Përmes një postimi në Facebook, nga LDK-ja kanë thënë se në këtë kohë, Kosovës i duhet një udhëheqje e matur që nuk bie në grackat destabilizuese të Serbisë, përcjell teve1.info
Sipas tyre, “politikat populliste, me synim turmat partiake para interesave madhore nacionale, i sjellin Kosovës dëme afatgjate dhe regres në arenën ndërkombëtare”.
Ata po ashtu kanë ftuar qytetarët për qetësi, ndërsa institucionet e KOsovës për koordinim të ngushtë me SHBA-në dhe aleatët e tjerë evropianë.
“Moskoordinimi me aleatët tanë ndërkombëtarë nga institucionet e Republikës së Kosovës, i nxitë dhe shërben agjendat destabilizuese e provokuese në territorin e Kosovës. Pasojat e një destabilizimi të tillë janë të pariparueshme për vendin”, thuhet në postimin e tyre.
Përfaqësuesit serb në institucionet e Kosovës kanë dhënë sot dorëheqje. Ky vendim ka ardhur pas suspendimit të drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili ka refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS. /Teve1.info/