TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Protestë e zbehtë në veri të Mitrovicës

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A

Shumë flamuj e pak qytetarë u panë në protestën e organizuar nga Lista Serbe në Mitrovicën e Veriut.

Disa nga banorët e pjesës veriore nuk e morën as mundin të dalin në rrugë, ata po e përcollën protestën nga ballkonet e tyre.

Madje as nuk e kishin problem që më të vegjlit e tyre ti ngarkonin me çështje politike.

E disa të tjerë po  i përjetonin me emocion këngët nacionaliste serbe.

Kishte edhe nga ata që kërkonin ndihmë nga Kombet e Bashkuara.

Kurse kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, kërkoi nga Qeveria e Kosovës, ta themeloj Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Ne do ta vazhdojmë luftën tonë në atë që është e shkruar në marrëveshjet e Brukselit, siç është formimi i Asociacionit të Komunave serbe, duke i plotësuar të gjitha kushtet ashtu siç është nënshkruar në Bruksel. E përshëndesim kryetarin Aleksandar Vuciq dhe shtetin tonë Serbinë”, tha Rakiq.

Po të njëjtën kërkesë e kishte edhe nënkryetari i kësaj partie, Igor Simiq.

Tutje, në fjalimin e tij para qytetarëve ai përmendi personin që është i kërkuar nga Policia e Kosovës, Milan Radoiciqin, të cilin e cilësoi si vëlla të popullit serb.

“Para disa ditësh, Kurti tha se s’ka komuna serbe në Kosovë, tash s’ka institucione të Prishtinës në veri të Kosovës. Në fund dua të theksoj se barra e kësaj beteje për popullin serb i takon personit që ndoshta ka barrën më të madhe për disa vite, vetëm se do dhe e mbron popullin serb dhe gjithashtu e do shtetin e vet Serbinë, dhe për këtë ju ftoj për një duartrokitje përkrahëse për patriotin më të madh, i cili nuk iu nënshtrua presioneve, vëllain tonë Milan Radoiciqin”, tha Simiq.

Përveç politikanëve, edhe gjyqtarët e prokurorët serbë vendosën unanimisht që të largohen nga sistemi gjyqësor i Kosovës.

“Ne vendosëm unanimisht të largohemi nga sistemi gjyqësor dhe t’i bashkohemi të gjithëve në këtë luftë. Vendimi ynë është i qartë. Mendoj se jemi ambasadorët më të mirë të gjyqësisë serbe”, tha Liljana Stefanoviq – ish- kryetarja e Gjykatës Themelore të Mitrovicës.

E pas protestës rreth 300 policë nga katër stacionet e komunave veriore të Kosovës kanë dorëzuar në stacionin e policisë në veri të Mitrovicës të gjitha pajisjet e tyre, ndërsa të njëjtën gjë do ta bëjnë të hënën edhe rreth 150 policë të tjerë.

Kronika e realizuar nga gazetari Shpat Blakçori

Tags: Protesta ne veri
ShareTweet

Postime të ngjashme

Pas më shumë se katër orësh përfundon intervistimi nga Prokuroria Speciale ndaj Faton Pecit

Faton Peci betohet sot si kryetar i Mitrovicës së Jugut

Ambasada amerikane për dialogun strategjik: Rifillimi i dialogut varet nga hapat konkretë të Kurtit për de-përshkallëzimin e tensioneve

Prej orës 15:00 deri në 21:00 – Policia dhe Ambasada Amerikane me ushtrim për reagim ndaj krizave

KQZ tregon se kur fillon votimi me postë për rreth 58 mijë votuesit jashtë Kosovës

KQZ tregon se kur fillon votimi me postë për rreth 58 mijë votuesit jashtë Kosovës

Moti sot

Hasani: Mosbashkëpunimi i PDK-së me Nismën është gabim

Hasani: Mosbashkëpunimi i PDK-së me Nismën është gabim

Hasani: Bedri Hamza do të jetë kryeministër, Kurti nuk e njeh politikën

Hasani: Bedri Hamza do të jetë kryeministër, Kurti nuk e njeh politikën

“InfoNata” 11.12.2025

“InfoNata” 11.12.2025

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën