Lajmin për Tëvë1 e ka bërë të ditur Klisman Kadiu, këshilltar i Bislimit i cili tha se konferenca do të fillojë nga ora 17:00.
Sipas tij, fokusi i diskutimit në këto konferenca do të jetë integrimi evropian dhe perspektiva e rajonit dhe dialogu.
“Zëvendëskryeministri Bislimi do të marrë pjesë ditën e enjte në konferencën e Forumit për Marrëdhënie Etnike, me fillim nga ora 17:00, dhe ditën e premte, në një panel diskutimi, në kuadër të “Belgrade Security Conference”. Fokuset e diskutimit në këto konferenca, do të jenë në integrimin evropian, perspektivën e rajonit dhe dialogun”, tha Kadiu./teve1.info/