TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Hoxha: Nisma për shkarkimin e Rektorit të UP-së është tendencioze dhe pa kurrfarë baze

by Besarta Mehmeti
3 vjet ago
0
A A
Hoxha: Nisma për shkarkimin e Rektorit të UP-së është tendencioze dhe pa kurrfarë baze

Ai tha se ORCA ka 6 vite që i monitoron proceset akademike në UP dhe sa i përket menaxhmentit aktual nuk ka asnjë vërejtje a kritikë thelbësore për të gjitha çështjet që lidhen me proceset akademike.

Nismën për shkarkimit të rektorit  të UP-së nga organizatat monitoruese e cilëson si tendencioze dhe pa asnjë bazë.

“Nisma e tillë është tejet tendencioze dhe nuk ka kurrfarë baze faktike dhe reale. Nëse Këshilli Drejtues sepse nesër është mbledhja që vendoset për shkarkimin e rektorit ose jo, nëse ata arrijnë të na dëshmojnë se kanë të drejtë dhe kanë arsye, ne i presim me argumente, por ne e dimë se kjo po bëhet në saje të ndonjë ndërhyrje që duhet të na sqarojnë vet ata sepse nuk ka mundësi që për punën e mrekullueshme që është duke e bërë një menaxhment, të vijë një tendencë e tillë është komplet e papranueshme”, tha Hoxha.

Tutje gjatë  emisionit “Ditari” në Tëvë1 Hoxha tha se përbërja e Këshillit Drejtues në UP, është shumë problematike.

“Përbërja aktuale e Këshillit Drejtues është shumë problematike, aty janë dy persona, njëri prej tyre është Rifat Krasniqi, tjetri është një plagjiator i verifikuar, i dëshmuar, është Selim Bezera, të dy personat në organin më të lartë qeverisës do t’i përcaktojnë fatet e rektorëve, qoftë shkarkime apo ngarkime”, tha ai.

Ai tha se organizata e shoqërisë civile nuk do të lejojë të ndodhin ndërhyrje të tilla, pasi që sipas tij, nuk ka asnjë arsye për shkarkimin e rektorit Sahiti.

“Nëse bazohemi në përformancë nuk ka asnjë arsye për ta shkarkuar rektorin… kur të ndodhë shkarkimi nëse ndodhë atëherë ata duhet të na dëshmojnë me një letër arsyet e shkarkimit”, shtoi Hoxha.

Lidhur me këtë iniciativë kanë reaguar të mërkurën 19 organizata të shoqërisë civile të cilat janë deklaruar se denoncojmë çdo tentativë të shkarkimit të zyrtarëve të institucioneve të arsimit të lartë pa u bazuar në gjetje reale të keqpërdorimeve të mundshme të tyre.

Ndërkohë, Rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti, ka mbajtur konferencë për media ku ka folur për zhvillimet e fundit në UP.

https://teve1.info/lajmet/sahiti-zgjedhja-e-anetareve-te-kd-se-nga-mashti-eshte-bere-me-qellim-qe-te-shkarkohet-menaxhmenti-i-up-se/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Anëtarësimi në NATO mbetet objektiv strategjik

Kurti: Anëtarësimi në NATO mbetet objektiv strategjik

Projektligji për çmimet përplas pushtet-opozitë, Komisioni e miraton në parim

Projektligji për çmimet përplas pushtet-opozitë, Komisioni e miraton në parim

Specialja konfirmon pranimin e rezolutës së Kuvendit të Kosovës

Specialja konfirmon pranimin e rezolutës së Kuvendit të Kosovës

30 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit për tentimvrasje dhe rrëmbim të Vukashinoviqit

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për sulm seksual ndaj vajzës së tij të mitur në Gjakovë

Kurti: Anëtarësimi në NATO mbetet objektiv strategjik

Kurti: Anëtarësimi në NATO mbetet objektiv strategjik

Vance mohon ndërhyrjen amerikane në zgjedhjet hungareze mes kritikave nga BE-ja

Vance mohon ndërhyrjen amerikane në zgjedhjet hungareze mes kritikave nga BE-ja

Rame Lahaj International Opera Festival rikthehet me edicionin e gjashtë

Rame Lahaj International Opera Festival rikthehet me edicionin e gjashtë

Trump pret Rutten në SHBA mes kërcënimeve për largim nga NATO

Trump pret Rutten në SHBA mes kërcënimeve për largim nga NATO

Kreu i Lidhjes Arabe akuzon Izraelin se po përpiqet të minojë çdo marrëveshje për paqen rajonale

Kreu i Lidhjes Arabe akuzon Izraelin se po përpiqet të minojë çdo marrëveshje për paqen rajonale

Projektligji për çmimet përplas pushtet-opozitë, Komisioni e miraton në parim

Projektligji për çmimet përplas pushtet-opozitë, Komisioni e miraton në parim

Emisioni “Ditari” 08.04.2026

Emisioni “Ditari” 08.04.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën