Në sheshin “Car Lazari”, ku gjatë ditës u mbajt një protestë nga serbët lokal, në orët e mbrëmjes siç raporton gazetari i Tëvë1, Fidan Zejnullahu, ka lëvizje të zakonshme të qytetarëve.
Gjatë ditës përfaqësuesit politikë të serbëve në veri në protestën e organizuar ku morën pjesë numër jo i madh i qytetarëve shprehen qëndrimet e tyre pas vendimit për dalje nga institucionet e Kosovës.
Ata përsëritën se për tu kthyer në institucione, Qeveria e Kosovës duhet të shfuqizojë vendimin për targat dhe formimin e Asociacionit.