TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Një ditë e gazetareve ukrainase në Kosovë

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Një ditë e gazetareve ukrainase në Kosovë

Artikullin po e shkruan në Kosovë.

Por, përmbajtja e tij është për luftën në vendin e saj.

Është kjo Viktora Kaidesh, gazetare ne Ukrainë, që për disa muaj po qëndron në Kosovë.
Kaidesh u largua nga territori i Ukrainës, pasi jeta e saj ishte në rrezik nga rusët.

Shkak për këtë, u bë profesioni.

“Secili gazetarë në Ukrainë është kthyer në gazetarë të luftës. Rusët para se ta pushtojnë një qytet, e kanë një listë me emrat e gazetarëve të cilët duhet vrarë në mënyrë që sa më pak të shpërndahet informacionet. Secili nga kolegët tanë është në rrezik për jetën”, thotë gazetarja Kaidesh.

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, janë vrarë dhjetëra gazetarë.

Por, ani pse vet tani është e sigurte, gazetarja nga Luhansk ka frikë për familjen e saj që ndodhet në Ukrainë.

Madje bashkëshorti i Kaidesh i është bashkuar forcave të Ukrainës, për ta çliruar vendin.

“Çdo mëngjes e kontrolloj telefonin tim, në mënyrë që të shoh shenja nëse burri im është ende gjallë. Ai nuk ka kohë të më shkruaj tekste, mjafton ta shoh një plus që ma ka dërguar për ta kuptuar qëështë gjallë”, thotë ajo.

E bashkë me Kaidesh, në Kosovë po qëndron edhe gazetarja tjetër ukrainase, Katerina Bielobrova.

Kjo thotë se gjatë qëndrimit këtu, mësoi edhe për luftën në Kosovë.

“Lufta që po ndodh në Ukrainë, ka shumë dallime me luftën që ndodhi në Kosovë. Kjo pasi që Ukraina e ka mbështetjen e gjysmës së botës. Kosova nuk e kishte këtë mbështetje në kohën e luftës”, shprehet Bielobrova

Ajo thotë se nuk kishte shumë informacione për Kosovën para se të vinte këtu.

Por ajo çfarë pa tek kosovarët e ka habitur dhe shpreson që një ditë Ukraina ta njoh Kosovën.

“Kosova është shumë moderne. Ka një mix kulturash shumë interesante. Shembull, myslimanët dhe ortodoksët jetojnë në një vend dhe nuk ka konflikte mes tyre.Unë besoj që de fakto pavarësia e Kosovës është njohur nga Ukraina, por tani nuk kemi kohë për këtë pjesë, besoj që pas përfundimit të luftës do të zgjidhet kjo çështje”, thotë ajo.

Gazetarët ukrainas po qëndrojnë në Kosovë pas vendimit të ekzekutivit të vendit për ndarjen e mjeteve buxhetore për strehimin e tyre.

Për këtë, ukrainasit duket se janë shumë mirënjohës.

Kronika e realizuar nga Fidan Zejnullahu

Tags: gazetaret ukrainas ne Kosove
ShareTweet

Postime të ngjashme

Inspektorati ndërpreu punën në 34 vendpunishte

Ndalohen punimet në 17 vendpunishte

Ministrja Hajdari tregon nëse Kosova do të preket nga mungesa e furnizimit me derivate

Nafta dhe benzina më shtrenjtë se dje

Kulla: Mund të ketë reduktime të ushtarëve amerikanë në KFOR, Bondsteel s’do të largohet

Kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s: Nuk ka plan për reduktim të trupave në Kosovë

Nga kriza në krizë, Kosova sërish shkon në zgjedhje

Nga kriza në krizë, Kosova sërish shkon në zgjedhje

Inspektorati ndërpreu punën në 34 vendpunishte

Ndalohen punimet në 17 vendpunishte

Ministrja Hajdari tregon nëse Kosova do të preket nga mungesa e furnizimit me derivate

Nafta dhe benzina më shtrenjtë se dje

Meksika vendos 130 mijë trupa pas arrestimit të udhëheqësit të kartelit dhe strategut të tij financiar

Meksika vendos 130 mijë trupa pas arrestimit të udhëheqësit të kartelit dhe strategut të tij financiar

Kulla: Mund të ketë reduktime të ushtarëve amerikanë në KFOR, Bondsteel s’do të largohet

Kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s: Nuk ka plan për reduktim të trupave në Kosovë

Nga kriza në krizë, Kosova sërish shkon në zgjedhje

Nga kriza në krizë, Kosova sërish shkon në zgjedhje

Tjetër përballje e madhe në Champions, Arsenali sfidon Atletico-n

Tjetër përballje e madhe në Champions, Arsenali sfidon Atletico-n

Mot i vranët dhe intervale me diell të enjten

Mot me diell dhe vranësira

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën