TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

FSK dhe FARSH do të vazhdojnë bashkëpunimin

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
FSK dhe FARSH do të vazhdojnë bashkëpunimin

Në këtë takim sipas komunikatës së Ministrisë së Mbrojtjes është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy forcave.

Jashari ka falënderuar Komandantin e të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për kontributin në avancimin e FSK-së.

“Gjeneral Jashari shprehu mirënjohje të lartë për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, nën lidershipin e Gjeneral Kingjit, për kontributin e veçantë në zhvillimin dhe avancimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së, veçanërisht në fushën e arsimimit dhe stërvitjes”, thuhet në komunikatë..
Nga ana e tij, Gjeneral Kingji ka shprehur gatishmërinë që bashkëpunimi bilateral mes dy forcave tona të thellohet edhe në fusha të tjera ushtarake, që ndikojnë në ngritjen e kapaciteteve të reja për FSK-në.

Pas takimit në mes të gjeneral Jasharit dhe gjeneral Kingjit si dhe dy delegacioneve respektive, gjeneral Kingji u prit në takim të veçantë edhe nga Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Me këtë rast, Ministri Mehaj i shprehu Gjeneral Kingjit falënderimin dhe mirënjohjen e thellë për Republikën e Shqipërisë për mbështetjen vëllazërore të ofruar në të gjitha periudhat e ndërtimit, zhvillimit si dhe në të gjitha të arriturat e deritashme të vendit, sikur edhe të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

Gjithashtu, Ministri Mehaj i shprehu mirënjohjen e lartë për rolin dhe kontributin e madh të Republikës së Shqipërisë, si vend anëtar i NATO-s, në sigurinë e përgjithshme të rajonit dhe më gjerë me pjesëmarrjen në operacionet paqeruajtëse, e shumë të rëndësishme edhe pjesëmarrjen e fuqishme në kuadër të KFOR-it në vendin tonë.

Ndër të tjera, Ministri Mehaj ritheksoi edhe rëndësinë shumë të madhe që ka mbështetja e Ministrisë dhe Forcave të Republikës së Shqipërisë, duke pasur parasysh përvojën e madhe në procesin e integrimeve euroatlantike, si dhe në ngritjen dhe zhvillimin e operacionalitetit ushtarak në përgjithësi.

Në kuadër të vizitës, Gjeneral Kingji gjithashtu ka vizituar edhe Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së, ku është njoftuar me të arriturat e deritashme, sfidat dhe aktivitetet e planifikuara të FSK-së për të ardhmen./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ambasada e SHBA-së thotë se vendimi i KQZ-së për Listën Serbe “minon partneritetin SHBA-Kosovë”

Ambasada e ShBA-së nderon Afrim Bunjakun, kërkon llogaridhënie për Banjskën

Familja e Afrim Bunjakut hap dyert për pritje në trevjetorin e rënies së tij

Familja e Afrim Bunjakut hap dyert për pritje në trevjetorin e rënies së tij

Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, pritet të diskutohet ndarja e komisioneve parlamentare

Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, pritet të diskutohet ndarja e komisioneve parlamentare

Nis seanca për vrasjen e rreshterit Muhamet Lika në Ferizaj

Abdixhiku uron SHBA-të për 4 Korrikun: Miqësia me Amerikën është themel historik i Kosovës

Abdixhiku përkujton Afrim Bunjakun: Nuk u tërhoq, nuk u dorëzua

Sveçla: Forca e Sigurisë së Kosovës po rritet dhe po forcohet çdo ditë

Sveçla përkujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e sulmit në Banjskë: Drejtësia mbetet e paplotë

Qeveria dërgon një kontingjent të FSK-së në një operacion humanitar në Shqipëri

Policia gjen kallashnikov, mitraloza, granata dhe qindra fishekë në Pejë- FSK-ja i tërheq për t’i shkatërruar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën