciale të 24 prillit shihen si test i rëndësishëm për partitë politike, pasi ato u mbajtën pak javë para zgjedhjeve parlamentare të majit.

Sipas vlerësimet të njohësve të çështjeve politike, VMRO DPMNE është pranë fitores së dyfishtë më 8 maj, Presidencës dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

VMRO DPMNE-ja është një parti konservatore maqedonase me ideologji demokristiane, e cila ka kundërshtuar Marrëveshjen e Prespës me Greqinë për ndryshimin e emrit Maqedoni në Maqedoni të Veriut, pavarësisht se ky ishte kusht për anëtarësimin e këtij vendi në NATO.

Mbështetësit e partisë opozitare VMRO DPMNE duke e festuar fitoren e kandidates së tyre në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut, 24 prill.

Ajo kundërshton edhe ndryshimin e Kushtetutës së vendit për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e saj si popull shtetformues, që është kusht për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE.

Politikat e kësaj partie kanë gjetur mbështetje të gjerë te popullata maqedonase, bazuar në të gjitha hulumtimet e opinionit publik të zhvilluara prej vitit 2018.

Humbja e thellë e LSDM-së në rundin e parë presidencial ka të bëjë edhe me zhvillimet tjera, në veçanti me dështimet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, gjendjen në gjyqësor, që janë kritikuar në të gjitha raportet e BE-së dhe SHBA-së.

Fitorja e VMRO-së i atribuohet edhe kritikave që kjo ka parti pati ndaj LSDM-së për “lëshimet e shumta” që ka bërë ndaj Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), të cilën e ka akuzuar për përfshirje në krime të rënda dhe “kapjen e institucioneve shtetërore”.

A do të jetë vota e shqiptarëve vendimtare në rundin e dytë?

Davkova dhe Pendarovski do të përballen në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, të cilat do të mbahen më 8 maj, së bashku me zgjedhjet parlamentare.

Davkova ishte kandidate për presidente edhe në zgjedhjet e vitit 2019, por humbi në rundin e dytë përballë Pendarovskit, i cili triumfoi falë votave të shqiptarëve të cilët i ndihmuan ta përmbyste epërsinë e Davkovës nga rundi i parë i zgjedhjeve.

Se a do të ketë përmbysje të rezultatit edhe më 8 maj mbetet të shihet, por bazuar në dallimin e thellë të Davkovës prej rreth 180 mijë votave, Pendarovskit i nevojitet mbështetja e dy kandidatët shqiptarë për president, Bujar Osmanit dhe Arben Taravarit, që së bashku kanë siguruar rreth 200 mijë vota.

I pyetur se cilin kandidat do ta mbështesë më 8 maj, Taravari u përgjigj: “Ende nuk kemi vendosur. Si koalicion duhet të ulemi dhe të bisedojmë për këtë çështje”.

Por, ai ka marrë një mesazh nga kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili e ka uruar për rezultatin e arritur në zgjedhje dhe i ka shprehur gatishmërinë për të biseduar për pjesëmarrjen e opozitës shqiptare në qeverinë e ardhshme pas 8 majit.

Kandidati i Frontit Evropian, Bujar Osmani, gjithashtu nuk është prononcuar se cilin nga kandidatët do ta mbështesë në rundin e dytë, por ka përsëritur thirrjen për unitet në rrugën e integrimit evropian.

“Të vazhdojmë këtë betejë, të bëhemi bashkë. Edhe ata që kanë dilemën më të vogël t’i bashkohen Frontit Evropian, sepse ai është garanci i së ardhmes së begatë evropiane”, ka deklaruar Osmani./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zjarr shpërtheu në dy depo në Antalia

Zjarr shpërtheu në dy depo në Antalia

178 palestinezë të vrarë në Gaza në 24 orët e fundit

​Të paktën 20 të vrarë në sulmet e reja izraelite në Rripin e Gazës

Bastisje masive izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar,  dhjetëra të plagosur

Bastisje masive izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar, dhjetëra të plagosur

Mijëra protestues bllokojnë rrugët në Izrael në protestën kombëtare për lirimin e pengjeve

Mijëra protestues bllokojnë rrugët në Izrael në protestën kombëtare për lirimin e pengjeve

Ndryshon pista për Kristjan Asllanin, Torino do ta huazoj lojtarin e Kombëtares

Asllani me mesazh emocional për tifozët e Interit

Rashiq: S’e kam shkel Kushtetutën, nesër do të kandidoj përsëri për nënkryetar

Rashiq: S’e kam shkel Kushtetutën, nesër do të kandidoj përsëri për nënkryetar

Emisioni “Mesditë” 27.08.2025

Emisioni “Mesditë” 27.08.2025

Cilat opsione u paraqitën për mosshtrenjtim të rrymës?

Oda Ekonomike rikërkon pezullimin e daljes në tregun e lirë të energjisë

Lille ia cakton çmimin Zhegrovës, 20 milionë euro për yllin dardan interesim i madh nga Evertoni

Juventusi ka strategjinë për Zhegrovën

Aliu tregon pse u anuluan disa fluturime mbrëmë

Liburn Aliu jep dorëheqje nga pozita e ministrit të Infrastrukturës

Zjarr shpërtheu në dy depo në Antalia

Zjarr shpërtheu në dy depo në Antalia

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X