TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Digjet një veturë “RKS” në veri, aktit iu përgjigjën njësitet policore

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A

Qytetarit të nacionalitetit serb, Bojan Bozovic, persona të panjohur ia dogjën veturën e vetme, që e kishte të parkuar para shtëpisë së tij në Zubin Potok.

Megjithatë, mbërritja e shpejtë e zjarrfikësve ndaloi që zjarri të përhapej edhe në shtëpinë e tij.

Aktit iu përgjigjën edhe njësitet policore të Zubin Potokut.

Përmes një komunikate policia ka bërë të ditur se është përkushtuar në ndriçimin e këtij rasti.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore, në hetimin dhe zbardhjen sa më parë të këtij rasti dhe të rasteve të tjera të zjarrvënieve, të ndodhura dhe të orientuara ndaj pronave private, kryesisht ndaj veturave të regjistruara me targa lokale RKS”, thuhet në komunikatën e policisë.

Prej shtatorit të këtij viti, janë shënuar pesë raste të djegies së veturave të qytetarëve të nacionalitetit serb, të cilët kishin vendosur në to targa të ligjshme.

Sipas njohësit të çështjeve të sigurisë, Sheqir Kutllovci këto akte mund të jenë të porositura nga Serbia dhe institucionet duhet të veprojnë pa humbur kohë.

“Unë mendoj që numri më i madh e pranojnë realitetin por ka një numër i vogël që janë të instrumentalizuar prej Serbisë. Tash investimet prej Serbisë brenda janë të mëdha. Tash ky investim, ai nëse e merr një pagesë, duhet të reagojë dhe argumentojë atë pagesë”, tha ai.

Kutllovci shton se këto akte mund të jenë demotivim për serbët që planifikojnë t’i konvertojnë targat ilegale në ato të ligjshme.

Prej të martës ka nisur faza e qortimit për personat që vozisin vetura me targa ilegale të lëshuara në Serbia. Që nga 21 nëntori bartësit e targave ilegale do të gjobiten me 150 euro.

Kronika e gazetarit Gojart Jashari.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti organizoi pritje për zyrtarët publikë të Zyrës së Kryeministrit në Ballkonin e Hapur të Qeverisë

Kurti organizoi pritje për zyrtarët publikë të Zyrës së Kryeministrit në Ballkonin e Hapur të Qeverisë

Mbi 19 mijë maturantë i nënshtrohen nesër Testit të Maturës Shtetërore

Mbi 19 mijë maturantë i nënshtrohen nesër Testit të Maturës Shtetërore

Me 6 vota për dhe një kundër, KPK miratoi kandidaturat e pesë prokurorëve për Kryeprokuror të Shtetit

Me 6 vota për dhe një kundër, KPK miratoi kandidaturat e pesë prokurorëve për Kryeprokuror të Shtetit

Osmani: Asnjë subjekt s’garantoi shumicën, mund të kemi dy palë zgjedhje brenda katër muajve

Osmani: E vërteta për krimet e luftës nuk do të harrohet, drejtësia për të mbijetuarit mbetet obligim

Bashkimi Europian fiton betejën ligjore ndaj Facebook!

Ndryshon Facebook? Ja se çfarë duhet të dini

Kurti organizoi pritje për zyrtarët publikë të Zyrës së Kryeministrit në Ballkonin e Hapur të Qeverisë

Kurti organizoi pritje për zyrtarët publikë të Zyrës së Kryeministrit në Ballkonin e Hapur të Qeverisë

Bota para një El Niño më ekstrem të 140 viteve të fundit?

Bota para një El Niño më ekstrem të 140 viteve të fundit?

Tragjedi në Lezhë, mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Tragjedi në Lezhë, mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Mbi 19 mijë maturantë i nënshtrohen nesër Testit të Maturës Shtetërore

Mbi 19 mijë maturantë i nënshtrohen nesër Testit të Maturës Shtetërore

Me 6 vota për dhe një kundër, KPK miratoi kandidaturat e pesë prokurorëve për Kryeprokuror të Shtetit

Me 6 vota për dhe një kundër, KPK miratoi kandidaturat e pesë prokurorëve për Kryeprokuror të Shtetit

Sulmet vdekjeprurëse izraelite shkaktojnë zhvendosje masive nga jugu i Libanit

Sulmet vdekjeprurëse izraelite shkaktojnë zhvendosje masive nga jugu i Libanit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën