TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Konjufca thotë se nuk pret marrëveshje Kosovë – Serbi

by Lindrit Zejnullahu
4 vjet ago
0
A A
Konjufca pret në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se nuk beson që do të arrihet një marrëveshje për normalizim raportesh Kosovë-Serbi, sepse qasja e shtetit serb është në ruajtjen e marrëdhënieve me Rusinë.

Konjufca, deklaroi se ai personalisht s’është optimist.

“Nuk jam optimist në arritje të një marrëveshje të shpejtë me Serbinë. Nëse diçka e tillë të ndodhte, pra sikur Serbia ta njihte Kosovën, do t’i shërbente jo vetëm rajonit, por gjithë Evropës. Sepse besoj që një njohje e Kosovës nga Serbia është e mirë për gjithë Evropën, pasi do të mbyllte disa çështje shumë të rëndësishme”.

Me përbërjen e re, në krye me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, Konjufca tha se “Serbia tashmë e ka dhënë mesazhin e qartë” se cili është drejtimi i tyre”.

“E gjithë struktura e rëndësishme e Serbisë, inteligjenca, ushtria, policia, dhe politika e brendshme është e udhëhequr nga personalitete që hapur thonë se Serbia duhet të bashkëpunojë me Rusinë. Vulin për shembull që tani udhëheqë me inteligjencën, pastaj Ivica Daçiq që është rikthyer si udhëheqës i politikës së jashtme dhe vetë Vuçiç tashmë”.

Ata, shtoi Konjufca, tashmë “kanë treguar se çfarë rruge duan të ndjekin”.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, deklaroi se megjithëse është kritike e madhe e Vuçiqit, “nuk do të ngutesha e ta krahasoja atë me Putinin”.

“Ai ka interesa të tjera, e vërtetë, me të cilat totalisht nuk pajtona, por gjithashtu është për një bashkëpunim dhe e di se zgjidhja vjen përmes dialogut”.

“Prandaj nuk do të ngutesha me atë konstatim dhe t’i bëja të dy të njëjtë”, tha ajo.

Alejtin Berisha, drejtor ekzekutiv në Kolegjin “Universum”, tha se kjo konferencë mbledh politikanë të shquar të ShBA-së, Britanisë së Madhe, BE-së, diplomatë, deputetë dhe aktorë të shoqërisë civile, për të diskutuar rreth zhvillimeve globale dhe implikimeve për BB-në.

Sipas tij, konferenca ishte vazhdimësi e përpjekjeve kolektive të Kolegjit Universum (UC), Institutit Kosovar për Kërkime Politike dhe Zhvillim (KIPRED) dhe Forumit Ballkanik (BF), që synojnë dhe lehtësojnë dialogun dhe ndërveprimin për paqen, sigurinë e proceseve të integrimit Atlantik dhe implikimet për rajonin perëndimor dhe më gjerë në Evropë.

Ish-ambasadorin e Gjermanisë në Washington, Wolfgang Ischinger, tha se kur foli për luftën në Ukrainë tha se të gjithë duhet të punojnë për të eliminuar ndikimin rus, duke shtuar se Ballkani është regjion i ekspozuar nga trazirat.

Ai ka kërkuar që BE-ja sa më parë të heq vizat për kosovarët, duke shtuar se kjo është esenciale dhe si proces është dashur që të përfundojë shumë më herët.

Kur foli për anëtarësimin në NATO, tha se problem mbetet mosnjohja nga pesë vendet anëtare, raporton EO.

“Jemi në një sitat të brishtë në gjithë Evropën. Kjo do të thotë që ne duhet të punojmë për sigurinë, duke marrë për bazë ndikimin rus në këtë pjesë në mënyrë që ta kemi në kontroll. Në këtë drejtim jam i lumtur që udhëheqësit e BE-së po bëjnë përpjekje për të ndihmuar Ukrainën. Unë besoj që ky vendim është vendim i mirë për BE-në. Regjioni jua, është regjion historikisht i cili është i ekspozuar nga trazirat. Të gjithë kolegët e mijë e dinë që kjo nuk është vetëm e thënë”.

“Për të garantuar siguri për të gjithë, duhet që BE-ja të hap dyer që të fus nën ombrellën e saj  vende e tjera. Prandaj është esenciale që sa më shpejt të merret vendim sa i përket heqjes së vizave për juve. Jam shumë i palumtur që po flas për këtë, ngase ky proces do të duhet të ndodh shumë vjet më parë, nuk është dashur të lihet Kosova e vetme në rajon, me regjim vizash. Ju e keni problemi e mosnjohjes nga pesë vendet e BE-së, katër nga këto vende janë edhe pjesë e NATO-s dhe mendoj se është e rëndësishme të jeni pjesë e forcës”./EO

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shkodra vlerëson se kriza në LDK do të thellohet pas Kuvendit të jashtëzakonshëm

Shkodra vlerëson se kriza në LDK do të thellohet pas Kuvendit të jashtëzakonshëm

Haxhiu: Përmbushja e përgjegjësive të Kosovës për anëtarësim në BE të vlerësohet sipas standardeve të vendeve të tjera

Haxhiu: Përmbushja e përgjegjësive të Kosovës për anëtarësim në BE të vlerësohet sipas standardeve të vendeve të tjera

Maloku: Kurti e ka parë se duhet kompromis, por për 6 vjet nuk kontribuoi që t’i gjenden partnerë në ditët e vështira

Maloku: Kurti e ka parë se duhet kompromis, por për 6 vjet nuk kontribuoi që t’i gjenden partnerë në ditët e vështira

Kraki: Lajmi për marrëveshje me LDK-në nuk është i vërtetë

Mërgimtarja thotë se ju vodhën 94 mijë franga, nuk ka të arrestuar

Shkodra vlerëson se kriza në LDK do të thellohet pas Kuvendit të jashtëzakonshëm

Shkodra vlerëson se kriza në LDK do të thellohet pas Kuvendit të jashtëzakonshëm

SHBA nis raundin e gjashtë të sulmeve ajrore kundër Iranit

SHBA nis raundin e gjashtë të sulmeve ajrore kundër Iranit

Haxhiu: Përmbushja e përgjegjësive të Kosovës për anëtarësim në BE të vlerësohet sipas standardeve të vendeve të tjera

Haxhiu: Përmbushja e përgjegjësive të Kosovës për anëtarësim në BE të vlerësohet sipas standardeve të vendeve të tjera

Maloku: Kurti e ka parë se duhet kompromis, por për 6 vjet nuk kontribuoi që t’i gjenden partnerë në ditët e vështira

Maloku: Kurti e ka parë se duhet kompromis, por për 6 vjet nuk kontribuoi që t’i gjenden partnerë në ditët e vështira

Kraki: Lajmi për marrëveshje me LDK-në nuk është i vërtetë

Mërgimtarja thotë se ju vodhën 94 mijë franga, nuk ka të arrestuar

Kraki: Lajmi për marrëveshje me LDK-në nuk është i vërtetë

Ish-ushtari i UÇK-së që iu vranë 9 anëtarë të familjes: Nuk na frikësojnë deklaratat e ministres serbe

Kraki: Lajmi për marrëveshje me LDK-në nuk është i vërtetë

Dy javë pa gjurmë -familja e Xhafer Raçit kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën