TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

A do të marrin pjesë qytetarët serbë në zgjedhjet e 9 shkurtit?

by Shpat Blakcori
1 vit ago
0
A A
A do të marrin pjesë qytetarët serbë në zgjedhjet e 9 shkurtit?

Qytetarët e komunitetit serb që jetojnë në veri të Kosovës, janë të ndarë në mendime sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit. Një pjesë e tyre duket që është e gatshme për votime, por të tjerët nuk kanë shprehur vullnet të votojnë. Madje ka prej tyre, që nuk kanë dashur të deklarohen fare për këtë çështje.

Edhe katër muaj qytetarët e Kosovës do i drejtohet kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e re dhe përbërjen e ardhshme parlamentare.

Si jo rrallë herë në këtë proces zgjedhor nacional, ka dilema se a do marrin pjesë qytetarët e komunitetit serb që jetojnë në pjesën veriore të shtetit.

Nga deklarimet e tyre shihet se janë të ndarë në qëndrime.

“Po, sigurisht se do të votoj në zgjedhjet e ardhshme, kurdo që të mbahen. Qofshin ato lokale apo në nivelin qendror unë do të votoj”, tha Adnan Husoviq, qytetar

“Por, Kurti premtoi se do të anulonte zgjedhjet lokale, por ai gënjeu. Ky është mesazhi i qartë i popullit serb, në mënyrë që t’iu kundërpërgjigjemi terrorizmit dhe represionit të Kurtit dhe Prishtinës. Pra do të thotë që në zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare populli serb nuk do ta dalë fare të votoj sepse është mashtrim politik i Prishtinës”, tha Stevica Joviq

E disa të tjerë zgjedhin të mos deklarohen fare për këtë çështje.

“Sinqerisht nuk e di se çfarë t’iu them për këtë çështje. Kur isha më i ri i kam thënë të gjitha tani si plak nuk dua të flas për çështje politike. Shpresoj të më kuptoni dhe vetëm iu përshëndes”, tha Vaso Millojeviq.

“Të them të drejtën unë nuk jetoj fare këtu dhe nuk më intereson se çfarë do të bëhet në  zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, tha Dimitrije Radonjiq.

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës nuk ka marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Si rrjedhojë qytetarët serb nuk morën pjesë në këto zgjedhje. Andaj në katër komunat veriore u zgjodhën kryetarë shqiptarë.

Tags: qytetarët serbëzgjedhjet
ShareTweet

Postime të ngjashme

“Cili është koalicioni që ofron zgjidhje për ngërçin politik?

“Cili është koalicioni që ofron zgjidhje për ngërçin politik?

Smajljaj ironik: Këto zgjedhje s’duken përnjmend, apo ndoshta ndonjë parti mendon se fiton 70%”

Smajljaj ironik: Këto zgjedhje s’duken përnjmend, apo ndoshta ndonjë parti mendon se fiton 70%”

Neziri e vlerëson të pakuptimit shtyrjen e datës së zgjedhjeve parlamentare në maksimum

Neziri e vlerëson të pakuptimit shtyrjen e datës së zgjedhjeve parlamentare në maksimum

Hoxhaj e sheh të mbyllur çështjen e Konventës: Gara e jashtme ka filluar, jam me PDK-në e Bedriun

Hoxhaj e sheh të mbyllur çështjen e Konventës: Gara e jashtme ka filluar, jam me PDK-në e Bedriun

Shala përmend pikat e forta të Kosovës kundër Sllovakisë

Hoxhaj: Më 9 shkurt, Kurti bëri të ditur se nuk është i interesuar për formimin e institucioneve

Hoxhaj: Më 9 shkurt, Kurti bëri të ditur se nuk është i interesuar për formimin e institucioneve

Motta: Interi është favorit për titullin e Serie A, duhet të luajmë me 200 për qind

E duan në Rusi, Thiago Motta refuzon sërish

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën