Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se me oksigjenoterapi janë 26 pacientë, kurse në mjekimin intensiv gjashtë pacientë.
Ndërkaq, trajtim në klinika janë duke marrë edhe 16 pacientë që janë pos-COVID.
“Klinika Infektive, 20 pacientë, Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 4 pacientë, Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë. Spitali i Prizrenit, 2 pacientë, Spitali i Gjilanit, 7 pacientë, Spitali i Pejës, 2 pacientë, Spitali i Gjakovës, 2 pacientë, Spitali i Ferizajt, 2 pacientë”, thuhet ndër tjerash në njoftim./teve1.info/