Kësaj radhe, buxheti pritet të kap vlerën e 3.2 miliardë eurove.
Madje, kryeministri Albin Kurti, gjatë prezantimit të projektligjit, e quajti rekord historik këtë shifër të buxhetit.
Por sipas ekonomistit, Muhamet Sadiku, inflacioni do ta ulë vlerën e kësaj shume.
Ndërsa sipas njohësit tjetër të ekonomisë Erton Bega, kjo rritje erdhi edhe si pasojë e ngritjes së çmimeve.
Njëjtë mendon edhe ish kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu.
Në mbledhjen e mbajtur të premten nga ekzekutivi, u paralajmerua edhe rritje ekonomike prej 5.5%.
Kronika e gazetares Doresa Geci.