Prokuroria bën të ditur se i dyshuari E.B. dyshohet se kanë qenë në detyrën e policit, dhe pjesëmarrës në kryerjen e masakrës së Staradranës, përcjell teve1.info
“Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri E.B., dyshohet se gjatë viteve 1998 – 1999, ka qenë me detyrë polic në stacionin policor të fshatit Gjurakoc të Komunës së Istogut, si dhe, ka qenë pjesëmarrës në kryerjen e masakrës së Staradranës, ku kanë mbetur të vrarë tetëmbëdhjetë (18) persona. Me këto veprime i pandehuri E.B., dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Krim i Luftës kundër popullatës civile, i sanksionuar me nenin 142 të Ligjit Penal të RSFJ-së”, thuhet në njoftim.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, E.B., është ndaluar në periudhë kohore prej 48 orësh, në pritje të dërgimit tek Gjyqtari i Procedurës Paraprake brenda afatit Ligjor. /Teve1.info/