Sipas raportit të Policisë së Kosovës në 24 orët e fundit janë arrestuar 19 persona, 9 të tjerë janë dërguar në mbajtje, 8 në vuajtje të dënimit ndërsa janë shqiptur edhe 137 tiketa në bazë të ligjit Covid – 19, shkruan Teve1.info.
Ndërsa gjatë këtyre 24 orëve nuk është regjistruar asnjë aksident me fatalitet, por vetëm me të lënduar dhe dëme materiale.
Policia ka njoftuar se 10 është numri i aksidenteve me të lënduar, kurse me dëme materiale 32.