Sipas Zemajt, ky raport i këtij viti është shqetësues për fushën e shëndetësisë, shkruan teve1.info
“Është shqetësues Raporti i Progresit për sektorin e Shëndetësisë i publikuar së fundi. Ishte një çështje të cilat opozita me shumë arsye gjatë gjithë kësaj kohe i ngriti, por të cilat pothuajse të gjitha hasën në vesh të shurdhër dhe ky Raport i Progresit evidenton një gjendje të cilësisë së keqe të shërbimeve, pa asnjë veprim për sigurimet shëndetësore dhe për sistemin informativ shëndetësor”, tha ai në seancën që po mbahet në Kuvend.
Për këtë, ai fajësoi edhe Qeverinë Kurti, teksa përmendi edhe dorëheqjen e ish-minstrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi.
“Kjo gjendje rëndohet edhe më shumë në këtë vitin e dështimit, këta 18 muaj të dështimit edhe me atë që e pamë së fundi me dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë. Ministri i dytë nga tre ministra të emëruar në këtë qeveri, nga Qeveria Kurti e vetëemëruar si ministër i Shëndetësisë, dhe çka është ma skandalozja një ministër që me gojën tij thuhet që është luftuar nga brenda ose nga ata vetë që e kanë emëruar”, shtoi ai.
Në fund të fjalës së tij, Zemaj kërkoi llogari për gjendjen në këtë sektor. /Teve1.info/