TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

1 vjet burgim për ish-ministrin Ivan Todosijeviq i akuzuar për nxitje të urrejtjes

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
1 vjet burgim për ish-ministrin Ivan Todosijeviq i akuzuar për nxitje të urrejtjes

Aktgjykimi ndaj të akuzuarit Todosijeviq u shpall të mërkurën, nga kryetarit të trupit gjykues, Musa Konxheli, raporton.

Sipas aktgjykimit, i akuzuar, Todosijeviq u shpall fajtor konform nenit 360 par 2 i Kodit Procedurës RKS rikualifikimin e veprës ashtu që veprimet e të pandehurit i ka cilësuar si nxitje e urrejtje, përçarjes apo mos durmimit racor nga neni 147 par I Kodit Penal.

Kundër këtij aktgjykimi palët e pakënaqura kanë të drejt të ushtrojë ankesë në Gjykatën e Apelit, 15 ditë pas marrjes së aktgjykimet në forme të shkruar.

Ndryshe, mbrojtësi i Ivan Todosijeviq kishte kërkuar përjashtimin e trupit gjykues nga trajtimi i çështjes penale, përjashtimin e kryetares së Gjykatës Themelore në Prishtinë, përjashtimin e u.d  kryetarit të Gjykatës së  Apelit të Kosovës nga vendosja për kërkesën e tyre, si dhe ndërrimin e kompetencës së gjykatës, mirëpo të gjitha këto kërkesa ishin refuzuar.

Kërkesat e lartpërmendura, mbrojtja e Todosijeviqit i kishte paraqitur në seancën e 11 shkurtit, në të cilën pritej të nis rigjykimi ndaj tij.

Ndryshe, Kolegji i Gjykatës Supreme, vitin e kaluar e kishte kthyer në rigjykim këtë rast, ku Todosijeviq ishte dënuar me dy vite burgim nga gjykata e shkallës së parë, vendim të cilin e kishte konfirmuar edhe Gjykata e Apelit.

Njoftimin për këtë e kishte bërë Gjykata Supreme përmes një komunikate për medie.

“Gjykata Supreme ka aprovuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësit të dënuarit I.T., dhe ka anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special PS.nr.20/2019 i datës 05.12.2019, dhe aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës – Departamenti Special, APS.nr.7/2020 i datës 24.06.2021, dhe çështjen e ka kthyer në gjykatën e shkallës së parë, në rigjykim”, thuhej në komunikatë

Ish-ministrit Ivan Todosijeviq i është ngritur aktakuza në korrik të 2019-ës pasi më 2018 kishte quajtur trillim masakrën e Reçakut, ku në janar të vitit 1999 ishin vrarë 45 civilë nga ushtria e shtetit serb.

Ndryshe, Todosejviq ishte dënuar me dy vite burgim nga shkalla e parë më 5 dhjetor 2019, për veprën penale “Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”.

Ky dënim ishte vërtetuar nga Gjykata e Apelit në gusht të këtij vitit të kaluar.

Në vendimin e Gjykatës së Apelit, thuhej se aktgjykimi i shkallës së parë nuk është përfshirë me shkeljet esenciale të dispozitave të procedurës penale dhe se në dispozitivin e aktgjykimit janë përshkuar në tërësi veprimet inkriminuese të cilat formojnë elementet e veprës penale për të cilin ishte shpallur fajtor i akuzuari.

Apeli kishte vlerësuar se aktgjykimi i Themelores është i qartë dhe i kuptueshëm, e se në arsyetim janë dhënë arsye të qarta për faktet vendimtare dhe arsyet në të cilat është bazuar me rastin e zgjidhjes së kësaj çështje juridike, për të cilat arsye edhe kjo gjykatë i aprovon si të drejta dhe ligjore.

Ndryshe, Todosjeviq kishte qenë ministër i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), në Qeverinë e Kosovës, nga radhët e Listës Serbe, e cila ishte në bashkëqeverisje me PDK-në, AAK-në, Nismën Socialdemokrate dhe AKR-në.

