TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hajdari në udhëtim zyrtar, anulohet seanca për aksidentin ku goditi një fëmijë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
A ka diçka konkrete nga vizita e Kurtit në SHBA, tregon ministrja Hajdari

Sipas gjykatëses Valbonë Gjonbalaj, ministrja Hajdari është në udhëtim zyrtar në Shqipëri dhe se e njëjta më 2 nëntor e ka njoftuar gjykatën se nuk do të jetë e pranishme në seancë.

“Nuk do ta mbajmë seancën për arsye se ministrja me parashtresë e ka njoftua gjykatën me prova të argumentueshme, për shkak të pozitës që ajo ka, është në takim zyrtarë në Republikën e Shqipërisë”, ka thënë gjyqtarja Gjonbalaj për “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësja tutje shtoi mungesë ministrja Hajdari e ka arsyetuar me ftesat që e njëjta ka marrë për këtë vizitë ndërsa tha se janë njoftuar të gjitha palët.

“Me 1 nëntor është ftuar nga gjykata, ndërsa njoftimin e ka bo më 2 nëntor, janë njoftu edhe palët tjera, të gjithë kanë qenë të pajtimit”, theksoi ajo.

Në këtë seancë, ishte paraparë që të merrnin pjesë eksperti mjeko-ligjor si dhe një ekspert i komunikacionit, në lidhej më këtë gjykatësja tha se në seancën e radhës, palët do të ftohen me ftesa.

Ndryshe, në seancën e kaluar ministrja Hajdari kishte thënë se nuk ndjehet fajtore për aksidentin ku ishte goditur një fëmijë, sipas saj, ajo kishte qenë në shpejtësinë brenda rregullave të komunikacionit dhe se papritmas vajza është goditur nga vetura pasi e njëjta ka qenë duke vrapuar.

Ndryshe, kërkesa ndaj të pandehurës Hajdari për inicim të procedurës së kundërvajtjes është bërë nga stacioni policor, Policia e Kosovës – Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, për aksidentin e ndodhur më 10 prill 2022, rreth orës 12:25 në rrugën “Vicianum”, në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Me të njëjtën kërkesë, Hajdari ngarkohet me “Mospërshtatje të shpejtësisë” dhe “Aksident komunikacioni me lëndime trupore”.

Ndërkaq, përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokati Florim Shefqeti kishte thënë se vlerësojnë që ekspertiza e komunikacionit do të përcaktojë pozicionin se ku ka qenë e pandehura Hajdari, e që nga video, sipas tij, shihet se ka qenë në anën e majtë, ndërsa drejtimi i saj i lëvizjes ka qenë krahu i djathtë.

Ai tha se Prokuroria është dashur fillimisht të definojë shpejtësinë e lëvizjes para udhëzimit të rastit në kundërvajtje.

“Po ashtu, edhe nga shkresat e lëndës ka qenë rruga me reshje shiu dhe nga shpejtësia e lëvizjes që shifet në video, ne presim atë që është dashtë normalisht për ta bërë prokuroria që të konstatojë shpejtësinë e lëvizjes dhe përshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes dhe kushteve atmosferike në rrugë dhe kjo do të definojë se a kemi të bëjmë më kundërvajtje apo kemi të bëjmë me vepër penale. Paraprakisht, mendojmë që prokurori i rastit është dashtë ta sqarojë këtë rrethanë para se të udhëzojë rastin për në Departamentin për Kundërvajtje”, tha avokati Shefqeti.

ShareTweet

Postime të ngjashme

KFOR reagon për rrëmbimin e qytetarit serb në Leposaviq: Jemi në dijeni të rastit në Leposaviq, situata në kufi e qetë

KFOR-i reagon ndaj deklaratës së nënkolonelit britanik në pension: Jemi të pajisur dhe të gatshëm për sigurinë në Kosovë

Presidentja Osmani do të përfaqësojë Kosovën në Samitin BE-Ballkani Perëndimor nesër në Bruksel

Presidentja Osmani do të përfaqësojë Kosovën në Samitin BE-Ballkani Perëndimor nesër në Bruksel

Plagoset një person në Prizren, dërgohet në emergjencë

Plagoset një person në Prizren, dërgohet në emergjencë

Maqedonci bisedon me zyrtarin e NATO-s: Koordinim i ngushtë me KFOR-in dhe hapa të rinj drejt NATO-s

Maqedonci bisedon me zyrtarin e NATO-s: Koordinim i ngushtë me KFOR-in dhe hapa të rinj drejt NATO-s

KFOR reagon për rrëmbimin e qytetarit serb në Leposaviq: Jemi në dijeni të rastit në Leposaviq, situata në kufi e qetë

KFOR-i reagon ndaj deklaratës së nënkolonelit britanik në pension: Jemi të pajisur dhe të gatshëm për sigurinë në Kosovë

Presidentja Osmani do të përfaqësojë Kosovën në Samitin BE-Ballkani Perëndimor nesër në Bruksel

Presidentja Osmani do të përfaqësojë Kosovën në Samitin BE-Ballkani Perëndimor nesër në Bruksel

Nesër samiti mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, Rama niset drejt Brukselit

Nesër samiti mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, Rama niset drejt Brukselit

Gjobiten Trepça e Peja

Palestrës “Minatori” i shtohet ulëse të reja

Si e ndryshojnë takat e larta formën e këmbëve?

Si e ndryshojnë takat e larta formën e këmbëve?

 Bayerni e PSG-ja avancojnë në çerekfinale të Championsit

Kane po largohet nga Bayerni, drejt Spanjës

Mbappe: Të jesh në Real Madrid gjithmonë një ëndërr

Mbappe fiton rastin ndaj PSG-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën