TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pedagogët në Shqipëri paralajmërojnë grevë urie

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Pedagogët në Shqipëri paralajmërojnë grevë urie

Pedagogët shqiptarë kanë nisur protestat që nga 15 shtatorit dhe një pjesë e tyre kanë bojkotuar mësimin që prej 17 tetorit, kur nisi zyrtarisht viti i ri akademik.

Kërkesa kryesore e tyre është rritja e pagës për 50 për qind. Ata po ashtu po kërkojnë që 30 për qind rritje page të aplikohet menjëherë, ndërsa 20 për qind gjatë vitit të ardhshëm.Qeveria e Shqipërisë ka miratuar rritje page në masën prej 7 për qind dhe u ka kërkuar universiteteve të marrin përsipër një shtesë prej 8 për qind, meqë funksionojnë si institucione autonome.

Ky vendim i ka lënë të pakënaqur pedagogët. Kreu i Sindikatës së punonjësve të universiteteve të Shqipërisë, Sandër Kovaçi, tha se Qeveria ka treguar se nuk e njeh dhe nuk do ta shohë gjendjen e universiteteve, ndaj ai tha se protestat e profesorëve “do të përshkallëzohen”.

“Këtë betejë e kemi filluar prej tre vjetësh, por e kemi intensifikuar dy muajt e fundit. Qeveria ka treguar se nuk ka veshë për të dëgjuar apo sy për të parë gjendjen e universiteteve tona, ofron zgjidhje ‘kozmetike’ pa i shoqëruar me vendime konkrete. Është propozuar që të kalohet në formën e grevës së urisë, për të ndërgjegjësuar opinionin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar. I lëmë kohë deri të mërkurën për të gjetur zgjidhje”, tha Kovaçi.

Sipas tij, ky akt merret, për të shpëtuar arsimin e lartë nga shkatërrimi dhe për të ndalur shpopullimin e Shqipërisë.

Një nga nëntë kërkesat e pedagogëve shqiptarë është edhe transparenca mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike, ndërsa kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, propozoi që një pjesë e rritjes së pagës të vijë nga këto të ardhura.

Organizata të ndryshme kanë akuzuar universitetet publike për keqpërdorim të fondeve dhe shpenzimin e tyre më shumë për zyra sesa për kërkimin shkencor.Rama më herët ka deklaruar se ndryshe nga mësuesit, të cilët paguhen thuajse të gjithë njësoj, pedagogët kanë mundësi që përmes aplikimeve për fonde të rrisin të ardhurat e tyre, duke i akuzuar ata se nuk janë në gjendje ta bëjnë këtë. Ai theksoi se diferencimi në paga duhet të vijë përmes shfrytëzimit të autonomisë universitare.

Por, këtij pretendimi pedagogët iu përgjigjën duke theksuar se nëse paga e tyre do të varet nga autonomia e universiteteve, kjo do të rëndonte studentët, të cilëve do t’u rriteshin tarifat e arsimimit.

Madje Rama ka thënë më herët se kjo protestë e ka bërë që të kuptojë problemet në universiteteve dhe se në vijim do të marrë masa drastike për të ndryshuar gjendjen, duke shtuar se mbase ka qenë e parakohshme dhe e nxituar autonomia universitare. Por, ndryshimi i gjendjes, sipas tij, nuk do të përfshijë rritje pagash.

Pagat e pedagogëve në Shqipëri variojnë nga 73 mijë lekë (rreth 630 euro) dhe më e ulëtat deri në 130 mijë (rreth 1.120 euro)./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjendet pas 75 vitesh aeroplani i fundosur në det

Gjendet pas 75 vitesh aeroplani i fundosur në det

Disa të lënduar teksa protestuesit përplasen me policinë në protestën antiqeveritare në Shqipëri

Disa të lënduar teksa protestuesit përplasen me policinë në protestën antiqeveritare në Shqipëri

Franca përfshihet nga zjarret, evakuohen rreth 12 mijë persona

Franca përfshihet nga zjarret, evakuohen rreth 12 mijë persona

U dërgua në burg bashkë me foshnjën, Gjykata e Tiranës urdhëron lirimin e menjëhershëm të 34-vjeçares

U dërgua në burg bashkë me foshnjën, Gjykata e Tiranës urdhëron lirimin e menjëhershëm të 34-vjeçares

Lëshonin dokumente për presona me fletëarrest ndërkombëtar, arrestohen tre persona

Lëshonin dokumente për presona me fletëarrest ndërkombëtar, arrestohen tre persona

Ushtarët moldavë nisen për në Kosovë, i bashkohen një misioni të KFOR-it

Ushtarët moldavë nisen për në Kosovë, i bashkohen një misioni të KFOR-it

Vjosa Osmani kujton Shaban Manajn në 26-vjetorin e vrasjes së tij

Vjosa Osmani kujton Shaban Manajn në 26-vjetorin e vrasjes së tij

Dëshmitari rrëfen momentet e para pas plagosjes së rreshterit Lika: E pyeta ‘Muhamet, kush?’, por i doli gjak nga goja

Dëshmitari rrëfen momentet e para pas plagosjes së rreshterit Lika: E pyeta ‘Muhamet, kush?’, por i doli gjak nga goja

Asllani pritet të kthehet te Interi

Sassuolo interesohet për Asllanin

Zyrtare: Futbollisti i Kombëtares së Kosovës transferohet në Lituani

Zyrtare: Futbollisti i Kombëtares së Kosovës transferohet në Lituani

Camavinga nuk i dëgjon ofertat angleze

Camavinga nuk i dëgjon ofertat angleze

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën