TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

A do të ketë koalicione paszgjedhore?

by Fetije Kamberi
2 vjet ago
16
A A
A do të ketë koalicione paszgjedhore?

Pavarësisht që ka kohë mbi tre muaj për zgjedhjet në Kosovë, partitë politike po japin qëndrime për koalicione pas-zgjedhore. Nga LDK-ja thonë se nuk është e pamundur që të ketë një koalicion në mes tyre dhe Vetëvendosjes, e nga ana tjetër deputeti Xhavit Haliti thotë se nuk duhet të ketë një koalicion në mes PDK-së dhe VV-së derisa nga Vetëvendosje thonë se nuk janë të varur nga klubi i stërvjetëruar politik.

Qytetarët e Republikës së Kosovës më 9 shkurt do iu drejtohen kutive të votimit.

Pavarësisht që janë mbi 100 ditë që na ndajnë nga ky proces, partitë politike kanë filluar të flasin për koalicionet pas zgjedhore.

Një koalicion me Vetëvendosjen nuk e përjashton plotësisht Lidhja Demokratike e Kosovës.

E një qëndrim personal  për një koalicion me Vetëvendosjen e ka deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti.

Ai thotë prerazi se nuk duhet të ketë një koalicion VV-PDK.

Koalicion me PDK-në por as me LDK-në nuk do Lëvizja Vetëvendosje.

Zëdhënësi i kësaj partie, Arlind Manxhuka thotë se do të jenë fitues dhe se angazhimi i opozitës për të ulur VV-në nën 50% është i pamundur.

“Në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 qytetarët e votuan Lëvizjen VETËVENDOSJE! në atë masë që të mos varej qeverisja nga Klubi i Stërvjetëruar Politik, ndërkaq me qeverisje të mirë e të drejtë sot qeverisja e LV-së gëzon mbështetje edhe më të madhe. Kësisoj, i gjithë angazhimi i këtij klubi partish të vjetra është që të zbresi LV-në nën 50% asisoj që ata të vijnë në shprehje. Ky është një mision i pamundur prej tyre sepse qytetarët e kanë të qartë qeverisjen e LV-së sikurse e din shumë mirë edhe mënyrën e qeverisjes së tyre. Lëvizja VETËVENDOSJE! aktualisht nuk është fare në atë dimension diskutimesh me të cilat po merret ky klub që edhe pas katër vjetëve në opozitë mbetet i stërvjetëruar”, tha Manxhuka.

E gjitha këto deklarime të partive politike i merr me rezervë analisti politik Xhevdet Pozhari.

Koalicioni i fundit në 2019-të ishte në mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Share2Tweet2

Postime të ngjashme

Një grup i profesionistëve shëndetësor protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë

Një grup i profesionistëve shëndetësor protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë

FSK pajiset me robot tokësor pa ekuipazh

FSK pajiset me robot tokësor pa ekuipazh

Arrestohet një i dyshuar për posedim të kokainës, i sekuestrohet drogë në vlerë rreth 300 mijë euro

Mbi 51 gramë kokainë, para dhe peshore – arrestohet një person në Mitrovicë

Greva në aeroportet gjermane pritet të anulojë disa fluturime nga Prishtina

Arrestohet shtetasi turk në Aeroportin “Adem Jashari”, dyshohet se falsifikoi vizë të Estonisë

Festa e mandarinës, Konispoli kthehet në një pikëtakim turistik, kulturor dhe ekonomik

Zhduket një grua në Pejë

Një vajzë në Prizren raportohet e zhdukur

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Arrestohet një person në Podujevë për ngacmimin e një vajze

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën