Në këtë Këshill do të shqyrtohet raporti periodik i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, për Kosovën.
Siç është bërë e ditur në një komunikatë për media, kryediplomatja Gërvalla do t’i paraqes të arriturat e Kosovës, sfidat me të cilat përballet, sukseset në fushën e ekonomisë dhe sundimit të ligjit, reformat në fusha të ndryshme si dhe perspektivën e vendit.
Bëhet e ditur se kjo seancë do të fillojë nga ora 15:00 (21:00 sipas orës lokale në Kosovë). /Teve1.info/