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, në prill të vitit 2019, e kishte shkarkuar atë nga kjo pozitë, pas deklaratës që kishte dhënë lidhur me masakrën e Reçakut.

Sipas aktakuzës së ngritur më 28 qershor 2019, i pandehuri në cilësinë e Ministrit të Administratës dhe Pushtetit Lokal, duke keqpërdorur pozitën apo autorizimin e tij, me dashje, ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje, përçarje dhe mosdurim midis grupeve kombëtare, racore dhe etnike që jetojnë në Republikës e Kosovës.

Sipas akuzës, më 24 mars 2019, në rrugën “Kralj Milutin” në Zveçan, në cilësinë e pjesëmarrësit dhe folësit në tubimin qytetar kundër intervenimit të NATO-s, në vitin 1999 në Kosovë, të ashtuquajtur “në kujtim të viktimave të bombardimeve të NATO-s”, shprehet se “Arsyeja për agresionin në shtetin tonë ka qenë e ashtuquajtura katastrofë humanitare në Kosovë e Metohi… Masakra e Reçakut ishte trillim… Janë terroristët shqiptarë që e trilluan gjithë këtë dhe bënë krimet më të mëdha në Kosovë e Metohi… Për këtë, sot e kësaj dite askush nuk ka dhënë përgjegjësi…Kanë bërë krime para agresionit të NATO-s, kanë vrarë shtëpiak të mirë serb dhe policë në vendin e tyre të punës… gjak pirjen e tyre e kanë vazhduar edhe gjatë agresionit edhe pas ardhjes të së ashtuquajturës mision paqësor në Kosovë e Metohi”, veprime këto të cilat mund të prishin rendin publik ose të shkaktojnë pasoja tjera më të rënda  në Republikën e Kosovës. /BetimipërDrejtësi

Tags: Ivan Todosijeviq
ShareTweet

Postime të ngjashme

Qeveria e Kosovës shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të Iranit

Qeveria e Kosovës shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të Iranit

Telekomi: Gjykata Komerciale urdhëroi kthimin e 4.4 milionë eurove që i mori përmbaruesi privat

Qeveria emëron bordin e ri të Telekomit, Shaban Neziri kryesues

Qeveria miraton propozimin për trupat institucionalë drejt integrimit në BE

Qeveria miraton propozimin për trupat institucionalë drejt integrimit në BE

Qeveria miraton marrëveshjen me Shqipërinë për Lojërat Mesdhetare

Qeveria miraton marrëveshjen me Shqipërinë për Lojërat Mesdhetare

Qeveria e Kosovës shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të Iranit

Qeveria e Kosovës shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të Iranit

Telekomi: Gjykata Komerciale urdhëroi kthimin e 4.4 milionë eurove që i mori përmbaruesi privat

Qeveria emëron bordin e ri të Telekomit, Shaban Neziri kryesues

Qeveria miraton propozimin për trupat institucionalë drejt integrimit në BE

Qeveria miraton propozimin për trupat institucionalë drejt integrimit në BE

Qeveria miraton marrëveshjen me Shqipërinë për Lojërat Mesdhetare

Qeveria miraton marrëveshjen me Shqipërinë për Lojërat Mesdhetare

PDK mbledh sot Këshillin Drejtues për të diskutuar zhvillimet politike

PDK mbledh sot Këshillin Drejtues për të diskutuar zhvillimet politike

Arrestohen dy të mitur për tentim vrasje në Drenas

Policia i gjen armë të gjata dhe rreth 400 fishekë brenda shtëpisë, arrestohet i dyshuari në Gjakovë

I jep fund parullës “rroga e vogël, fitimi i madh”, Kurti: Projektligji për Byronë ka trazuar shumëkë

I jep fund parullës “rroga e vogël, fitimi i madh”, Kurti: Projektligji për Byronë ka trazuar shumëkë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën