TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kosova në dhjetor aplikon për anëtarësim në Bashkimin Evropian

by Lindrit Zejnullahu
3 vjet ago
0
A A
Themelohet grupi ndërinstitucional për anëtarësim në Bashkimin Evropian

Aplikimi pritet të bëhet gjatë dhjetorit, ka treguar Klisman Kadiu, këshilltar politik i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.

“Si Qeveri, kemi filluar përgatitjet për ta dorëzuar aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si hap i parë, e me synim marrjen e statusit të vendit kandidat. Aplikimi do të dorëzohet këtë vit, brenda muajit dhjetor. Ndërkohë, në fund të muajit gusht, është themeluar edhe Komisioni Ekzekutiv, i cili po merret me përgatitjet e këtij aplikimi. Qeveria po ndërmerr të gjithë hapat e nevojshme në informimin e aleatëve dhe Presidencës Çeke të BE-së, për objektivin për të aplikuar”, ka thënë Kadiu në një përgjigje me shkrim për Radio Kosovën.

Në lidhje me atë nëse është ose jo momenti i duhur për aplikim për anëtarësim në BE, ka mendime të ndryshme.

Nezir Kraki, profesor në njërin nga universitetet e Parisit, thotë se aplikimi eventual deri në fundvit nuk është i parakohshëm.

“Nuk ka kohë që përcaktohet për aplikim. Nuk mund të identifikohet momenti kështu në kohë. Kosova duhet të aplikojë me këtë strukturë, me këtë organizim kushtetues, për statusin e vendit kandidat. BE e ka ideuar një MSA për Kosovën. Serbia dhe Kosova i kanë veçantitë dhe paqartësitë e tyre. Por, Kosova definitivisht mund ta vazhdojë rrugëtimin e saj, duke deponuar kërkesën për vend kandidat në BE dhe të kërkojë sqarim për njohje nga pesë vendet që nuk e pranojnë pavarësinë e Kosovës”, tha Kraki.

Nga ana e tij, profesori universitar, Arben Fetoshi, thotë se ndonëse Kosova ka të drejtë në përpjekjet për të fituar statusin e vendit kandidat për në BE, përpjekjet e qeverisë për këtë janë të parakohshme.

“Në aplikimin eventual për statusin e vendit kandidat për BE, Kosova duhet të tregohet e vëmendshme që të mos refuzohemi. Mendoj se institucionet duhet të përgatiten fort dhe t’i kushtojnë rëndësi maksimale garantimit të procesit që do të çonte në pranimin e kërkesës dhe në dhënien e statusit të kandidatit për Kosovën, e pastaj të përcaktojë kohën se kur do të bëjë këtë aplikim”, tha Fetoshi.

Që nga viti 2003, kur vendeve të Ballkanit Perëndimor u është premtuar perspektiva evropiane, Kosova është vendi i vetëm që nuk ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian./RTK

ShareTweet

Postime të ngjashme

Të premten mbahet protestë kundër rritjes së çmimit të rrymës

Të premten mbahet protestë kundër rritjes së çmimit të rrymës

Guvernatori i BQK-së takoi misionin e FMN-së

Guvernatori i BQK-së takoi misionin e FMN-së

Haradinaj në ShBA kërkon mbështetjen për anëtarësim në NATO

Haradinaj në ShBA kërkon mbështetjen për anëtarësim në NATO

Dy persona të armatosur grabisin 1000 euro në një market në Ferizaj

Persona të armatosur kryejnë grabitje në Prizren

Ferizaj paralajmëron transferimin e radhës, është nga Nigeria

Ferizaj paralajmëron transferimin e radhës, është nga Nigeria

Fenerbahce falënderon Erdoganin për transferimin e Ngolo Kantes

Fenerbahce falënderon Erdoganin për transferimin e Ngolo Kantes

20 transferet më të shtrenjta të afatit kalimtar dimëror 2026

20 transferet më të shtrenjta të afatit kalimtar dimëror 2026

Emocionet e gjysmëfinales, sonte dy ndeshjet e para të Kupës së Kosovës

Emocionet e gjysmëfinales, sonte dy ndeshjet e para të Kupës së Kosovës

Të premten mbahet protestë kundër rritjes së çmimit të rrymës

Të premten mbahet protestë kundër rritjes së çmimit të rrymës

Legjenda e Manchester United përzgjedh dy transferimet më të suksesshme, njëri ndër ta Granit Xhaka

Legjenda e Manchester United përzgjedh dy transferimet më të suksesshme, njëri ndër ta Granit Xhaka

Guvernatori i BQK-së takoi misionin e FMN-së

Guvernatori i BQK-së takoi misionin e FMN-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën