TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vetëm 15 serbë regjistruan makinat në targat RKS, MPB thotë se ky proces përmbyllet më 31 tetor

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Vetëm 15 serbë regjistruan makinat në targat RKS, MPB thotë se ky proces përmbyllet më 31 tetor

Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës, për teve1.info.

Targave KM, GL, PR, PZ, DE, UR, etj, që janë denominime serbe për qytetet e Republikës së Kosovës, u ka skaduar afati i përdorimit qysh në shtator të vitit të kaluar, ndërsa afati për kthimin e tyre në RKS përfundon më 31 tetor.

“Ne në anën tjetër, para afatit të skadimit, po hapim afat të konvertimit me lehtësime financare. Përmes një afati prej dy muajsh, ne po ofrojmë një dritare të re të konvertimit të këtyre targave, që janë relikt e pushtetit të Millosheviqit, me lehtësime të theksuara financiare që arrijnë vlerën deri në 5 mijë euro. Konvertimi në targa “RKS” siguron lëvizje të lirë, të papenguar dhe pa paragjykime në të gjithë Republikën e Kosovë. Me të dhe me ftesën për të konvetuar target në RKS ne duam të vendosim ligjshmëri në vendin tonë”, thuhet në përgjigjen e MPB-së për teve1.info.

Më tej, sipas kësaj ministrie nga dita e parë e fillimit të regjistrimit të veturave ka pasur një interesim të madh të qytetarëve për kthim në targave në RKS dhe se i njëjti interesim ka qenë edhe në veri. Por, sipas MPB-së është zhvilluar një propagandë nga  krerët e shtetit serb dhe ka pasur një presion të madh të strukturave ilegale në veri. Këto struktura, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, çfarëdo pajtueshmërie të qytetarëve për t’u legalizu në jetën e përditshme i përgjigjen me presione, kërcënime dhe sulme.

“Propaganda e krereve të shtetit serb, përfshirë presidentit e Serbisë Vuçiq dhe veprimet e grupeve kriminale dhe strukturave ilegale janë të koordinuara dhe në shërbim të njëra tjetrës drejt qëllim të frikësimit të qytetarëve tanë atje. Fatkeqësisht, dy rastet në veri të vendit, ai në Leposaviq dhe në Zveçan janë shoqëruar me incidente. Vetura e parë që është regjistruar në veri, e një rreshteri policor të Kosovës i cili ka bërë kthimin e veturës në targa RKS, të njëjtit në orët e mbrëmjes i është sulmuar shtëpia dhe i është djegur një pjesë e saj. Poashtu, në Zveçan një qytetari serb iu dogj depo pasi ai kishte regjistruar veturën e djalit të tij”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.

Kjo ministri ka theksuar nevojën për më shumë presion ndërkombëtar ndaj Serbisë për të mos i ftuarserbët e Kosovës të veprojnë në ilegalitet.

MPB ka njoftuar se deri më tani 15 qytetarë i kanë konvertuar targat e automjeteve nga targat ilegale në të rregullta RKS:

Nga Regjioni 06 – kemi 6 automjete

Nga Regjioni 02-   kemi  5  automjete

Nga Regjioni 04  – kemi 2  automjete dhe

Nga Regjioni 01 – kemi 2  automjete.

“Liria e lëvizjes, barazia por edhe sundimi i ligjit janë prioritet tona. Ndërkohë, ne do të vazhdojmë fushatën intensive anëmbanë Kosovës që deri më 31 tetor ky proces të përmbyllet”, përfundon përgjigja e MPB-së. /teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Po shkonin për të shuar zjarret, 6 ushtarë lëndohen pas një aksidenti në Shqipëri

Shqipëria siguron hua prej 302 milionë dollarësh nga SHBA për modernizimin e mbrojtjes

Spahiu: Rama duhet të shkojë në burg, ka bërë keqpërdorime të mëdha

Spahiu: Rama duhet të shkojë në burg, ka bërë keqpërdorime të mëdha

Eksperti i Ballkanit kërkon më shumë presion ndaj mosnjohësve të Kosovës

Eksperti i Ballkanit kërkon më shumë presion ndaj mosnjohësve të Kosovës

Kroacia nesër nis për Kosovë kontigjentin e 41-të të ushtarëve në kuadër të KFOR-it

Kroacia sinjalizon rritjen e pranisë ushtarake në Kosovë

Përplasje mes dy trenave në Angli, raportohet një viktimë dhe shumë të lënduar

Irani sinjalizon përfshirje më të madhe të Gazës në planet rajonale të paqes

Irani sinjalizon përfshirje më të madhe të Gazës në planet rajonale të paqes

Nëna e heroit Ali Ajeti e emocionuar pas zbulimit të pllakës përkujtimore, në Shtedim të Podujevës

Nëna e heroit Ali Ajeti e emocionuar pas zbulimit të pllakës përkujtimore, në Shtedim të Podujevës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën