Këtë deklaratë ajo e ka dhënë në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku ka prezantuar raportin gjashtëmujor të Sekretarit të OKB-së, Antonio Guterres, për situatën në Kosovë.
“Nga pranvera e kaluar, kemi vërejtur disa përshkallëzime në retorikën politike si dhe disa momente të tensionit akut në terren. Këto rrezikuan të zmbrapsnin shumë nga rezultatet e arritura më parë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka thënë ajo.
Ziadeh më tej ka thënë se ndërhyrjet e përfaqësuesve diplomatikë kanë ndikuar në qetësimin e situatës. Megjithatë, sipas saj, situata mbetet fragjile.
“Ka shumë zgjedhje që duhen bërë nga liderët politikë në ditët në vijim se si të menaxhojnë ambiciet dhe objektivat e tyre duke pasur parasysh konturat e pasigurisë më të gjerë ekonomike dhe të sigurisë në këtë kohë. Zgjedhjet mes bashkëpunimit apo ndarjes, mes kërcënimeve apo veprimeve të vullnetit të mirë, në mes të kompromiseve apo kalkulimeve për përfitim të njëanshëm”, ka deklaruar ajo.
Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh ka lavdëruar Qeverinë e Kosovës për punën rreth sundimit të ligjit, ndërsa ka thënë se Bashkimi Evropian tash duhet të marrin përgjegjësinë për liberalizim të vizave. /teve1.info/