TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Këshilli Gjyqësor mbështetet nga MCC për transparencë në këtë sistem

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Këshilli Gjyqësor mbështetet nga MCC për transparencë në këtë sistem

Këto dy platforma synojnë të përmirësojë administrimin e drejtësisë në Kosovë dhe transparencën e institucioneve të sundimit të ligjit duke u ofruar qytetarëve të Kosovës qasje online në informatat gjyqësore.

Përmes Platformës së të Dhënave Online ofrohen të dhëna statistikore nga sistemi i informacionit për menaxhimin e çështjeve, si dhe Mekanizmi i përcjelljes së rasteve, ofrimi i informacioneve për rastin dhe veprimet procedurale brenda sistemit gjyqësor.

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Albert Zogaj u shpreh se këto dy platforma do të mundësojnë qasje qytetarëve në lëndët e tyre por edhe do të kthejnë besimin në sistemin gjyqësor.

“Këto dy platforma që po i përurojmë sot definitivisht e lehtësojnë jetën e qytetarit dhe ne besojmë thellë se ka me kontribuua shumë edhe në besueshmërinë e publikut në gjyqësor dhe një prej objektivave të mëdha të Këshillit Gjyqësor është hapja e gjyqësorit dhe komunikimi me qytetarin për çka kemi marr edhe iniciativa tjera”, tha ai.

Ndërsa kryeshefja ekzekutive e MCC-së, Alice Albright, tha se qeverisë kosovare i kanë ofruar mjete për t’iu ofruar qytetarëve më lehtë shërbime.

“Llogaridhënia dhe transparenca është e rëndësishme dhe MCC ka kontribuar në këtë në të gjitha nivelet e qeverisë duke i dhënë qeverisë mjete për t’i dhënë më lehtë shërbime popullit e saj.

Programi zhvilloi dy platforma për të arritur këtë qëllim, platformën e të dhënave të hapura që do tu mundësojë qytetarëve të kërkojnë dhe filtrojnë të dhënat anonime për të gjitha lëndët në sistem gjyqësor përfshirë gjurmimin. Pastaj aspekte tjera si koha mesatare për zgjidhjen e një lënde nga një gjyqtar i caktuar, trendin se sa lëndë ndiqen penalisht për krimet të veçanta. E dyta është mekanizmi për përcjelljen e lëndëve i cili do t’iu mundësojë individëve që kanë lëndë në gjykatë që të kyçen dhe të kenë qasje në informacione të përditësuara për statusin e lëndës se tyre”, tha ajo.

Drejtori i përgjithshëm i Fondacioni të Mileniumit të Kosovës (MFK), Petrit Selimi u shpreh se përmes këtyre dy platformave po rritet transparenca e gjyqësorit në vend.

“T’ia lehtësojmë qytetarit qasjen në rastet e veta dhe t’ia mundësojmë shoqërisë ta kupton se çka po ndodh në gjyqësor. Këtu rrugët na u takuan bashkë me KGJK sepse rritja e transparencës si synim i MFK dhe MÇ po arrihet me dy mjete, por këto janë vetëm dy mjete që menaxhohen nga njerëzit“, theksoi Selimi.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës e nderoi me mirënjohje drejtoreshën e MCC-së, Alice Albright për kontributin e dhënë për ngritjen e transparencës në këtë institucion, ndërsa po ashtu u nënshkrua edhe një memorandum mirëkuptimi.

Drejtoresha e MCC-së, Alice Albright po qëndron në Kosovës me rastin e përmbylljes së projektit Pragu, ndërsa gjatë ditës së djeshme ajo është nderuar edhe me Çelësin e Qytetit nga komuna e Vitisë./KP/

ShareTweet

Postime të ngjashme

BQK dhe CBUAE nënshkruajnë memorandum për forcimin e bashkëpunimit në mbikëqyrje, financa dhe FinTech

BQK dhe CBUAE nënshkruajnë memorandum për forcimin e bashkëpunimit në mbikëqyrje, financa dhe FinTech

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohet në Gjakovë një i dyshuar për përfshirje në vjedhje në shtatë raste

Partitë presin interpretim të ri për konstituimin e Kuvendit

Kushtetuesja rrëzon vendimin e Supremes për Koordinatorin Kombëtar

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohen katër persona të dyshuar ‘vjedhje e rëndë në tentativë’ në Vushtrri

Sulmet izraelite vrasin dy persona në Rripin e Gazës, pavarësisht një armëpushimi në fuqi

Sulmet izraelite vrasin dy persona në Rripin e Gazës, pavarësisht një armëpushimi në fuqi

Irani kërcënon se vendet evropiane do “të humbasin gjithçka” në rast të rivendosjes së sanksioneve

Irani thotë se marrëveshja me SHBA-në kushtëzohet nga tërheqja izraelite nga Libani

Trump padit BBC-në për 10 miliardë dollarë, BBC premton të mbrohet nga akuzat

Trump thotë se Irani “tani ka një lidership racional”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën