Escobar fillimisht do të takohet me presidenten, Vjosa Osmani. Këtë e ka konfirmuar gjatë ditës Zyra e Presidentes.
“Në orën 08:45, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, njëherësh të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar”, thuhet në njoftim.
Ndërsa sipas burimeve të teve1.info, Escobar pas takimit me presidenten Osmani do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti, ndërsa nga ora 13:30 do të takohet edhe me liderët opozitarë.