Në një njoftim për media nga Zyra e Presidentit, thuhet se përveç takimit me homologun Vella, Osmani do të takohet edhe me kryetarin Dhomës së Përfaqësuesve, Angelo Farrugia dhe Ministrin e Jashtëm të Maltës, Evarist Bartolo.
“Në Forumin për Kulturë dhe paqe, Presidentja Osmani do të jetë paneliste krahas presidentëve të tjerë, në tryezën ku do të diskutohet për rolin e liderëve botërorë në paqe”, thuhet në njoftim. /teve1.info/