“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, udhëton për në kryeqytetin e Gjermanisë për të marrë pjesë në Samitin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor, që do të mbahet më 3 nëntor në kuadër të Procesit të Berlinit”, njofton Zyra për media e kryeministrisë.
Ndryshe, në Berlin do të bëhet nënshkrimi i tri marrëveshjeve në mes të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor.